Connect with Us

Importi i peshkut nga Bullgaria fundos peshkatarët në Shkodër

Sociale

Importi i peshkut nga Bullgaria fundos peshkatarët në Shkodër

Publikuar

-

Tregtia e peshkut të liqenit të Shkodrës po kërcënohet së fundmi nga importi i jashtëligjshëm i peshkut nga Bullgaria. Arjan Çinari, menaxher i Organizatës së Menaxhim Peshkimit bën të ditur se, qytetarëve peshku iu shitet si autokton ndërsa bizneset e preferojnë për shkak të çmimit të lirë, duke krijuar një krizë ekonomike në tregtinë e peshkut vendas.

Ai këshillon qytetarët që të blejnë peshkun vetëm në ato subjekte të cilat zotërojnë certifikatën e origjinës së peshkut, një document ky i lëshuar nga OMP dhe që garanton cilësinë vetëm të peshkut të liqenit.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Plagoset rëndë një person  

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, po merren masa për ndalimin e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Kjo nuk është hera e parë që importi i jashtëligjshëm i peshkut po fundos tregtinë e peshkut të liqenit të Shkodrës. Menaxheri Arjan Çinari lajmëron një aksion ndërinstitucional për ndalimin e kesaj tregtie të paligjshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna sociale

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.



Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Plagoset rëndë një person  

LEXO EDHE:  “Eja se ka bërë plan të më vrasë"/ Si shpëtoi motra, nga duart e vëllait, tre vite më parë

 Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Ulen ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë vijon të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara do jenë gjatë mesditës dhe lagështira e lartë në ajër do të ndihmojë në krijimin e shirave të afatshkurtër në zona të izoluara.

Por paraditja dhe mbrëmja do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe vanësirave kalimtare.

LEXO EDHE:  Kërkohej për vrasje në tentativë/ Arrestohet 28-vjeçari

LEXO EDHE:  'Jepuni mundësinë demokratëve të Shkodrës të fitojnë Bashkinë"/ Thirrja e fortë Edvin Kullurit



Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjeë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi  Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Mbetemi mes kthjellimeve dhe vranësira, ku në veri dhe në zona të izoluara të qendrës së vendit të rrezikohen momente me pika shiu.

Orët në vijim sjellin përmirësim të dukshme, duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por, mesdita do te ruaje vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  E rëndë në Shkodër/ Gjendet i pajetë një burrë

LEXO EDHE:  Qëlluan me armë zjarri një shtetas në Shkodër/ Arrestohet një tjetë autor pas 4 muaj në arrati

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE