LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Na sulmuan se thamë të vërtetën”/ Andi Përmeti tregon “plagën” e PD

19 Korrik 2021, 09:28, Politikë CNA
“Na sulmuan se thamë të vërtetën”/ Andi

Ish-deputeti Andi Përmeti ka komentuar reagimet e fundit, të shumë anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët shprehën zhgënjimet në lidhje me Kuvendin Kombëtar, të mbajtur dy ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Andi Përmeti shkruan se shumë nga këta që sot shprehen të revoltuar, ?sot po evidentojne te njejtat probleme qe ne kemi evidentuar prej vitit 2017.?.

?Nuk eshte turp te kuptosh me vonese, turp eshte te mos kuptosh asnjehere.

Keto 3 dite, shume te njohur, anetar, drejtues, kandidate per deputet te Partise Demokratike jane shprehur te revoltuar, te acaruar, te zhgenjyer, te prekur ne dinjitet me farsen zgjedhore te para dhe gjate Kongresit te Partise Demokratike. Shumekush nga keta te rinj ose jo, sot po evidentojne te njejtat probleme qe ne kemi evidentuar prej vitit 2017.

Sot po reagojne, po flasin, po thone disa te verteta te cilat kur i thoshin ne, pikerisht keta na sulmonin publikisht si tradhetar, sikur nuk e donim opoziten, vetem sepse ne kemi thene pikerisht ate qe sot po thone ata.?-shkruan Andi Përmeti.

Më tej, ai thekson se pavarësisht vonesës ka një lajm pozitiv që sipas tij, është fakti që më në fund është kuptuar kush është ?plaga? e opozitës.

?Gjithsesi ketu jemi para nje lajmi pozitiv pavarsisht voneses ne te kuptuar rendesi ka qe e kane kuptuar te keqen e opozites dhe se si zgjidhet ajo. Mos u merzisni miq sot do jeni tradhetar pikerisht sic ju na akuzuat dje, por ngushellohuni se ka edhe me keq se ju, jane ate te cilet akoma se kane kuptuar, jane ate qe sot jane pikerisht sic ishit ju dje.

P.S. Me ne nenkuptoj kedo demokrat, opozitar i cili prej 2017 eshte sulmuar, anatemuar pikerisht sepse ka thene se kush eshte e keqja e PD dhe sesi korrigjohet ajo.?-përfundon postimin e tij Andi Përmeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga