Connect with Us

Ish-Drejtori i Policisë, i akuzuar për trafik droge/ Klodiana Lala zbardh lëvizjen e Jaeld Çelës

Kronika

Ish-Drejtori i Policisë, i akuzuar për trafik droge/ Klodiana Lala zbardh lëvizjen e Jaeld Çelës

Publikuar

-

Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka kërkuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit.

Lajmi është bërë i ditur për BW nga gazetarja Klodiana Lala.

Po ashtu ai ka kërkuar nga GJKKO-ja zbutjen e masës së sigurisë, ndërsa ndodhet në burg.

Sipas ligjit, thotë Çela, ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

LEXO EDHE:  SPAK nuk i ndahet Fatmir Mediut/ Klodiana Lala zbardh lëvizjet e fundit të drejtësisë

Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar. Kujtojmë se Jaeld Çela është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau ish-gruan/ Meta: E gjeta Sabrinën duke folur me të dashurin

Publikuar

-

Nga

Elton Meta ka shkruar një letër nga ambientet e paraburgimit, ku rrëfen vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj.

Metaj pretendon se ditën e vrasjes kur ka shkuar në shtëpinë e Sabrinës, e ka gjetur ish-gruan duke folur me një person tjetër në “Skype”. Ai shkruan se ndihet fajtor për aktin e vrasjes, por që rrethanat në të cilat e ka kryer krimin duhen shpjeguar.

“Ish-bashkëshortja më tha që babi ka marrë vesh dhe do të të zhdukë dhe me mua nuk do takohesh sepse unë kam një të dashur tjetër. Të cilin e kam pasur që kur ishim të martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe të q** robt ty dhe familjes tënde.

Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti pasi kishim lënë të ribashkoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj ish-vjehrri më shkruan dhe në messenger duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje në tij duke më thënë hajde do të zhduk.

Ndërkohë duke parë kushtet e një gjendje emocionale të rënduar kam shkuar te vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova te shtëpia e ish-vjehrrit.



LEXO EDHE:  Trafiku i drogës/ Në hetim edhe 8 shefa të tjerë të policisë

LEXO EDHE:  Atentati në Elbasan/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Viktima i përfshirë në trafikun e drogërave të forta

Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin dhe në momentin që më pa mbylla telefonin dhe ndërkohë vjen edhe kunata e cila filloi të qeshte. Pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë ajo më kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë në atë moment s’kisha asnjë dëshirë për ta ekzekutuar sepse konfliktin e kisha me babain, i cili është shkaktar i kësaj tragjedie.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Policia ka gisht në vrasjen e 23-vjeçares”/ Thellohet më tej tragjedia në Fier

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 23- vjeçares Sabrina Bengaj në Fier, nga ish-bashkëshorti Elton Meta, tronditi mbarë opinionin publik.

Ditën e sotme CNA.al ka zbardhur letrat e shkruara prej ish-bashkëshortit Elton Meta.

Meta shkruan se ai është kërcënuar nga ish-vjehrri i tij dhe ka shkuar disa herë në Komisariat, por nuk ka mundur dot të bëjë kallëzim penal, pasi instancat nuk i janë përgjigjur.

Jam liruar nga spitali i Zaharisë në datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër më datë 27 kam takuar ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj.Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që e merrja dhe e çoja çdo ditë në punë, por ish-bashkëshortja gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos i merrte vesh që i kishim rregulluar marrëdhëniet. Siç e theksova, mamaja, vëllai dhe kunati i saj ishin në dijeni.



LEXO EDHE:  Atentat mafioz/ Qëllohet i dënuari për trafik droge

LEXO EDHE:  SPAK nuk i ndahet Fatmir Mediut/ Klodiana Lala zbardh lëvizjet e fundit të drejtësisë

Jam larguar në Greqi, ku kam ndjenjur për dy javë. Gjërat kishin ndryshuar. Merrja mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-vjehrri, i cili më ka kërcënuar për jetën. Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Fillova t’i merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z. Tomin Vocaj, ku i kam kërkuar ndihmë.

Tomin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë së Fierit, dhe më tha t’i kërkoj ndihmë. Shkova, por te dera nuk më lejuan, pasi më thanë që nuk është në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim, por më thanë që nuk kishin kohë. Ish-vjehrri vazhdonte të më kërcënonte, shkova përsëri në Komisariat pasi fola me avokatin, por nuk më pritën”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Jemi takuar me Sabrinën, pimë kafe”/ Elton Meta zbulon çfarë biseduan para vrasjes

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Vrasja e 23- vjeçares Sabrina Bengaj në Fier, nga ish-bashkëshorti Elton Meta, tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja e rëndë shkaktoi protesta të gjera në Tiranë dhe në Fier.

CNA.al ka zbardhur letrat e shkruara prej ish-bashkëshortit Elton Meta, të shkruara nga burgu.

Meta shkruan se sapo është liruar nga spitali i Zaharisë, është takuar me ish-bashkëshorten dhe familjarë të saj.

Më tej ai thotë se takimet me të kanë vazhduar, derisa ai është kërcënuar nga ish-vjehrri i tij ku ka kërkuar edhe ndihmë.

“Jam liruar nga spitali i Zaharisë në datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër më datë 27 kam takuar ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj. Edhe në ditët në vazhdim jam takuar me ish-bashkëshorten në lokalet e Fierit, kemi pirë kafe dhe kemi folur pa asnjë problem. Në datën 1 dhe  2 gusht, ish-bashkëshortja ka marrë leje nga puna dhe kemi shkuar në hotel tek “Vila Boçi”, ku për dy orë kemi ndenjur bashkë dhe kemi kryer marrëdhënie seksuale. Rreth orës 13:00 kemi dalë nga vila dhe e kam shoqëruar te shtëpia.

Ai thotë se takimet mes tyre kanë qenë të përditshme dhe fshehtas babait të 23-vjeçares.

Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që e merrja dhe e çoja çdo ditë në punë, por bashkëshortja gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos i merrte vesh që i kishim rregulluar marrëdhëniet. Siç e theksova, mamaja, vëllai dhe kunati i saj ishin në dijeni. Jam larguar në Greqi, ku kam ndjenjur për dy javë. Gjërat kishin ndryshuar.



LEXO EDHE:  Atentati ndaj gazetares/ BE bën thirrje për ndëshkimin e autorëve

LEXO EDHE:  Atentati në Elbasan/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Viktima i përfshirë në trafikun e drogërave të forta

Merrja mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-vjehrri, i cili më ka kërcënuar për jetën. Fillova t’i merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z. Tomin Vocaj, ku i kam kërkuar ndihmë. Z. Tomin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë së Fierit, dhe më tha t’i kërkoj ndihmë. Shkova, por te dera nuk më lejuan, pasi më thanë që nuk është në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim, por më thanë që nuk kishin kohë. Ish-vjehrri vazhdonte të më kërcënonte, shkova përsëri në Komisariat pasi fola me avokatin, por nuk më pritën”, shkruan ai.

Kujtojmë se ky i fundit qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten, në shtëpinë e saj, në sy të prindërve./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE