Connect with Us

“Vuçiç mbeti i shtangur, i tronditur”/ Çfarë i kërkohet Kurtit në Bruksel

Kosova & Rajoni

“Vuçiç mbeti i shtangur, i tronditur”/ Çfarë i kërkohet Kurtit në Bruksel

Publikuar

-

Nesër pritet të zhvillohet takimi i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel. Për herë të parë, dy udhëheqësit janë takuar më 15 qershor dhe gjatë takimit kanë prezantuar pozicionet e tyre të kundërta. Takimi i tyre nxiti debate dhe reagime të shumta jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e rajonit.

Këtë temë, në një prononcim për gazetën “Bota sot” e ka komentuar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Fillimisht, ai përmendi bisedimet në kohën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, ku sipas tij këto negociata ishin të kota dhe nuk sollën asnjë rezultat në favor të Kosovës, vetëm disa marrëveshje në dëm të saj.

“Mbi dhjetë vite me Serbinë dialogun kot Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe për të gjitha këto vite nuk sollën asnjë rezultat përveç disa marrëveshje në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë. Karshi Vuçiçit që të dy ishin servila, të përulur, të nënshtruar dhe të nënçmuar, por e bënë me te keqen, ia lanë Kurtit si kopil te dera asociacionin nje etnik me ekzekutiv te cilin Kurti nuk do ta përbijë”, deklaroi profesori.

Mirëpo, Maxharraj me kryeministrin Kurti në krye të tavolinës së bisedimeve, paralajmëroi se gjërat do të ndryshojnë.

Sipas tij, presidenti serb, Vuçiç në takimin e parë me Kurtin, ka mbetur i shtangur, i hutuar, i tronditur, për herë të parë kuptoi se nuk i ka përballë servilët e tipit Thaçi-Mustafa.

“Por, tani njeriu i pro Millosheviçit, Vuçiç përballë e ka një njeri tjetër të fortë si guri të pa korruptuar, të pashantazhuar.

Në takimin e pare, Kurti ia bëri me dije Vuçiçit se çka kërkon dhe se për çka kishte shkuar në dialog. Shkurt i tha se kam ardhur të merremi vesh për njohjet e ndërsjellët. Vuçiç mbeti i shtangur, i hutuar, i tronditur, për herë të parë kuptoi se nuk i ka përballë servilët e tipit Thaçi-Mustafa, të cilën gjë në dialog nuk ia kanë përmend asnjëherë”, theksoi ai.

Në vazhdim, profesori nga Amerika kërkoi nga kryeministri i Kurti t’ia bëjë me dije Vuçiçit se nuk ka vazhdim të bisedimeve, pa njohje të pavarësisë së Kosovës

“Edhe nesër, por edhe në çdo takim të radhës Kurti duhet të ia bëjë me dije Vuçiçit se qëllimi, esenca dhe brendia e tërë dialogut është : “Njohja e Kosovës si shtet sovran të njohur tanimë nga 120 vende të botës”.

LEXO EDHE:  120 minuta ballë përballë/Përfundon takimi i Bashës me Donald Lu

Por, Vuçiç as në takimin e parë nuk pati kurajo ti shpalos kërkesat e veta edhe zyrtarisht se për çfarë ka ardhur ne dialog?!”, nënvizoi Maxharraj.

Gjithashtu, ai kërkoi nga kryeministri shqiptar që t’ia kërkojë Vuçiqit arsyet se pse ai ka ardhur në dialog, dhe jo të vjen në Bruksel dhe të sillet rreth e rrotull për disa kompromise.

Në rast se, Serbia refuzon njohjen e pavarësisë së Kosovës, Maxharraj kërkoi ndërprerje të menjëhershme të dialogut.

“Por, Kurti duhet të ia kërkon arsyet se pse ai ka ardhur në dialog, dhe jo të bënë eskivazhe, por ti shtron kërkesat e Serbisë në tavolinë dhe jo të sillet rreth e rrotull për disa kompromise, le ti thotë haptas cilat janë ato kompromise, kur dihet se Kosova ka bërë boll kompromise me Pakon e Ahtisarit dhe se nuk mund të shkojë më tej”, u shpreh ai

Në rast se, Serbia refuzon njohjen e pavarësisë së Kosovës, Maxharraj kërkoi ndërprerje të menjëhershme të dialogut.

“Kurse, kërkesat e Kosovës dhe kryeministrit Kurti janë të qarta se nëse Serbia kërkon të vazhdoj dialogun ai duhte të ketë një përfundim të çartë: “Njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe të barabartë.”

Nëse kjo mungon, nëse kjo lihet anash nga Serbia, nëse Serbia deklaron çartë se nuk do ta njohë Kosovën si shtet atëherë vjen çështja tjetër se për çka te dialogohet kur mungon njohja. Kjo do te thotë se pa njohjen reciproke nuk do të ketë dialog të mirëfilltë dhe si i tillë dialogu më mirë të ndërpritet, sepse kështu dialogu nuk do te këtë kurrë mbarim që i konvenon Serbisë shtyrja e tij në pakufi”, potencoi profesori.

Në fund, ai insistoi edhe përfshirjen e një negociatori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij BE me qasjen e saj, e ka të vështirë ta dërgojë dialogun para.

“E tërë kjo duhet t’i bëhet e qartë edhe SHBA se pa njohje të ndërsjellët nuk ka dialog, këtë e kërkon vazhdimisht edhe vetë SHBA nga Serbia, por duhet ta detyroi atë që të vijë deri aty. Për të ardhur deri aty duhet një mekanizëm një digë të fortë e cila do të ishte që vetë Shtëpia e Bardhë e Presidentit Biden ta caktojë një negociator presidencial një ndërmjetësues direkt në dialog, sepse kështu siç është dialogu, BE nuk mund ta dërgojë përpara”, përmbylli profesor Binak Maxharraj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Mbetet shqetësuese situata në Kosovë/ Humbin jetën 11 persona

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 11 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 6.630 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se 3.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 850 persona janë shëruar derisa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit.



Prej tyre 2.889 persona kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Dështon takimi Rama-Basha/ Kryeministri: Do ecim me votimin, ka ende shpresë

LEXO EDHE:  Serbia i trembet anetaresimit te Kosoves ne Interpol

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 425.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 722.252 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti uron Ramën dhe e fton në Kosovë: Të gatshëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Edi Rama për krijimin e qeverisë së re.

Kurti tregohet i gatshëm për të bashkëpunuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Ai shkruan se ky mandat i tretë i Ramës, është mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit.

“Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë”, shkruan Kurti.



Po ashtu ai ofron mbështetje në përballimin e pandemisë së COVID-19, ku thotë se tani duhet llogaritur dhe mbështetja e Qeverisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Serbia ka prodhuar armën e shekullit 21

LEXO EDHE:  120 minuta ballë përballë/Përfundon takimi i Bashës me Donald Lu

“Mandati juaj i tretë vjen në një kohë me plot sfida. Përballja me COVID-19, rimëkëmbja e ngritja ekonomike dhe zhvillimi e konsolidimi i institucioneve demokratike janë vetëm disa nga sfidat të cilat kërkojnë angazhimin tuaj maksimal. Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thotë Kurti.

Kurti fton Ramën që të vizitojë Kosovën, për të zhvilluar më pas një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive.

“Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhet në letrën dërguar Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra shqetësuese në Kosovë/ 19 persona humbin jetën, ja sa raste të reja u regjistruan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit, në Kosovë, 19 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



LEXO EDHE:  Kokë më kokë me ministrin gjerman/Basha jep vendimin e marrë pas takimit

LEXO EDHE:  Kokë më kokë me ministrin gjerman/Basha jep vendimin e marrë pas takimit

Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.

Në total numri i rasteve aktive është 12.464.”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE