LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gripi i Shpendëve/ Shkodër, konfirmohet rasti i parë

19 Korrik 2021, 11:09, Aktualitet CNA
Gripi i Shpendëve/ Shkodër, konfirmohet rasti i parë

Në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me grip shpendësh. Në fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave shërbimi veterinar ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Kryeveterineri Mark Preçi, thotë se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sugurtë ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësise së transmetimit te infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet.

Çdo fermer i cili shet shpendë duhet te jetë i pajisur me 2 certifikata,  të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qëllim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën.

Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet vetëm përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë./CNA.al

Lajmet e fundit nga