Connect with Us

Dritan Leli kërkon “paqe” me Ramën/ Çfarë deklaroi në takimin me bizneset e Vlorës

Politikë

Dritan Leli kërkon “paqe” me Ramën/ Çfarë deklaroi në takimin me bizneset e Vlorës

Publikuar

-

Pas përplasjeve, apo edhe shigjetimit që i bëri disa ditë më parë kryeministri Edi Rama, duket se kryebashkiaku I Vlorës, Dritan Leli po kërkon “paqe”.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me bizneset e Vlorës, Dritan Leli ka reaguar deklaratën e Ramës, për të shtyrë deri në 23:00, orën policore.

Leli e cilësoi këtë një lajm të mira, ndërsa theksoi se një orë nuk është gjë e vogël.

“Për fat kryeministri ka dhënë fashën e re orare që është ora 11. Nuk është një gjë e vogël, është një orë më shumë.  Ajo që bisedova me Vasil Bedinajn është të jemi të gjithë të mirëkuptuar. Skena që kam parë dje nuk është një gjë që na nderon, Jemi në kulmin e sezonit turistik. Këto janë ditët tona. Sa më shumë muzikë të ketë aq më shumë do bërtasim dhe krijojmë mundësi për të infektuar dikë që kemi përballë.

Nuk e kemi zgjedhur këtë situatë. Duhet të përballemi me këtë situatë.”-tha Leli.

Po ashtu ai tha se është krijuar ideja e gabuar sikur valët muzikore përhapin virusin, por shpjegoi se virusi favorizohet nga muzika e lartë sepse njerëzit detyrohen të ngrenë zërin për t’u dëgjuar dhe për rrjedhojë lëshojnë më shumë stërkla.

LEXO EDHE:  Dështojnë zgjedhjet në PS/ Socialistët refuzojnë Rilindjen

Është përcjellë në media problematika e shfaqur nga ju për orën policore. Kemi qenë në kontakt për çdo çezëm që prishet, për të gjithë ata që ju biznesin. Ju shpjegoj disa gjëra si mjek. I thashë një ekspertit të Komitetit Teknik shpjegojani njerëzve për muzikën me ze të lartë. Ju iu është krijuar ideja sikur virusi shpërndahet nga valët muzikore, Muzika me zë të lartë i detyron njerëzit të afrohen më shumë dhe të nxjerrin më shumë spërkla. Nuk e dimë nëse të gjithë vizitorët janë të shëndetshëm”, tha Leli.

Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, pas takimit, Leli shkruan “Shqetësimet e bizneseve janë të të gjithë qytetit, prandaj takimet e mia me ta kanë qenë të vazhdueshme në mënyrë që të ndihmojmë dhe mirëkuptojmë, të gjithë bashkë, rëndësinë e shëndetit dhe të mos cënojmë ecurinë e kohës më të bukur të Vlorës, sezonit turistik!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Bardhi publikon videon/ Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

LEXO EDHE:  Dështojnë zgjedhjet në PS/ Socialistët refuzojnë Rilindjen

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Fati tragjik i vezës që goditi kryeministrin e kanabisit

LEXO EDHE:  Ish-presidenti akuza të forta Ramës: Gënjeu në sy të Juncker



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE