Connect with Us

Temperaturat anormale po shkaktojnë 5 milionë vdekje më shumë çdo vit

Bota

Temperaturat anormale po shkaktojnë 5 milionë vdekje më shumë çdo vit

Publikuar

-

Sipas një studimi të ri, temperaturat ekstreme të të nxehtit dhe të ftohtit, shkaktojnë më shumë se 5 milionë vdekje të tepërta çdo vit në të gjithë botën. Studimi në fjalë shqyrtoi “temperaturat jo optimale të ambientit”, duke iu referuar ekspozimit ndaj temperaturave ekstreme mbi dhe nën një interval të pranuar.

Këto nivele temperaturash dhe nivelet e vdekshmërisë u lokalizuan për secilën prej 750 vendndodhjeve anembanë globit për të vlerësuar vdekjet shtesë. Të dhënat mbi vdekshmërinë dhe temperaturat u analizuan përgjatë viteve 2000-2019, me temperaturat globale që kanë ndryshuar mesatarisht me 0.26 gradë Celsius për 1 dekadë.

“Ky është studimi i parë që ofron një pasqyrë globale të nivelit të vdekshmërisë për shkak të kushteve jo optimale të temperaturës midis viteve 2000-2019, periudha më e nxehtë që nga epoka para-industriale”- thotë epidemiologu i mjedisit Juming Guo nga Universiteti Monash në Australi.

Studiuesit përdorën të dhënat bazë të 43 vendeve në 5 kontinente me klimë të ndryshme, kushte socio-ekonomike dhe demografike të ndryshme, dhe nivelet të ndryshme të infrastrukturës dhe shërbimeve të shëndetit publik.

Statistikat zbuluan një situatë shqetësuese, me 9.43 për qind të vdekjeve globale që i atribuohen temperaturave ekstreme të ulëta dhe të larta. Një studim i mëparshëm që përdorte një grup të dhënash më pak gjithëpërfshirëse,e përcaktoi atë në nivelin 7.71 përqind.

Tani për tani, rreth 9 në 10 nga këto vdekje të tepërta janë për shkak të të ftohtit. Por kjo gjëdo të ndryshojë teksa planeti ynë po ngrohet. Ndërkohë ne e dimë se ngrohja globale po shkakton valë të të ftohtit dhe të nxehtit ekstrem.

LEXO EDHE:  Makina përfundon në kanal/Humb tragjikisht jetën i riu në Lezhë

Azia dhe Afrika mbanin barrën më të rëndë të vdekjeve të lidhura me të ftohtin,respektivisht 2.4 milionë dhe 1.18 milionë vdekje çdo vit. Kur bëhej fjalë për vdekjet e lidhura me të nxehtin, shifrat më të larta vinin nga Azia me 224.000 dhe Evropa me 178.700.

Evropa ishte kontinenti i vetëm ku vdekjet e lidhura si me të ftohtin ashtu edhe me nxehtin ekstrem, ishin më të larta sesa mesatarja globale. Në përgjithësi, vdekshmëria e lidhur me klimën ra gjatë periudhës së studimit, por tendencat janë shqetësuese.

Vdekjet e lidhura me të ftohtin ranë me 0.51 për qind gjatë viteve 2000-2019, ndërsa ato të shkaktuara nga i nxehti u rritën 0.21 për qind. “Në periudhën afatgjatë ndryshimi i klimës pritet që të rrisë barrën e vdekshmërisë, pasi vdekshmëria e lidhur me të nxehtin do të vazhdojë të rritet”- thotë Guo.

Për ta shpjeguar këtë statistikë në një mënyrë tjetër, po flasim për 74 vdekje të tepërta për çdo 100.000 njerëz në të gjithë botën. Në kushtet kur vdekjet që lidhen me temperaturat jo optimale, janë aktualisht një nga 10 shkaqet kryesore të vdekshmërisë në të gjithë botën, ky është tashmë një problem i madh.

Por nuk janë vetëm nivelet e vdekshmërisë nga temperaturat në rritje. Ndërsa planeti ynë po ngrohet, ne do të shohim zona të caktuara që të bëhen jo mikpritëse apo të padobishme për rritjen e të korrave, ndërsa edhe kafshët do të gjenden nën një kërcënim të madh. Studimi është botuar në “The Lancet Planetary Health”. / Science Alert – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Vdekjet nga Covid-19 në vend mund të jenë 2 herë më të larta se ato të raportuara

LEXO EDHE:  Përkeqësohet situata nga Covid në Itali/ Mbi 3 mijë të infektuar dhe 13 viktima

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gati të nisë festa/ Social-Demokratët në epërsi të ngushtë zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Social-Demokratët e qendrës së majtë janë përpara bllokut konservator CDU / CSU me rreth 1%, sipas rezultateve fillestare të projektuara. Në një garë kaq të ngushtë, mundësitë për një koalicion janë ende të paqarta.

Rezultatet e para të parashikuara janë për zgjedhjet federale të Gjermanisë në vitin 2021, me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) me 25.7%, pak përpara Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë dhe partisë së tyre simotër bavareze (CDU / CSU) me 24.5%.

Blloku konservator dhe SPD kanë thënë se duan të udhëheqin qeverinë e ardhshme.

Të Gjelbrit ambientalistë janë në rrugën e duhur për të regjistruar rezultatin e tyre më të mirë ndonjëherë, duke arritur rreth 14% të votave. Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit  11.5%, ndërsa Alternativa e së djathtës ekstreme për Gjermaninë (AfD) 10.5%. Partia Socialiste e Majtë po lëvizte rreth 5%.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet situata nga Covid në Itali/ Mbi 3 mijë të infektuar dhe 13 viktima

LEXO EDHE:  Lindi 500 gramë dhe luftoi për 107 ditë me vdekjen/ Manastirliu jep lajmin e mirë për foshnjen në Tiranë



Parashikimet sugjerojnë se partitë e qendrës së majtë janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Si SPD ashtu edhe të Gjelbrit janë në rrugën e duhur për të fituar më shumë se 5% në krahasim me rezultatin e tyre në zgjedhjet e fundit federale në 2017.

Blloku konservator pësoi humbje të mëdha ndërsa epoka e Angela Merkel po përfundon. Ata ranë me mbi 8% në zgjedhjet e mëparshme dhe po shkojnë drejt rezultatit të tyre më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Mbi 500 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës në Kosovë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

LEXO EDHE:  Fshehja e vdekjeve nga Covid/ Mjeku nxjerr prapaskenat: Shifrat nuk raportohen nga MSH

LEXO EDHE:  Aden/ 185 të vdekur në nëntë ditë luftime



Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.

Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj.

Bashkë ia dalim” mbyllet njoftimi i qeverisë së Kosovë.

LEXO TE PLOTE