Connect with Us

Abuzimet me tenderat/ Gazetari “kryqëzon” Ramën me fakte, tregon kush është qershia “mbi tortë”

Politikë

Abuzimet me tenderat/ Gazetari “kryqëzon” Ramën me fakte, tregon kush është qershia “mbi tortë”

Publikuar

-

“Mos vidhni o fundërrin”/ Qytetarët i përvishen Ramës: Shqipërinë e zotërojnë djajtë

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili cilësoi ministrinë e Infrastruktrës, si model suksesi, ku sipas tij janë zhdukur një herë e mirë procedurat me negocim të drejtëpërdrejtë dhe tenderat fiktivë me një ofertë.

Në një postim në rrjetet sociale, Klodian Tomorri numëron disa nga tenderat që sipas tij, hedhin poshtë deklaratën e Ramës.

Gazetari thekson se lista është e gjatë, por “qershia mbi tortë”, është “është tenderi 15 milionë euro i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve për mbylljen e landfillit të Porto Romanos. Pa garë, pa njoftim, me negocim të drejtëpërdrejtë në tavolinë. Madje ky është tender me skenar nga pas, për të sjellë mbetjet e Durrësit në Tiranë.”

Shakaja me tenderat e infrastrukturës

Kryeministri Edi Rama ishte i ashpër me trupën moniste të kryebashkiakëve, teksa i kritikoi pse vjedhin me tenderat publikë. Me te drejtë, zoti Rama përmendi se shumica e tenderave të bashkive janë me negocim të drejtëpërdrejtë ose dhe me një ofertues të vetëm duke penalizuar qytetarët, të cilët paguajnë çmime më të larta për punët publike.

Por kulmi i “kryqëzatës” antikorrupsion u shënua kur shefi i qeverisë shënoi modelin e suksesit. Ato ishin tenderat e qeverisë qendrore, e veçanërisht në sektorin e Infrastrukturës, ku sipas kryeministrit janë zhdukur një herë e mirë procedurat me negocim të drejtëpërdrejtë dhe tenderat fiktivë me një ofertë.

“Është absolutisht domethënëse që edhe në kontrata të mëdha me sfida të mëdha dhe pengesa që shfaqen si pasojë e mëndësisë së të shkuarës, dhe këtu kam parasysh për shembull disa kontrata të Ministrisë së Infrastrukturës, kur ka vullnet nuk ka asnjë diskutim që fiton shteti,” tha kryeministri.

Sipas zotit Rama, këto rezultate model në qeveri ishin arritur falë angazhimit personal të vetë ministrave, veçanërisht ministres së Infrastrukturës. Por për cilët tendera të suksesshëm e ka patur fjalën kryeministri? Le t’i marrim me radhë.

Më i madhi është koncesioni i Aeroportit të Vlorës. Vlera totale e kontratës 104.3 milionë euro. Në këtë tender u zhvillua garë e ashpër me vetëm një ofertë, ajo e bashkimit të tre shoqërive të drejtuara nga Mabco e Behgjet Pacollit.

Tenderi i dytë i madh është koncesioni i portit të jahteve Marina Rodon me vlerë mbi 7 milionë euro. Edhe në këtë garë u paraqit vetëm një ofertë, e cila më pas u shpall fituese.

Lista është e gjatë. Koncesion i portit Marina Limion me vlerë 11 milionë euro dhe me një ofertë, ai i Vlorës dhe shumë shpejt do jetë edhe ai i portit të Durrësit. Këto janë tenderat e zhvilluar vet nga Ministria e Infrastrukturës. Pastaj vijnë agjencitë e varësisë.

Në tetor të vitit të kaluar, ARRSH çeli tenderat për ndërtimin e katër rrugëve të mëdha. Lidhja e Autostratës Milot Morinë me Aeroportin e Kukësit, rruga Duka Sinanaj Tepelënë, rruga Palasë-Dhërmi dhe mbikalimi i TEG. Në asnjë rast nuk fitoi oferta më e ulët. Madje nëse mbledh diferencat mes ofertave fituese dhe ofertave më të ulëta, për të katërt tenderat, janë plot 12 milionë euro. Që do të thotë se nëse do të kishin fituar ofertat më të ulëta, qytetarët do të kishin paguar 12 milionë euro më pak për ndërtimin e këtyre veprave. Dhe në këto gara ka patur dhe çudira, ku kompania që ofronte çmimin më të ulët në një tender skualifikohej aty dhe shpallej fituese tek tenderi, ku kishte ofertën më të lartë.

Kaq për rrugët. Por infrastruktura është e gjerë. Në janar të këtij viti, Autoriteti Portual i Durrësit privatizoi operimin e terminalit të kontenierëve për 5 vjet në një tender me vetëm një ofertë. Plot 26 milionë euro të devijuara në llogarinë private të një kompanie nga Malta, ndërsa tani vetë Autoriteti hap tender 4 milionë euro për të blerë makineritë shkarkuese të kontenierëve sepse privati nuk ka detyrim për investime.

Të listosh tenderat e infrastrukturës si këta më sipër do të duhej një libër i tërë e ndoshta nuk do të mjaftonte. Por padyshim që libri do të duhet të mbyllej me qershinë mbi tortë. Ai është tenderi 15 milionë euro i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve për mbylljen e landfillit të Porto Romanos. Pa garë, pa njoftim, me negocim të drejtëpërdrejtë në tavolinë. Madje ky është tender me skenar nga pas, për të sjellë mbetjet e Durrësit në Tiranë.

Që këta tenderat më sipër janë një model suksesi, kjo është e qartë. Çështja tani mbetet; cili prej tyre e meriton medaljen e artë? Shaka e dhimbshme. Por në këtë vend ka kohë që jemi bërë të gjithë qesharakë. Kryeministrit thjesht i ka rënë barra e rëndë të drejtojë estradën.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Duma nuk i kursehet Ramës/ “Xhongler që bën batuta”

LEXO EDHE:  Spartak Braho trondit politikën/ Rama do të bjerë nga pushteti



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka mbi supe përçarjen e PD”/ Noka: Basha duhet të largohet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha nuk është më as një frymëzim dhe as një motivim për demokratët.

Sipas Nokës, Basha ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje nga shumica e anëtarësisë.

I ftuar në emisionin, Log, Noka thotë se PD është në krizë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përjashtimin e një deputeti, por nuk mund të përballet me kryemimnistrin Edi Rama dhe regjimin një person që ka shkatërruar partinë.

LEXO EDHE:  Rama-Topi/ Krijohen hapësirat për bashkëpunim, shembull për komunikimin politik

LEXO EDHE:  Batutat e kundërshtarëve/Berisha dhe Rama shkëmbehen me njëri-tjetrin tek ABA Center

Noka shprehet se zgjidhja e problemeve është largimi i Lulzim Bashës.



Problemi më i madh është pas kësaj krize a frymëzon zoti Basha? A motivon Basha demokratët për protesta?

Kriza është sot në tavolinë. Kriza nuk është thjesht përjashtimi i një deputeti.

A mund të përballet me Edi Ramën dhe regjimin,  kur e ka shkatërruar PD, Basha sot ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk  ka mbështetjen e shumicës së anëtarësisë. Zgjidhja është të largohet Lulzim Basha“, ka thënë Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Ndërkohë Marku ia ka kthyer duke i thënë se ai nuk guxoi të ishe kundërshtar i Bashës dhe nuk arriti të mbajë një fjalim.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë

LEXO EDHE:  Ironia therëse e gazetarit/ Basha dhe Rama nuk ndezin as 50 vjeçarët

LEXO EDHE:  Risia e mandatit të tretë/ Rama jep lajmin e mirë për të rinjtë

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim



Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar

Shehaj: Je mirë nga mendja ti

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE