Connect with Us

Foto-Thellohet skandali i kokainës në banane?/ Zbardhen emailet: Si u ndërhy në kontejnerin në Portin e Durrësit

Kronika

Foto-Thellohet skandali i kokainës në banane?/ Zbardhen emailet: Si u ndërhy në kontejnerin në Portin e Durrësit

Publikuar

-

Ditën e sotme kompanisë “Alba Exotic Friuit Team” me pronar Eduart Dauti i ka shkuar një imail nga kompania “Stella Mare Shpk” që ka në pronësi kontejnerët.

Dauti vihej në dijeni se është hapur kapaku i një kontejneri me banane në datën 17. 07.2021.

Ai i shpjegon se është informuar se të shtunën në darkë në portin e Durrësit është vjedhur një nga kontejnerët që kishte banane. Ai thotë se “kishin vjedhur kapakët e ventilimit të një kontejneri, njësoj si ata kapaket që tregon media që u zunë me drogë”.

Ndërkohë nga ana e kompanisë i është kthyer përgjigje që të vihen në dijeni autoritetet përkatëse si policia e portit e të tjerë, pasi ata nuk janë pronarë të kontejnerëve.

Pronari i kompanisë “Alba Exotic Friuit Team” Eduart Dauti në një prononcim për CNA.al, iu ka bërë thirrje të gjitha strukturave shtetërore që të zbardhin rastin.

LEXO EDHE:  Drogë në bidon/ Arrestohet 52 vjeçari

Përse hesht policia? Kush e hapi kontejnerin? Unë në Francë, apo vëllai im, pjekësi i bananeve në burg”, pyet i revoltuar Dauti

Ndërkohë ai thekson se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kontejnerin me banane ku është gjetur kokainë më datë 11 korrik.

“Ata i marrin dhe i zëvendësojnë si të duan dhe kur të duan”, tregon Dauti për CNA.al.

 

Erdhi nga Ekuadori dy ditë më parë/ Zbardhet itinerari që ka ndjekur kontejneri me banane, ku ishte ngarkuar droga

“Zoti më shpëtoftë”/ Dëshmia e pronarit të kompanisë së kontejnerëve të drogës

Kapja e 11.7 kg kokainë në kontejnerin me banane/ Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Tropojë/ Dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të Tropojës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale S.T.

Për shkak të dëmtimeve ai po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.



Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë 

LEXO EDHE:  Plagosja e sirianit në Durrës/ Policia zbardh ngjarjen: Çfarë ndodhi në lagjen te Rruga e Re e Portit

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE