Connect with Us

Fuga: PD braktisi intelektualët, po shkon drejt autoritarizmit!

Politikë

Fuga: PD braktisi intelektualët, po shkon drejt autoritarizmit!

Publikuar

-

Akademiku Artan Fuga ka analizuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur kryesisht te mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Fuga nuk kurse kritikat ndaj PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha teksa tha se vendimet ishin marrë që përpara se të mblidhej Këshilli, ishin propozimet e kryetarit të partisë, që ishin votuar paraprakisht dhe pastaj diskutimet nuk mund të shkonin te çështje apo te mekanizma që prodhonin vendime të tjera.

“Në historinë e Kongresve politike në Shqipëri, ndoshta të 70-80 viteve të fundit, është apo ka qenë pak e pranishme që në një kongres masiv të debatohen çështje të mëdha të një partie. Lidershipi i partive politike, siç ishte dhe këtë radhë lidershipi i PD, evitoi që në kongres të hapte debate, çështje, diskutime, të cilat të krijonin një lloj tensioni apo të thellohej në atë përfaqësi që ishte goxha e gjerë. Pra, unë nuk mendoj që kongresi ishte një instrument për t’u përballur me të vërtetën. të gjithë ata që kanë pritur që në një kongres të tillë mund të planifikohej një gjë e tillë, mendoj se kanë pasur një pritshmëri më të lartë se realiteti. E vërteta është se vendimet politike në kongres ishin marrë më parë, ishin propozimet e kryetarit të partisë, që u votuan paraprakisht dhe pastaj diskutimet nuk mund të shkonin te çështje apo të ishin mekanizma që prodhonin vendime të tjera, sepse vendimet ishin marrë. Vendimet në Shqipëri nuk merren në forma referendare, nuk merren nëpër kongrese, madje as në këshilla kombëtar, por merren në rrethe shumë të ngushta, nga 4-5 duar”, tha Fuga në një lidhje me “Skype” për rubrikën “Opinion”, në News24,

Pyetje: Në çfarë situate e gjeti ky Kongres Partinë Demokratike?

Fuga: PD nuk doli fituese në zgjedhje, siç ishte përgatitur e kishte premtuar, por kjo dihet nuk është ky problemi, pasi PD ka një problem me elektoratin e saj, i cili priste që forca e tij politike të vinte në pushtet. Duhet të dimë që PD është e përjashtuar pothuajse tërësisht nga përfaqësimi në pushtetin lokal. Dihet që PD ka një akses të kufizuar te partnerët ndërkombëtarë strategjikë të Shqipërisë dhe nuk ka një besueshmëri reale, faktike, siç do ta donte. Ka një problem lidhur me lidershipin e saj, sepse brenda lidershipit ka zëra divergjentë, por që nuk përbëjnë lëvizje, por përbëjnë një lloj kakofonie. PD është në një situatë ku nuk po mundet të prodhojë një alternativë qeverisje, një alternativë për Shqipërinë, dhe ndodhet në një far izolimi social, që është një gjë që e them me trishtim, jo për faktin që unë kam qenë herë pas here votues i PD, e them hapur, pasi unë votoj aty ku mendoj se është interesi për Shqipërinë, këtë radhë isha përkrahës i ardhjes në pushtet të opozitës, gjë që nuk ndodhi, por unë e them sepse në një shoqëri të vërtetë që duhet të zhvillohen, opozita duhet të jetë e fortë. Edhe po ta merrte PD pushtetin, do kisha interesin e madh që PS të ishte e rinovuar, e fuqishme.

Partitë që janë në parlament, që janë PD e PS, janë të privilegjuara në krahasim me partitë joparlamentare. Mjafton të kesh një përfaqësues në parlament dhe një parti ka privilegje në krahasim me tjerët. Pra, këto parti janë në privilegje të jashtëzakonshme. Nga kjo pikëpamje, PD kryen një disfuksion. Pra, nga njëra anë kryen një funksion, por kryen dhe një disfuksion. PD, në këtë gjendje që është, kryen disfuksion, ka një lloj tradhtie ndaj intelektualëve, ka një lloj braktisje të intelektualëve, sepse mendja shqiptare prodhon alternativa. Këto alternativa, intelektualët, artistët, i prodhojnë, por kanë nevojë që këto të kanalizohen në një përmbajtje politike, dhe kur përmbajtja politike nuk i shpreh, ka një tradhti, një braktisje të tyre. Nuk flas për PS, që i ka tradhtuar totalisht këto çështje, por flas për opozitën, se duhet të ishte shpresa, transformuesja e këtyre ideve, për t’i bërë të aksesueshme, por që nuk e bëri. Nga kjo pikëpamje, prodhoi disfuksione.

Unë them që intelektualët shqiptarë janë braktisur nga opozita, sigurisht janë braktisur dhe nga pushteti. Intelektuali e sjell vlerën e vet në shoqëri me kritika. Nuk është puna ta marrësh intelektualin dhe ta bësh politikan, shpresa është se intelektuali prodhon alternativa, ndërsa partitë i shprehin ato në një vullnet për ndryshim. Kjo nuk u bë, përfshi dhe e drejta ime. Shoqëria civile ka të drejtën e fjalës së lirë dhe të kritikojë gjithçka. Nuk është opozita politike e vetmja opozitë në Shqipëri, ka opozitë intelektuale dhe opozita të tjera. Opozita politike nuk mund të mbajë monopolin e opozitës, jo vetëm ato kanë të drejtë të shprehin vullnetin qytetar.

Me vendimet që mori PD, anoi edhe më shumë drejt një autoritarizmi të brendshëm. Mua më ka bërë të jem i ndjeshëm fakti që edhe kryetarët lokalë të PD zgjidhen sipas parimit një njeri, një votë, por që ju largohen pasi zgjidhen, masave të intelektualëve. Më ka bërë përshtypje fakti që Këshilli Kombëtar ndahet në departamente, që quhen ndihmëse të kryetarit. Këshilli Kombëtar duhet të jetë më i madhi vendimmarrës, por tani quhet si këshillues. Kjo është e trishtueshme dhe shkon në drejtimin e kundërt të asaj që pritej. E treta që më bëri shumë përshtypje është ruajtja e rolit dominues të kryetarit të partisë për të caktuar kryetarët për kryetarë të bashkive.

Pra, nëse militantët e PD në Përmet do të nxjerrin një kandidat për kryetar bashkie, do duhet ta aprovojë qendra që të zgjidhet. Këtu kemi një “luftë”, një lojë, një aleancë, mes dy autoritarizmave, që edhe mbështesin njëri-tjetrin, edhe rivalizojnë njëri-tjetrin. Nëse nesër do ketë zgjedhje lokale, nuk përjashtohet që opozita do të marrë disa pushtete dhe qeveria do të jetë e kënaqur, por problemi është se nuk do të sjellë asnjë ndryshim në ushtrimin e pushtetit lokal, sepse është e brumosur me po atë autoritarizëm. Jam shumë dakord me analizën që bëri Mark Marku, që doli me sukses në Qarkun e Lezhës, kur tha se partitë, duke përfshirë dhe PD, janë autoritare. Unë do të shtoja, që PD është autoritare, përballë një pushteti autoritar, dhe të dyja bashkë e fusin shoqërinë në një rrugë pa krye. Shoqëria do të veçohet nga politika. Unë mendoj që opozita ka një rol të madh për të qenë shpresa e këtij vendi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Fillon me debate Kuvendi/ Rushaj: U mor një vendim antikushtetues

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka filluar me debate, pasi Partia Demokratike ka kundërshtuar mbledhjen e Komisioneve parlamentare online.

Deputeti i PD, Alfred Rushaj e ka cilësuar këtë si një vendim antikushtetues.

Meqënëse u diskutua për përmbajtjen e komisioneve, u mor një vendim antikushtetues në mënyrë të jashtëligjshme, tëpavlefshem që puna e komisioneve të zhvillohet onlinë. Rregullojra është e qartë. Në raste të jashtëzakonshme mund të mbahet online. Por sot nuk jemi në një gjëndje të tillë. Arsyeja pse do të bëhet kjo është sepse kërkoni të asgjësoni parlamentarizmin. Ne nuk e përkrahim. Kërkojmë që ai vendim të hidhet poshtë dhe të ndjekim rregulloren e Kushtetutës”-tha Rushaj.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që të shfuqizohet vendimi.

LEXO EDHE:  Zbulohen 15 kandidaturat e Kuvendit për Bankën e Shqipërisë/ Emrat e PS, PD dhe PDIU

LEXO EDHE:  Reagimi i partisë ZGJIDHJA për propozimin e PD-së për reformën zgjedhore



“I kemi parë komisionet online, vitin e kaluar. Njëri në kafe tjetri në plazh, tjetri me gotën e rakisë, asnjë nuk e merrte vesh se cfarë votonte apo vepronte kur zhvillohen diskutimet online. Fëmijet shkojnë në shkolle, njerzit në punë edhe në koncerte. Për ata nuk ka problem. Vetëm ne duhet të mbrohemi. Ky është sinjal i gabuar që japim. Ai vendim duhet të shfuqizohet.

A nuk jemi në valën e vaksinimit. Deputetët të vaksinohen, të paraqesin në komisione testin. Kështu edhe garantojmë jetën e deputetëve por edhe garantojnë qytetarët që të informohen mbi punën e parlamentit të vet.

Po asgjësohet thelbi i demokracisë. Parlamentarizmi.”.-tha ndër të tjera Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis seanca e Kuvendit/ Një minutë heshtje për minatorin që ndërroi jetë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të minatorit Muharrem Plaku.

Ka qenë ky një propozim i deputetes së PDs-së Dhurata Çupi që është miratura edhe nga kolegët e tjerë.



Megjithëse, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se se këto kërkesa bëhen paraprakisht ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha vijon përballjen/ “Surpriza” e radhës për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të vijojë betejen e tij në terren, për rikthimin e demokracisë në PD dhe bashkimin e së djathtës.

Përballja e Berishës do të vijojë në çdo qytet, me çdo demokrat, siç e ka cilësuar ai, për ta çliruar PD-në, nga “pengmarrja”, dhe për ta bërë këtë parti sërish një forcë fituese dhe jo një forcë që shkon në dështimi në dështim, sikurse ka ndodhur në këto tetë vite të drejtimit nga Lulzim Basha.

Pritja e Berishës në Fier

Takimin e parë, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku iu bashkuan qindra demokratë, ndërsa takimi i dytë në Fier ishte jo vetëm një “shuplakë”, por një “grusht turinjve”, për Lulzim Bashën.

Fieri i dha një mesazh mjaft të fortë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit, me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar, vendosi përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, pritja e Berishës në Fier ishte madhështore. Mijëra demokratë iu bashkuan Berishës në “Foltoren e PD”.

Berisha u prit me brohoritje të mëdha, duke u parë si një shpresë për Opozitë. Si një zë i fortë kundër qeverisë, dhe jo një vasal i saj.

LEXO EDHE:  Reagimi i partisë ZGJIDHJA për propozimin e PD-së për reformën zgjedhore

LEXO EDHE:  13 Qershori i Bashës, si funeral poshtërimi ndaj vlerave dhe besimit të PD

Por, pas suksesit në Tiranë dhe në Fier, “Foltorja e Demokratëve”, ndalesën e radhës do ta bëjë në qytetin e Vlorës.

Vlonjatët pritet ta “suprizojnë” Lulzim Bashën, ashtu siç e “surprizuan” edhe qytetarët e Fierit. Përfshirë këtu edhe deputetin e PD-së dhe kreun e degës së PD në Fier, Luan Baçi, I cili doli dhe priti Sali Berishën.



Dhe ashtu si në Fier, edhe në Vlorë Berisha do të ketë qindra apo mijëra ndjekës. Dhe arsyeja është mjaft e qartë.

Sepse demokratët duan një opozitë të vërtetë dhe Doktori është njeriu që ngjall shpresë tek ata. Është njeriu që flet me gjuhën e fortë, të ashpër, është i drejtpërdrejtë. Është një zë opozitar i pandalshëm./CNA.al

FOTOT-Berisha “ndez” Fierin/ Pritet nga mijëra simpatizantë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Pse Berisha ndiqet nga demokratët?!

LEXO TE PLOTE