Connect with Us

Afera korruptive e inceneratorëve/ LSI: SPAK nuk ka lëvizuar as gishtin për ta hetuar

Aktualitet

Afera korruptive e inceneratorëve/ LSI: SPAK nuk ka lëvizuar as gishtin për ta hetuar

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një reagimi në rrjete sociale ka shenjëstruar SPAK-un, në lidhje mos mos hetimin ndaj aferës së inceneratorëve.

138 ditë nga denoncimi i inceneratorëve, SPAK fle me regji. Në 3 mars 2021 Monika Kryemadhi dorëzoi në SPAK denoncimin për aferën 400 milionëshe të Inceneratorëve shoqëruar me qindra dokumente, që provonin vjedhjen më të madhe shtetërore mafioze që ishte provuar me dokumente.

Megjithëse kanë kaluar 138 ditë ose më shumë se katër muaj e gjysëm asgjë nuk ka ndodhur dhe SPAK nuk ka lëvizur as gishtin”, shkruan Vasili në rrjete sociale.

Sipas tij e gjitha kjo ndodh, për shkak se SPAK fle gjumë, me anë të regjisë rilindase.

LEXO EDHE:  KLP e “shpërbleu” duke e përzgjedhur për në SPAK/ Prokurori që përballet sot me Vettingun

Protagonistët e aferës së inceneratorëve në vend që të ishin përpara drejtësisë u zgjodhën edhe deputetë në 25 Prill.

Kush duartroket estradat shëtitëse të SPAK nga Lushnja në Pogradec dhe vetshërbimin rilindas të Fierit është thjesht një ushtar i blerë i rilindjes dhe asgjë më shumë.

Denoncimi i Inceneratoreve dhe mosveprimi i SPAK është akuza më e rëndë për të, por edhe prova më e qartë e veprimit, sipas regjisë së rilindjes për të ruajtur paprekshmërine e saj. Ky është krim ndaj shqiptarëve, por të jenë të sigurtë që populli sheh, dëgjon dhe nuk harron kurrë”, shkruan më tej Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB:  Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaskinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm pritet të vaskinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu  kryeministri është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  KLP e “shpërbleu” duke e përzgjedhur për në SPAK/ Prokurori që përballet sot me Vettingun

LEXO EDHE:  “Peshku i madh është bërë peshkaqen”/ Gazetari zbulon skandalin në SPAK



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE