LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjekmarkaj mbështet Markun/ Lexoi dramën e PD

18 Korrik 2021, 14:31, Politikë CNA
Gjekmarkaj mbështet Markun/ Lexoi dramën e PD

Analisti dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshmë të profesor Mark Markut, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Një ditë më parë Mark Marku mbajti një qëndrim kritik ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Ndërsa sot Gjekmarkaj në një analizë të gjatë të publikuar në gazetën Panorama, del hapur në krah të Mark Markut, për të cilin thotë se lexoi qartë dramën ku ndodhet sot Partia Demokratike.

?Fjalimi i Profesor Mark Markut si një krusem e dalë nga shpirti dhe vetdija intelektuale për gjendjen e demokracisë në Shqiperi, për natyren e partive politike e mbi të gjitha për gjendjen e PD dhe nevojat e saj për tu bërë një parti që pranon ndryshimin për të ndryshuar vëndin , për tu bërë e parë , e madhe, fituese! Personalisht e mbeshtes pa i hequr një presje gjithe asaj që Marku tha si një nevojë për të qënë të vertete, reagues, me ide që çojnë në rrezimin e regjimit të Edi Rames!?-shkruan Gjekmarkaj.

Ndërsa më tej, ai thekson se fjalimi i djeshëm i Lulzim Bashës, nuk kishte reflektim dhe se ai duhet ta lexojë reagimin e demokratëve, pas fjalimit të professor Markut.

?Ligjerata e tij dje nuk e kishte permasen e reflektimit që pritej as vizionin per rritjen e PD ! Ndersa Mark Marku me atë që tha duket sikur ?koha politike? se paku për një çast u rikthye ! Në rrjete sociale u bë ngjarje, kudo u mirprit , kudo i fol per të duke shkaktuar zgjim në shoqeri dhe tek demokratet shume më teper ! Basha duhet ta lexojë kë fakt në të mirë të tij dhe të PD për të realizuar endrren e perbashket që nuk u fik nga masakra e 25 Prillit!!?-shkruan Gjekmarkaj.

Ndërsa më tej, Gjekmarkaj ?ledhaton? Bashën, ndërsa shkruan se ?Mark Marku nuk kerkoi asgjë per vete duke leshuar ne mes të salles një të vertete të madhe që vuri në veshtersi  disa gra e burra që shikonin celularet për tu distancuar nga ai ? tmerr? që po degjonin për ti bërë ?isharete? besnikerie Bashes a thua se vertete  ai paskesh nevoje për të! Basha pati kurajon ta degjonte me respekt dhe me etike ta duartrokisye fjalimin e Markut ! Diferencë e madhe mes gjuhes së drunjtë  e shpesh servile të shumë fjalim bëresve që nuk krijuan asnjë lajm me gjuhen e kolegut i cili perkufizoi dramen e PD te shkruar vit pas viti ! Shumë veta folen duke nënkuptuar që na lini rehat , ç?keni me ne, mirë jemi, s?kemi ndonjë faj, të ruajme ofiqet e opozites qef o qef o qerrata, të rrimë aty, të kalojmë jetën aty, të hymë të rinj e të dalim pleq, të ulim koken kur thuhen të vertetat që trazojnë pellgun ! Sa beteje e vogel kjo për një post nën kryetari, sekretari, kryetar komisioni, një tjeter mandati neser,perballë betejes së madhe që shqiptaret dhe demokratet presin nga opozita !!?

Po ashtu, ai thekson se ajo çfarë kërkoi dje profesor Mark Marku, është një PD demokratike.

?Një PD demokratike dhe jo ndermarrje private, të madhe e fituese me Lulzim Bashen Kryeminister dhe jo një tjeter kongres ku të flitet pë masakren elektorale ! Kaq dua edhe unë duke marrë në shkembim shikime të turbullta e të frikura dhe nofken e ?mosmirnjohesit ? ! E kam dashur gjithmonë idenë e PD më shumë se PD-në vetë ! E dua ënde me iluzionin se ideja do bëhet PD ! Do të perpiqem për këtë edhe nese suksesi i saj nuk triumfon.?-përfundon shkrimin e tij Agron Gjekmarkaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga