LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim takon idhullin e saj, Ermonela Jahon/ “Dritë verbuese, e bukur”

18 Korrik 2021, 10:48, Aktualitet CNA
Yuri Kim takon idhullin e saj, Ermonela Jahon/ “Dritë verbuese, e

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zbuluar se ylli i operas Ermonela Jaho është një nga idhujt e saj.

Kim rrëfen se e ka njohur më parë artisten, por tani ka patur fatin ta takojë nga afër dhe të bisedojë me të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasadorja e falenderon artisten për artin që bën dhe shprehet se mezi pret ta shohë në skenë.

?Sot takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht. Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela, që ishe një dritë kaq verbuese, e bukur. Mezi pres të të shoh në skenë?, shkruan Kim në postimin e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga