LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpallja e Berishës non-grata, e gabuar”/ Profesori tregon emrin e personit që rrezikon Shqipërinë

18 Korrik 2021, 15:51, Politikë CNA
“Shpallja e Berishës non-grata, e gabuar”/ Profesori tregon

Profesori i Universitetit të Tiranës, Mark Marku e ka cilësuar të gabuar vendimin e DASH, i cili shpalli non-grata, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë?, me Nisida Tufën në News 24, Marku tha se personi i cili rrezikon sot Shqipërinë është kryeministri Edi Rama, dhe është ai që duhej shpallur non-grata.

?Unë mendoj se është e gabuar shpallja non-grata e Sali Berishës. U shpall non-grata një politikan, me histori me ndikim në politikën shqiptare. Ndërkohë nuk shpall non-grata, Edi Ramën, i cili është i rrezikshëm në këtë moment?-tha Mark Marku.

Ndërsa i pyetur nëse Berisha duhet të jetë ende pjesë e grupit parlamëntar të PD, Marku tha se ?PD do ta ketë shumë të vështirë që ish kryetari i saj të mos jetë pjesë e grupit parlamentar.

Shpallja non grata nuk ka vlerë juridike, nuk është një akt që përcakton fajin, por një qëndrim. Në këtë kuptim është shumë e vështirë ti thuhet mos hajde në parlament. Po sikur më vonë ti hiqet ky qëndrim nga SHBA?.

Gjithashtu ai theksoi se ?PD duhet të punojë për konsolidimin e marrëdhënieve me SHBA dhe BE. Për shkak të paaftësisë së PD, apo për shkak të lobimit të fortë të Edi Ramës, raportet e PD me SHBA dhe BE nuk janë të mira.

Dhe mendoj se PD nuk ka strategji në këtë pikë, ndërsa Rama ka shumë forcë lobingu?./CNA.al

Lajmet e fundit nga