Connect with Us

Greqia e kërkon ushtar, Skënderbeu në hall për kapitenin Meksi

Sport

Greqia e kërkon ushtar, Skënderbeu në hall për kapitenin Meksi

Publikuar

-

Skënderbeu dhe Jorgo Meksi vijojnë të jenë në distancë mes tyre. Pasi filluan përgatitjet dhe nuk u pa kapiteni të bashkohej me ekipin, çka solli edhe irritimin e vetë trajnerit bardhekuq, Migen Memelli, duket se situata ka marrë një tjetër rrugë. “Panorama Sport” shkruan se nuk është çështja e largimit ajo që po e mban kapitenin larg Korçës, as mosarritja e një akordi paraprak me presidentin Takaj për zgjidhjen e kontratës, por shërbimi i detyrueshëm ushtarak për futbollistin bardhekuq.

Siç dihet, Meksi veç pasaportës shqiptare, ka edhe atë greke dhe në bazë të ligjeve të shtetit helen, çdo person i pajisur me pasaportë greke, me mbushjen e moshës është i detyruar të kryejë shërbimin ushtarak. Kjo ka ndodhur edhe me Meksin. I kontaktuar nga gazeta, mbrojtësi i Skënderbeut nuk ka dashur të japë detaje, ndërsa ka thënë se është duke u marrë me disa probleme personale të rëndësishme që duhet t’i zgjidhë, ndërsa nga ana tjetër, burime të konfirmuara pranë kapitenit të Skënderbeut, treguan për gazetën se i gjithë ngërçi qëndron te shërbimi ushtarak.

LEXO EDHE:  Trajneri Shkëmbi e tregon hapur: Këto ekipe më kanë kontaktuar!

Meksi, nga sa raportojnë burimet, e ka shtyrë edhe herë të tjera zhvillimin e ushtrisë në Greqi, ndërsa këtë herë situata është pak më e komplikuar, pasi kanë kaluar kohë që lojtari dukej ta kishte ezauruar një gjë të tillë. Gjithsesi, kapiteni bardhekuq po mundohet që të mbyllë sërish dokumentacionin e nevojshëm për të shmangur ushtrinë në Greqi e më pas të bashkohet me ekipin në Korçë, atje ku Skënderbeu prej një jave tashmë ka filluar fazën përgatitore. Më herët korçarët janë përballur me një situatë të ngjashme me iranianin Reza Karimi, i cili pavarësisht cilësive, u la i lirë nga Skënderbeu pikërisht për këtë arsye: kryerjen e shërbimit ushtarak në vendin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Rey Manaj dhe Morata fotografohen bashkë pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Alvaro Morata duket se është i lidhur ngushtë me shqiptarët. Sulmuesi spanjoll nuk e ka fshehur asnjëherë raportin tejet miqësor që ndan me Vrionin, të cilit i ka dedikuar edhe gola me fanellën e Juventusit. Por lojtari i huazuar në Austri nuk është i vetmi shqiptar që ka një miqësi me Moratan.

Futbollisti i Juventusit ka treguar marrëdhënien shoqërore që ndan me Rei Manajn. Të dy lojtarët ishin kundërshtarë në fushën e lojës ditën e sotme, teksa bardhezinjtë luanin kundër Specias. Megjithatë pas 90 minutave “rivaliteti” i ka lënë vendin miqësisë.

LEXO EDHE:  Rama organizim në Lezhë për “Vitin e Skënderbeut”/ Memoriali i heroit kombëtar lë për të dëshiruar

LEXO EDHE:  Rama organizim në Lezhë për "Vitin e Skënderbeut"/ Memoriali i heroit kombëtar lë për të dëshiruar



Të dy sulmuesit kanë bërë një fotografi së bashku, të cilën Alvaro Morata nuk ka ngurruar ta shpërndajë në rrjetet sociale. Në një “story” të postuar në “Instagram”-in e tij, spanjolli ndan foton me Manajn, të cilin e quan vëlla.

LEXO TE PLOTE

Sport

Erdhi me bujë në merkato, ja pse Memelli nuk po e aktivizon ende mesfushorin brazilian

Publikuar

-

Nga

Mesfushori brazilian, Bruno Riter, iu bashkua Skënderbeut në fundin e merkatos. Afrimi i tij ka shtuar cilësinë në skuadër, por trajneri Migen Memelli duhet të presë edhe pak për ta pasur 100% në dispozicion lojtarin.



Riter nuk është ende në formën e duhur për t’u grumbulluar në ndeshjet e kampionatit. Gjithsesi, ai tashmë po ambientohet me skuadrën dhe qytetin. Mesfushori i qendrës shihet si një futbollist që mund të bëjë diferencën në pozicionin e tij.

LEXO TE PLOTE

Sport

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë me Lyonin

Publikuar

-

Nga

Xherdan Shaqiri është ambientuar mjaft mirë te skuadra e Lionit duke fituar dhe vendin e titullarit. Por sulmuesi shqiptar është bërë protagonist mbrëmjen e sotme duke shënuar në fitoren 3-1 të Lionit në sfidën ndaj Trojes.

Shaqiri barazoi shifrat në minutën e 48-të duke realizuar një gol mjaft të bukur. Pas një pasimi të Guimares, sulmuesi nga Gjilani gjeti cepin e portës me një goditje të saktë me të majtën.

LEXO EDHE:  Ironia e Aleksander Meksit: Mos dil nga burgu pa ber gati librin

LEXO EDHE:  Meta feston me Tiranën kampione/ Erion Braçe: Kudo gjithmonë, me skedinat fituese



Ky gol i hapi rrugën e fitores Lionit e cila përmbysi rezultatin e pjesës së parë me golat e Emerson dhe Paketës. Ky është dhe goli i parë i Xherdan Shaqirit me fanellën e Lionit duke gjetur rrjetën pas vetëm 4 ndeshjesh.

LEXO TE PLOTE