Connect with Us

Turqia kritikon vendimin e gjykatës së BE-së që ndalon hixhabin

Bota

Turqia kritikon vendimin e gjykatës së BE-së që ndalon hixhabin

Publikuar

-

Turqia kritikoi të dielën një vendim të një gjykate të lartë të Bashkimit Evropian, që lejon ndalimin e mbajtjes së shamive të kokës në raste të caktuara. Ankaraja e cilësoi vendimin si një “shkelje të qartë të lirive fetare”, duke shtuar se vendimi do të përkeqësonte paragjykimet ndaj grave myslimane në Evropë.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (CJEU) me qendër në Luksemburg vendosi të enjten që kompanitë në vendet evropiane, mund t’i ndalojnë punonjësit të mbajnë shami, nëse ata duhet ta bëjnë këtë për të shfaqur një imazh neutraliteti ndaj klientëve.

Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme turke thuhej se vendimi ishte një shenjë e rritjes së islamofobisë, në një kohë kur gratë myslimane në Evropë, siç shkruhej në deklaratë, po i nënshtrohen diskriminimit në rritje ndaj besimit të tyre fetar.

Të shtunën, drejtori i komunikimit i presidentit turk, Fahrettin Altun e dënoi vendimin, duke thënë “se ai ishte i gabuar dhe një përpjekje për t’i dhënë legjitimitet racizmit”.

Çështja e hixhabit apo shamisë së kokës, ka qenë përçarëse në Evropë për vite me radhë, duke nënvizuar dallimet e mprehta rreth integrimit të myslimanëve.

Partia AK me rrënjë islamike e Presidentit turk Tayyip Erdogan, e cila erdhi në pushtet në vitin 2002, duke sjellë dhe një përqasje pro-perëndimore e demokratike ndaj tregut, është kritikuar nga aleatët perëndimorë gjatë viteve të fundit për rritjen e autoritarizmit dhe intolerancës fetare. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Greqia, Rusia dhe krerët e kishës, shprehën shqetësimin mbi veprimet e qeverisë së tij për ta shndërruar Hagia Sophia-në e Stambollit në xhami.

LEXO EDHE:  Padia nga familja Haklaj/ Gjykata pushon çështjen ndaj Berishës

Ankaraja ka akuzuar vazhdimisht vendet evropiane se nuk po bëjnë sa duhet për të parandaluar diskriminimin ndaj myslimanëve, duke thënë se do të nisë botimin e një raporti vjetor, mbi ato që i quan shembuj të islamofobisë në të gjithë botën.

Në përgjigje të faktit nëse ndalimi i shamisë në vendin e punës përbën një shkelje të lirisë fetare, përfaqësuesit e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian thanë se ndalime të tilla, ishin të mundshme nëse justifikohen nga nevoja e një punëdhënësi, për të paraqitur një imazh neutral të kompanisë së tij.

Lidhjet mes Ankarasë dhe BE-së janë tensionuar mbi një mori çështjesh, kryesisht mbi mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Ankarasë për kufirin detar si dhe të drejtat mbi burimet e energjisë në Mesdheun lindor./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Masat e sigurisë gjatë punimeve të Asambles së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Ndërsa vazhdon Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, qyteti i Nju Jorkut, banorët dhe zyrtarët janë duke u përgatitur për efektet me të cilat shoqërohen ngjarje të tilla, pa lënë menjanë edhe frikën e një rreziku të shtuar mbi përhapjen e koronavirusit.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka mbledhur delegatë nga e gjithë bota në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Më shumë takime pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim. Patric Freaney, me Sherbimin Sekret, i tha Zërit të Amerikës se agjencia e tij i ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur zyrtarët e lartë botërorë.

“Janë rreth 90 krerë shtetesh apo të qeverishë, për të cilët do të kujdeset Shërbimi Sekret, duke shtuar edhe rreth 40 bashkëshortë, pra Sherbimi Sekret do të mbrojë rreth 130 njerëz që do të jenë në qytetin e Nju Jorkut”.

Mbledhja e udhëheqësve botërorë nënkupton një prani të shtuar të masave të sigurisë, rrugë të bllokuara dhe pika kontrolli, thotë zoti Freaney.

“Kuptohet që disa rrugë do të mbyllen dhe padyshim që do të ketë ndikim tek trafiku. Por synimi është që ndikimi të jetë sa më i vogël.”

Për disa banorë të qytetit, gjërat e tyre të përditshme do të vështirëson si rezultat i masave kufizuese. Banori Jen Claude Fredj thotë për Zërin e Amerikës se bërja e pazarit do të jetë e vështirë.

“Nëse dilni për pazarin, praktikisht duhet të tregosh letërnjoftimin tek autoritetet për të kaluar pikat e kontrollit dhe kthyer në shtëpi.”

Tjetër komplikim për sigurinë përbën edhe situata e koronavirusit. Në qytetin që dikur ka qënë epiqendra e pandemisë, banorët kanë ndjenja të përzjera për tubimet masive. Elisa Papa është banore e qytetit të Nju Jorkut.

LEXO EDHE:  Kryeministri grek letër Ursula Von der Leyen/ Kërkon lehtësimin e lëvizjes së njerëzve

LEXO EDHE:  Tensione të reja Gjermani -Turqi - BE

“Shpresoj që të gjithë të jenë të vaksinuar.”



Dionne Boissiere thotë për Zërin e Amerikës se takimi do t’i japë gjallëri qytetit ndërsa ngre shqetësime për mundësinë e përhapjes së virusit.

“Qytetit do t’i kthehet gjallëria dhe do të jetë mirë për ekonominë. Por është shqetësuese mundësia për shtimin e infektimeve.”

Zyrtarët e qytetit kanë thënë se do t’u kërkojnë delegatëve të tregojnë provën e vaksinimit para se të futen në sallën e asamblesë. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë theksuar se nuk mund të ndalojnë krerët e shteteve që të futen në selinë e OKB-së, që është në territor ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Farhan Haq i tha Zërit të Amerikës se ndërveprimet mes udhëheqësve duhet të jenë të balancuara.

“Duhet të balancojmë nevojën për të patur këtu udhëheqës botërorë, zyrtarë që mund të flasin me njëri-tjetrin. Duhet ekuilibruar nevoja për të mbajtur distancimin fizik dhe zbatuar masat kundër koronavirusit.”

Zyrtarët e qytetit po bashkëpunojnë me OKB-në për të zbutur efektet që mund të shfaqen si rezultat i pandemisë. Tanyanika Davis është me zyrën e kryebashkiakes së Nju Jorkut.

“Qyteti po ofron një njësi të lëvizshme që do të sigurojë testime dhe vaksinime pa pagesë për të gjithë pjesëmarrësit”.

Duke pasur parasysh diskutimet e nivelit të lartë që pritet të zhvillohen, shumë shpresojnë të kthehen ndërveprimet personale pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e vitit të kaluar ishte pothuajse tërësisht virtuale.

Takimi i udhëheqësve botërorë pritet që gjithashtu të ofrojë një shpresë të rikthimit të normalitetit..voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mbetet shqetësuese situata në Kosovë/ Humbin jetën 11 persona

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 11 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 6.630 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se 3.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 850 persona janë shëruar derisa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit.



Prej tyre 2.889 persona kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Kryeministri grek letër Ursula Von der Leyen/ Kërkon lehtësimin e lëvizjes së njerëzve

LEXO EDHE:  Denoncimi i Bashës/ "SHBA-BE të reagojnë sa më parë, PS ka në listë të inkriminuar"

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 425.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 722.252 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Publikuar

-

Nga

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi.

Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të 16 vjetëve qeverisje Angela Merkel merr vlerësime maksimale jo vetëm në Gjermani, por në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Në 12 shtete të BE kancelarja Merkel vlerësohet si personalitet drejtues, që ruajti unitetin e BE dhe përballoi me sukses kriza të ndryshme. Është konkludim i një studimi të gjerë, të bazuar në sondazhe, të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), qendër kërkimore e Brukselit. Në të konstatohet se”Angela Merkeli mishëron një Gjermani të fortë dhe stabile. Dhe është pozicionuar si spirancë e Evropës, në më shumë se një dekadë krizash.”

Dihet se në katër mandatet e Merkelit si kancelare ka pasur disa kriza të mëdha. Kujtojmë krizën e eurozonës në 2008/2009; krizën e refugjatëve në 2015-ën; referendumin e Brexitit në 2016 dhe pandeminë e Covid-it, dy vitet e fundit. Merkeli çmohet veçanërisht për aftësinë e saj për kompromis dhe për të krijuar konsensus.

Angela Merkel, 21.08.2006

Pa Merkelin, në botë do të kishte pasur më shumë konflikt, konkludojnë p.sh. 33 përqind e spanjollëve, 30% e holandezëve dhe 28% e portugezëve.

Më mirë Merkeli apo Macroni për të drejtuar Evropën?

Midis Merkelit dhe Macronit, qytetarët evropianë preferojnë qartë Merkelin. Merkelin e përfytyrojnë p.sh. për postin e një presidenteje të Evropës (post hipotetik), 41% e të anketuarve në Evropë, përballë 14 përqind, që preferojnë presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Autorët e studimit shpjegojnë se “me stilin e saj teknokratik të drejtimit ajo zgjon më shumë besim, se Macroni me fjalimet e tij vizionare”.

LEXO EDHE:  Kryeministri grek letër Ursula Von der Leyen/ Kërkon lehtësimin e lëvizjes së njerëzve

LEXO EDHE:  Denoncimi i Bashës/ "SHBA-BE të reagojnë sa më parë, PS ka në listë të inkriminuar"



Si lidere të Evropës Merkelin e preferojnë madje edhe 32% e francezëve, në një kohë që presidentin e tyre e shohin në këtë rol vetëm 20% e francezëve.

Për Merkelin si lidere të Evropës janë edhe 42 përqind e gjermanëve, që i japin 15% Macronit. Në sondazh morën pjesë 16.247 evropianë.

Presidenti Macron pret kancelaren Merkel, 16.09.2021

Gjermania ka përfituar nga imazhi pozitiv i Merkelit

Qeverisja e Merkelit rezulton se i ka qetësuar frikërat në Evropë nga një Gjermani shumë e fortë. Merkeli e ka pozicionuar Gjermaninë si një fuqi bashkuese. Kjo mbështetet nga fakti që Gjermaninë e vlerësojnë jo vetëm qytetarët e shteteve që e duan politikën financiare të kursimeve, por edhe shtetet në jug, kritike ndaj kësaj politike. Simpati në vendet kritike ndaj Gjermanisë, Merkeli siguroi sidomos me dakordimin historik për të hyrë në borxhe të përbashkëta i gjithë BE, që të financohet programi i rindërtimit prej 750 miliardë eurosh të ekonomive nga Covid-19.

Shumica e qytetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug të Evropës, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim thanë më tej se kanë besim që interesat e tyre t’i përfaqësojë në shumë fusha Gjermania.

Lidershipin ekonomik gjerman e mbështesin edhe 45% e spanjollëve në jug të Evropës dhe 50% e hungarezëve në lindje. Gjermaninë e shohin si lidere, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, 35% e evropianëve.

Por në pikëpamje gjeopolitike, si përfaqësuese të evropianëve p.sh. përballë SHBA apo Kinës, Gjermaninë e përfytyrojnë më pak evropianë: nga 22 deri 20 përqind. Për të avancuar në këtë drejtim, sipas studimit, Gjermania duhet të ecë në rrugë krejt të reja. Por një fillim radikal të ri nuk e premton asnjëri nga kandidatët aktualë për kancelarë të Gjermanisë. Një fillim radikal të ri nuk e kërkojnë aktualisht as shumica e gjermanëve./DW

LEXO TE PLOTE