Connect with Us

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim/ Ekstradohet nga Italia lezhjani

Kronika

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim/ Ekstradohet nga Italia lezhjani

Publikuar

-

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

Sipas njoftimit të policisë u krye ekstradimi i B. C., banues në Lezhë.

“Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues në Lezhë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.
Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve“, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna, lajme , kronike

Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

LEXO EDHE:  Bizhuteritë e vjedhura i kthenin në shufra ari/ Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, mes tyre 7 shqiptarë

LEXO EDHE:  Itali-Angli/ Trajnerët zgjedhin më të mirët, ja formacionet e mundshme



Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar në Itali me shtatë vite burg/ Prangoset në Durrës 42-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mësohet se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

LEXO EDHE:  Ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje/ Kush është i ekstraduari nga Greqia

LEXO EDHE:  Shpërdoruan detyrën/ Prokuroria Kavajë dërgon për gjykim 5 ish-zyrtarë



Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me dokumente false drejt Italisë/ Tre persona ndalohen në Rinas

Publikuar

-

Nga

cna lajme, cna aktualitet

Policia Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, ka parandaluar dhe goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Tre persona kanë rënë në pranga si dhe janë sekuestruar dokumenta të falsifikuara, që përdoreshin nga këta shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Në kohën që kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasit P. C, A. K, dhe E. H, të cilët do të udhëtonin me linjën ajrore, me destinacionin “Bolonja”, janë konstatuar me problem.

LEXO EDHE:  Bizhuteritë e vjedhura i kthenin në shufra ari/ Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, mes tyre 7 shqiptarë

LEXO EDHE:  Itali-Angli/ Trajnerët zgjedhin më të mirët, ja formacionet e mundshme



Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumenta shëndetësore italiane, të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE