LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katastrofa në Gjermani/ Ambasadori Zingraf bën thirrjen urgjente

19 Korrik 2021, 13:40, Aktualitet CNA
Katastrofa në Gjermani/ Ambasadori Zingraf bën thirrjen urgjente

Gjermania po përballet me një situatë shumë të vështirë për shkak të përmbytjeve. Deri më tani raportohet se 163 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 749 persona kanë mbetur të lënduar nga përmbytjet në Gjermaninë Perëndimore.

Ambasadori Zingraf ka reaguar duke shprehur falenderimet për solidaritetin e treguar si dhe ka bërë thirrjen urgjente për mbrojtje intensive të klimës dhe peisazhit natyror, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen këto ngjarje vdekjeprurëse.

?Shkatërrimi i shkaktuar nga katastrofa e përmbytjes në Gjermani na tronditi të gjithëve. Ambasadori Zingraf dhe i gjithë stafi i ambasadës dëshiron të falënderojë për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe solidaritetit që na kanë mbërritu nga të gjitha anët këtu në Shqipëri, nga institucionet dhe qytetarët/et!

Kohët e fundit në 2002, 2005 dhe 2013 ka patur përmbytje me shkatërrime të rënda si dhe viktima në Gjermani dhe vendet fqinje. Por numri i viktimave në katastrofën aktuale ishte shumë herë më i lartë. Rindërtimi do të zgjasë me vite dhe humbjet e jetëve të njerëzve janë të parikuperueshme.

Fatkeqësia na kujton ne në Gjermani dhe në gjithë Evropën se mbrojtja intensive e klimës dhe peizazhit natyror është urgjente nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla vdekjeprurëse ose të paktën t’i zbusim ato.

Falënderojmë miqtë shqiptarë për shenjën e tyre të solidaritetit! ??????, shkruhet në postimin e ambasadës gjermane në Tiranë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga