Connect with Us

“Kuvendi nuk solli asgjë të re”/ Bozdo: Largimi Nishanit dhe Harxhit cënon rëndë imazhin e PD-së

Politikë

“Kuvendi nuk solli asgjë të re”/ Bozdo: Largimi Nishanit dhe Harxhit cënon rëndë imazhin e PD-së

Publikuar

-

“Meqenëse më përmendi emrin”/ Bozdo i përgjigjet Ramës për naftëtarët

Ish-koordinator i Partisë Demokratike, Enno Bozdo thotë se Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re.

Në një intervistë në Report Tv Bozdo, tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar.

Sipas Bozdos duhet që kreu i PD, Lulzim Basha dhe vetë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim.

‘Kuvendi trajtoi çështjet e manipulimit dhe tjetërsimit të votës së shqiptarëve. Ku kongres nuk solli asgjë të re, ky kongres me debatin apo me bisedimin tonë të brendshëm ka rritur presionin mbi PD se ky debat vërtet nuk u mbajt në sallën e Kuvendit, por duhet iniciuar sa më parë. PD nuk duhet të reshtë së provuari duke mbledhur prova për të treguar manipulimin e zgjedhjeve dhe tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve. Kjo ishte pjesa e parë, që unë besoj se u shterua. Kam kërkuar që Kuvendi të mos ndalej këtu, me të thënë këtë kemi thënë gjysmën e së vertetës. Gjysma tjetër është të kthehemi drejt vetes, çfarë kemi bërë mirë dhe ku kemi gabuar. A ishte strategjia e duhur? Ekipi, a ishte më i mirë? Ajo që më shqetëson është fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë një forcë politike qëndron 12 vite në opozitë. Ka shumë zëra që mendojnë se ne duhet të shohim rolin tonë në shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare meriton dhe pret shumë më tepër nga PD. A jemi ne të aftë të ndërtojmë një ekipi fitues? E dinim se Rama do t’i vidhte zgjedhjet! Jam i sigurt që ky transformim i votës do të bëhet edhe në zgjedhje të tjera. Çfarë do të bëjë PD? Kjo më shqetëson dhe i kërkova Bashës të paktën në fjalimin e tij të hapnin këtë lloj debati.’– tha Bozdo.

LEXO EDHE:  Basha: Një e katërta e kandidatëve te dyshes Rama-Meta janë me shkollë e burgut e diploma fallco

Bozdo thotë se largimi i ish-presidentit Bujar Nishani si dhe ish-kryetares së PD-së Edith Harxhi, dëmton imazhin e PD-së dhe tkurr partinë, në kulmin e debatit se si të kthehen në shumicë.

‘Largimi i Nishanit dhe Harxhit ndoshta dhe disa figurave të tjera që flasin shumë dhe tregojnë shumë nuk dëmton këta njerëz por dëmton imazhin e PD. nuk më pëlqen imazhi i një partie që tkurret. Në kulmin e debatit ku të kthehemi si shumicë ne marrim hapa pas.’- tha Bozdo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Foto- I ulur këmba mbi këmbën e me kapuç në kokë/ Basha shfaqet i vetmuar dhe i dërmuar

LEXO EDHE:  Basha “deliron” nga Vlora/ Ja cilësitë që më bëjnë një kryeministër të mirë

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Pse u çmendën të gjithë njëherësh”/ Rama ironizon Bashën: Ti s’ po ndalon dot aleaten tënde

LEXO EDHE:  Basha: Një e katërta e kandidatëve te dyshes Rama-Meta janë me shkollë e burgut e diploma fallco

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Basha: Një e katërta e kandidatëve te dyshes Rama-Meta janë me shkollë e burgut e diploma fallco

LEXO EDHE:  Jo trajtim special për politikanët/ Basha sqaron propozimin për Vettingun në politikë

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE