Connect with Us

Panik në Tiranë/ Flakët përfshijnë një magazinë

Kronika

Panik në Tiranë/ Flakët përfshijnë një magazinë

Publikuar

-

Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës

Një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme.

Policia bën të ditur se magazina është në pronësi të shtetasit B. A., ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, e jo të lënduar.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërkohë grupi hetimor po mundohet të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Zjarri i madh në Gjirokastër/Terreni i vështirë, e pamundur të ndërhyjnë zjarrfikëset

Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.“-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Patok/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Sipas raportimeve të para mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.



Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa një tjetër ja humbur jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau ish-bashkëshorten/ Prindërit e Sabrinës kërkojnë heqjen e kujdestarisë së vajzës nga i ati

Publikuar

-

Nga

Prindërit e 23-vjeçares kanë paditur në gjykatën e Fierit, vrasësin e vajzës së tyre Elton Metaj, duke kërkuar që t’i hiqet kujdestaria e vajzës së mitur.

Kjo padi është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha.

Sipas asaj që raportohet, prindërit e 23-vjeçares, kanë kërkuar që babai i mbesës së tyre të mos jetë më kujdestar për të, por të kujdesen vetë.



Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra më 10 shtator, në shtëpinë e prindërve, nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, në fshatin Zhupan të Fierit.

LEXO EDHE:  Armir Shkurti tregon çfarë ndodhi në Sheshin Skëndërbej/ Paralajmëron përshkallëzim të protestave  

LEXO EDHE:  Armir Shkurti tregon çfarë ndodhi në Sheshin Skëndërbej/ Paralajmëron përshkallëzim të protestave  

Në shtator të vitit të kaluar, mbajti peng familjen Bengaj për më shumë se pesë orë. Edhe pse 32-vjeçari u arrestua  pas një operacioni të forcave RENEA, nuk bëri asnjë ditë burg. Kjo pasi Gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, caktuan ndaj tij shtrim të detyruar në spitalin burgun e Zaharisë me argumentin se vuante nga probleme të shëndetit mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika mes disa adoleshentëve në Kamëz/ Përfundojnë në spital dy prej tyre

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një sherr me mjete të mprehta mes disa adoleshentëve ka ndodhur këtë pasdite në Kamzë.

Policia njofton se nga një konflikt i çastit kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Tërmet në Veri/ Lekundjet ndihen dhe në Tiranë

LEXO EDHE:  Përplasje me armë në Prishtinë/ Një i vrarë dhe tre të plagosur rëndë

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE