Connect with Us

Si sot 22 vite më parë u nda nga jeta/ Përkujtohet mjeshtri i madh i teatrit, Pandi Raidhi

Kultura

Si sot 22 vite më parë u nda nga jeta/ Përkujtohet mjeshtri i madh i teatrit, Pandi Raidhi

Publikuar

-

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot aktorin e njohur Pandi Raidhi.

Si sot, 22 vjet më parë u nda nga jeta Pandi Raidhi. Lindi në Korçë, më 14 prill 1921. Është quajtur “talent i lindur”,  pasi që në moshë fare të re spikati tek shfaqja “Dasma korçare”.

Ai ishte një nga themeluesit e Estradës Profesioniste të Korçës si dhe aktor themelues i Teatrit “Andon Zako Çajupi”.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Korçë/ Traumatizohen qytetarët

Mjeshtri i madh i karaktereve Pandi Raidhi, realizoi 200 role në teatër dhe 36 në filma. Shumë personazhe kanë ngelur në mendje të publikut, ndër të cilët mund të përmendim rolet tek filmat “Yje të netëve të gjata”, “Nëntori i Dytë “, “Tokë e përgjakur”, “Zonja nga qyteti”, etj. Në vitin 1975 i jepet titulli i lartë “Artist i Popullit”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kultura

Nga Miron Çako/ Por me kë ta krahasoj këtë brez?

Publikuar

-

Nga

Nga Miron Çako/ Por me kë ta krahasoj këtë brez?

Atëherë Zoti tha: “Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngjan fëmijëve që rrinë në sheshe dhe u drejtohen shokëve të tyre duke thënë: ‘Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët’ “.(Matheu: 11-16)

Këto fjalë i tha Krishti për bashëkombasit e tij judenj, të cilët nuk donin të pranonin kohën Mesianike, kohën ku vetë Jisui, Biri dhe Fjala e Perëndisë (Joani: 1-1), kishte zbritur midis popullit që t’i mësonte dhe t’u jepte shpëtimin në Perëndinë, ashtu siç edhe apostull Pavli sqaron se: “Perëndia, kohë më parë, u foli etërve me anë të profetëve shumë herë dhe në shumë mënyra, por këto ditët e fundit na ka folur neve me anë të Birit të Vet, të cilin e vuri trashëgimtar mbi të gjitha gjërat, dhe nëpërmjet të cilit Ai bëri edhe gjithësinë. Ai është rrezatimi i lavdisë së Tij, shëmbëllesa e qenies së Tij, duke mbajtur gjithçka me fjalën e Tij të fuqishme. Pasi bëri pastrimin nga mëkatet, Ai u ul në të djathtë të Madhërisë në lartësitë e qiejve.” (Hebrejve: 1-3)

Pavarësisht se Krishti foli dhe veproi me shenja dhe mrekulli të fuqishme ku: “të verbërit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve” ( Luka: 7-22), përsëri judejntë tregoheshin si fëmijë, të paditur dhe tekanjoz që rrinë nëpër rrugë dhe nuk kënaqen në asnjë propozim mes grupimeve me njëri-tjetrin edhe kur i binin fyellit për kërcim ata nuk pranonin të gëzoheshin dhe argëtoheshin ose kur bënin një inskenim funeral ata nuk pranonin të brengoseshin dhe mbanin zi.

Zemra e izraelitëve ishte plot indiferencë e mosbesim. Ata as nuk u gëzuan në prezencën e Jisuit, në fjalët, bekimet, shërimet dhe mrekullitë e Mesias  (Joani: 10-38), por as nuk u penduan për ndryshim kur u qortuan nga fjalët e Zotit për fundin e tyre tragjik të shpopullimit nga pushtuesit romak, dënime që ndodhën në vitet (70 ps K) dhe që Krishti e paralajmëroj me këto fjalë profetike: “Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë. Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: “I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!”. (Matheu :23-37)

Fjalët e Zotit Jisu Krishti që i tha për judenjtë indiferent: “Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët”.( Matheu :11 -16) janë shumë aktuale edhe sot mes të krishterëve dhe njerëzve të këtij brezi, që karakterizohen nga indeferenca fetare, pabesia deri në apostazi.

Njerëzit sotëm janë bërë shumë materialistë, dmth pa shpirt, vetëm “mish”( Zanafilla: 6-3), kështu ata janë bërë të pandjeshëm nga zemra, të vdekur nga bota shpirtërore, të shurdhuar për të dëgjuar fjalën Zotit si bekim dhe qortim, po ashtu edhe të verbuar për të parë dhe vlerësuar të mirat e Zotit, por edhe ndëshkimet pedagogjike për korrigjim si sëmundjeve dhe fatkeqësive natyrore.

Edhe pse ky brez ka parë shumë nga bekimet e Perëndisë, si brezi që ka dekada pa një luftë botërore shkatëruese dhe ku mirëqenia, jetesa, lehtësirat janë rritur nga teknologjia si kurrë ndonjëherë, përsëri ata janë në mendje si fëmijë të paditur dhe tekanjoz, që nuk janë mirnjohës dhe muk duan bëjnë festë në shpirtrat e tyre, të gëzohen në prani të Zotit, por janë të larguar vullnetarisht nga lumturia e atyre që janë të ftuar në Mbretërinë e Zotit,( Luka:14-15) (Zbulesa: 19-9) që në këtë botë gjendet në adhurimin dhe Liturgjinë Hyjnore të Kishës Orthodhokse, si shtëpia e Perëndisë.

Këtë indeferentizëm e tregon numri i praktikantëve dhe adhuruesve të krishterë në tempuj, sidoemos të dielave si dita e Zotit.Edhe pse me besim dhe traditë të krishterë pjesëmarrja është ulur ndjeshëm dhe kjo është tregues i mosbesimit, pavarësisht situas nga kjo pandemi, që për shumë përdoret si justifikim por mos bërë jetë misterore kishtare ku ne takojmë Zotin e prekim (Marku: 5-27) dhe prekemi prej tij(Luka:13-13), për shërim shpirti edhe trupi.

Zoti Jisu Krisht na tha :”Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.



Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.

Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!”(Mateu: 11-28-30)

Ata që shkoni tek Ai shëroheshin nga çdo sëmundje që të kishin:”Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.” (Marku :3-10)

Fatkeqësisht njerëzit e këtij brezi dhe të ashtuquajtur besimtar të krishter, po kanë frikë sot se mos po infektohen dhe qëndrojnë larg Mistereve të Shenjta, ose nuk duan të shkojnë tek Zoti në Kishë që ti shëroj sëmundjet , apo ti lehtësojnë barrat e shumta të rënda që po ngarkohen çdo ditë, si sëmundje , fatkeqësi, kriza ekonomike,etj dhe kështu të pranojnë gëzimi i jetës që vjen nga Zoti i jetës, ashtu si apostull Pavli thotë: “Gëzohuni gjithmonë në Zotin”. (Filipianëve: 4-4)

LEXO EDHE:  Bregoviç performon me 22 gusht në ‘Festën e Birrës”/  Bashkia e Korçës, bën lëvizjen e radhës

LEXO EDHE:  Shisnin heroinë në Korçë/ Arrestohen 2 persona, procedohen penalisht 10 të tjerë

Kjo indiferencë dhe mosbesim i këtij brezi të pabesë edhe pse e fyen dashurinë Hyjnore, nuk e cënon gëzimin e Zotit ose të engjëjve dhe shenjtorëve, të cilët gëzojnë dhe festojnë në prani të Perëndisë gjithmonë. Kjo apostazi cënon vetë mohuesit edhe të pabesët, jo vetëm largon gëzimin si fryt i Shpirtit të Shenjtë (Galatasve :5-22), por cënon cilësinë e jetës dhe shpëtimin, sepse besimi teorik dhe praktik është kusht shpëtimi, ashtu si Krishti u tha njerëzve besimtarë: “Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!”( Luka 7-50), kurse mosbesimi pamundëson Zotin të veprojë në dobi  të jetëve tonë, ashtu si përsëri na thuhet në Ungjill: “Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, Ai (Jisui) nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.” (Matheu: 13 -58)

Prandaj duhet të kuptojmë se jo vetëm gëzimi po humbet nga ky brez apostat, por sipas ligjeve shpirtërore apostazia largon hirin Hyjnor dhe automatikisht vijnë energjit negative të djallit si hidhërimi, zemërimi, sëmundja dhe fatkeqësitë natyrore deri në degradim dhe mallkim psiko-somatik, të jetës e qyteteve të këtij brezi.

Paradoksi është se edhe pse njeriu i krijuar si ikona e Perëndisë, ( Zanafilla: 1-26) si një qeni intelektuale, që duhet ta udhëheq arsyeja dhe nëpërmjet llogjikës të kuptojë se është vetë fajtor për humbjen e gëzimit nga jeta e tij, sepse nga apostazia nuk do të gëzojë në Zotin e Tij edhe pse fyejt e gëzimit të diturisë Hyjnore që sjellin gëzim dëgjohen çdo ditë, sepse Shkrimi i Shenjtë na thotë, : “Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe; ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit. Deri kur, o njerëz naiv, do t’ju pëlqejë marëzia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen? Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t’ju bëj të njohura fjalët e mia.” ( Fjalët e Urta: 1-20-23)

Ky brez i pabes edhe imoral jo vetëm nuk do të gëzojë më Zotin, por vazhdon me kokëfortësi eusforike të mos reagojë edhe përball fatkeqësive të shumta, që i vijnë nga pabesia dhe  të mbajë zi për mëkatet e tij perverse. Këta përballë fatkeqësive, si epidemi, zjarre,tërmete, përmbytje,kriza duhet patjetër të pendohen që të marrin faljen dhe mëshirën e Zotit për shpëtimin e jetës dhe qytetërimit të tyre, që rrezikon të humbas përfundimisht.

Shembull kanë banorët mëkatarë të Ninivës, të cilët kur u lajmëruan nga profeti Jona se: “Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet”. Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata…Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t’u bënte dhe nuk e bëri.” (Jona: 4-5-10)

Nqs se brezi i sotëm do të vazhdojë që as gëzohet në Zotin se nuk do ta besojë dhe as të mbajnë zi,se nuk do të pendohet por vazhdon  të jetë indiferent, sipas fjalës së Krishtit “Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët”.(Matheu :11 -16), rrezikon aq shumë sa kur të mos ketë më shpresë shpëtimi nga njëri tjetri dhe atëhere do thërrasë drejt Zotit, Ai nuk do t’i dëgjojë, por do ti përgjigjet: “sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje, përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani, kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t’ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi. Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit, nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre. Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë. Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit, nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre” (Fjala e Urta :1 24-33)./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”/ Përkujtohet sot, Naim Frashëri

Publikuar

-

Nga

cna lajm kulture

Drejtori e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot, në ditën e ndarjes së tij nga jeta, Naim Frashërin, poet dhe shkrimtar shqiptar. Një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Gjatë jetës ai u pagëzua  si “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”.

Shkrimi i plotë:

Si sot, më 20 tetor 1900 u nda nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri.



Ai lindi në Frashër të Përmetit më 25 maj 1846. Studioi në vendlindje, më tej në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, e më pas u vendos në Stamboll. Naimin mund ta quajmë intelektualin tipik të Perandorisë Osmane, bartës i kulturës Perëndimore po aq sa i asaj Lindore, por i ndërgjegjshëm për identitetin e tij kombëtar e gjuhësor. Kjo duket qartë në gjuhët që përdor për të shkruar veprat e veta: shkruan katër në osmanishte, dy në persisht, dy në greqisht dhe pesëmbëdhjetë në gjuhën shqipe“.

LEXO EDHE:  “Një dyqan me aksesorë”/ Aktori i “Duplex” zbulon se Rashelin e morën për shikueshmëri

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi prezanton kandidatin e qarkut Korçë

Në foto: fletë nga “Këndonjëtorja” e Naim Frashërit, shtypur në Bukuresht më 1886. Foto: AQSh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Dritëroi “pa çati”/ Shtëpia e poetit e mjerueshme në 90-vjetorin e lindjes

Publikuar

-

Nga

Në 1 mars të këtij viti Euronews Albania do të udhëtonte drejt fshatit ku ka lindur e jetuar Dritëro Agolli, në Menkulas.

Po atë ditë kryetari i bashkisë, Eduart Duro na tha:

“Kemi dorëzuar projektin e shtëpisë muze të Dritëroit, besoj se në këtë 90-vjetor të tij ne do të arrijmë qëllimin për të nxjerrë financimin e krijimit të muzeut”.

Në këtë 90 vjetor të tij shtëpia qëndron njësoj, si një gangrenë pa histori.

Ceremonia e përvitshme nuk u mbajt në ndonjë muze, apo  pranë ndonjë bustit të Dritëroit të madh por në një lokal dasmash.

Miqtë e shkrimtarit të madh tregojnë se muzeu ka qenë një kërkesë e vetë Dritëro Agollit.



Endri Fifo Këngëtar “Une isha mik me Dritëroin dhe sa herë shkoja në Tiranë e kisha për detyrim që ta takoja, më tha “ç ‘behët me atë muze”. Arritën deri aty ku e shpërfytyruan atë muze, kishin futur qepë e dreq.

LEXO EDHE:  Shisnin heroinë në Korçë/ Arrestohen 2 persona, procedohen penalisht 10 të tjerë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi prezanton kandidatin e qarkut Korçë

“Ka vite që ne këtë e kërkojmë por Shoqata “Devolli” dhe vet qytetarët devollinj kanë veç fjalën, kërkesën, dëshirën. Ata që kanë investimin, buxhetin dhe paranë janë pushteti lokal e pushteti qendror. Ne nuk kemi reshtur se kërkuari që vitin 2002”, tha Guri Seferi kryetar i shoqatës kombëtare “Devolli”.

Ndryshe nga më parë, tani kryebashkiaku Duro thotë se gjithçka ngelet ne dorën e ministrisë, pasi pushteti lokal është në gatishmëri për gjithçka i lejon ligji.

“Ndërtesa ka nisur rikonstruksionin e saj që prej vitit 2001 e ende nuk ka përfunduar. Nga bashkia Devoll është angazhimi maksimal për vënien në dispozicion të kësaj shtëpie. Kapacitetet për ta kthyer në një qendër muzeale janë detyrim i ministrisë së kulturës”, tha Eduart Duro.

Nëse do të kërkoni diçka për të kaluarën e Dritërorit, fëmijërinë, në fshatin e tij të lindjes është e pamundur. Aty asgjë nuk ekziston, përveç fjalisë “jam nga fshati i Dritëroit”!/euronews

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: