LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 “Ka nisur një epokë e re”/ Gazetari jep alarmin: Do të asimilohemi

18 Korrik 2021, 20:10, Aktualitet CNA
 “Ka nisur një epokë e re”/ Gazetari jep alarmin: Do

Gazetari Mentor Kikia, ndërsa reagon me përmbytjen në Europë, ka dhënë alarmin në lidhje me ndryshimet klimatike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se natyra është bërë ?qeveri më vete?, ndërsa thekson se ata që duhet të ndryshojmë jemi ne, njerëzit.

Mentor Kikia shkruan natyra ka ndryshuar dhe ne duhet ti përshtatemi një epoke të re. Nëse nuk e bëjmë, thekson ai, do të asimilohemi. Dhe ashtu si ndryshimi, edhe asimilimi nuk ndodh me një goditje.

?Njerëzimi duhet të ndryshojë! Ka nisur një epokë e re

Këto janë pamjet e përmbytjeve dramatike, të ditëve të fundit, në Gjermani, Belgjikë e Austri. Të para nga gjithkush, besoj?

Ne jemi mësuar me të tilla imazhe, pavarësisht përmasave. I shikojmë rregullisht në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier-Vlorë etj.

Por e keqja nuk ka asnjë herë fund?

Dhe me e keqja nuk ka ardhur akoma.

Këto skena ndodhin pikërisht në pikun e verës. Sepse koha ka ndryshuar. Klima është bërë ?qeveri më vetë? dhe nuk i nënshtrohet më rregullave bazike të natyrës, me katër stinë, e me reshje të shpërndara në kohë.

Natyrën s?e komandojmë dot. Ata që duhet të ndryshojnë jemi ne. Ne duhet ti përshtatemi një epoke të re. Nëse nuk e bëjmë, do të asimilohemi. Dhe ashtu si ndryshimi, edhe asimilimi nuk ndodh me një goditje.

Pas këtyre përmbytjeve, në këto vende do të miratohet, pa dyshim, rregulla të reja për ndërtimet dhe mbrojtjen kundër përmbytjeve.

Ndërsa ne, pas çdo përmbytjeje që përjetojmë, thjeshtë lutemi dhe shpresojmë që përmbytja e radhës të jetë më e vogël.

Nuk kemi nisur asnjë projekt për diga, argjinatura, kanale?

Për tri dekada mezi përfunduam projektin për shkatërrimin e atyre që ishin ndërtuar në kohën e komunizmit.?-shkruan Mentor Kikia./CNA.al

Lajmet e fundit nga