Connect with Us

Rrugët rrezikojnë jetën e qytetarëve/ Katër aksidente në një orë

Kronika

Rrugët rrezikojnë jetën e qytetarëve/ Katër aksidente në një orë

Publikuar

-

Makina përplas rëndë të moshuarin në Kukës/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

Aksidentet rrugore në vendin tonë vijonë të jenë një problem shqetësues, që kërcënon jetën e qytetarëve.

CNA.al ka mësuar gjatë pasdites së sotme, janë shkaktuar katër aksidente rrugore, në vetëm një orë.

Mësohet se në Qukës, një makinë ka dalë nga rruga, dhe ka rënë poshtë. Ndërsa një tjetër makinë ka rënë në Lumë.

LEXO EDHE:  Video/ Ja çfarë ndodh nëse Hëna godet Token

Po ashtu pak më parë, CNA.al raportoi për një aksident në aksion Librazhd-Përrenjas, ku një makinë u përmbys në mes të rrugës.

Gjithashtu në të njëjtin aks, mësohet se ka ndodhur edhe një tjetër aksident./CNA.al

Aksident i frikshëm/ Makina përmbyset në mes të rrugës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Tropojë/ Dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të Tropojës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale S.T.

Për shkak të dëmtimeve ai po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.



Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  Spartak Koka nxjerr zbuluar Çuçin/ Gënjeu për statistikat e aksidenteve

LEXO EDHE:  Rikthehen tensionet në Shkozë/ Përplasje mes banorëve dhe policisë

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE