Connect with Us

Festivali i Filmit në Kanë/ Ja kush e rrëmbeu çmimin “Palma e Artë”

Kultura

Festivali i Filmit në Kanë/ Ja kush e rrëmbeu çmimin “Palma e Artë”

Publikuar

-

Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisores franceze Julia Ducournau është shpallur fituesi i “Palmës së Artë”.

Ky është rasti i parë që prej vitit 1993 që çmimin për filmin më të mirë e fiton një regjisore femër.

Filmi, cili konsiderohej edhe favoriti kryesor, “Drive my car” i regjisorit japonez Ryusuke Hamaguchi, mori çmimin për skenarin më të mirë, ndërsa Caleb Landry Jones u shpall “Aktori më i mirë” për rolin në filmin “Nitram”.
Aktorja më e mirë u shpall Renate Reinsve me rolin e saj në filmin “Personi më i keq në botë”, ndërsa çmimi i jurisë shkoi për për thrilerin psikologjik “Haberech” të një regjisori izraelit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kultura

Nga punëtor në hekurudhë te vlerësimi i Enverit/ Rrëfimi special i Mirush Kabashit

Publikuar

-

Nga

Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër aktorët e mëdhenj të plejadës së kinematografisë dhe skenave teatrale shqiptare…

Rrugëtimi i tij artistik, nga korridoret e Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen e parë përpara kamerës, është i mbushur me ulje-ngritje të mëdha, madje edhe një përndjekje 2-vjeçare nga ana e regjimit komunist në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”, Kabashi rrëfen momentet kyçe në aspektin familjar dhe profesional që kanë shënjuar rrugëtimin e tij artistik.

Në kohën e rinisë së hershme, Kabashi shprehet se ka dashur që të ndjekë gjurmët e të atit dhe të bëhet inxhinier elektrik. Por fakti që ai ishte djali i tretë i një familjeje me 6 anëtarë, ku dy vëllezërit e mëdhenj kishin mbaruar arsimin e lartë, e vetmja mundësi që të arsimohej ishte të bëhej aktor.

FAMILJA

“Kam lindur në Shkodër, origjina ime është nga Kosova, im atë gjakovar, nëna durrsake, dhe jam rritur në Durrës. Nga ky konglomerat dalim në rezultatin që jam durrsak, në kuptimin që atje kam mbaruar shkollën, atje jam rritur, mentalitetin e atij qyteti kam dhe kam pasur fatin të thith jodin e Adriatikut, ajo që përbën dhe pjesën më të bukur dhe më shpirtërore të qytetit, që është deti. Atje kam krijuar edhe familjen e pastaj më vonë, në ‘93-shin, ‘94-ën, jam shpërngulur në Tiranë me punë dhe pastaj në ‘98 jam vendosur edhe me familjen.

Familja ime përbëhej nga prindërit, Musai (babai), Menduia (nëna), ne jemi 4 vëllezër. Unë e quaj veten fatlum që mbaj mbiemrin Kabashi. Më tepër në familjen time ka qenë tendenca për t’i shkolluar familjarët, ndoshta dhe nga mentaliteti i tim eti. Gjithë tendenca e tij gati ishte bërë gjenetikë, që 4 djemve të tij t’i jepte arsim të lartë.

Ai kishte pikësynime që të kishte dhe një vajzë dhe një nga pikësynimet ishte që vajza të mbante edhe emrin e së ëmës, e cila u nda shpejt nga jeta. Meqë deri tek i treti nuk qëllonte që të kishte vajzë, atëherë vendosi të bënte një kompromis dhe emrin e së ëmës vendosi t’ia ngjiste djalit të tretë. Unë kam emrin e Mirushes, gjyshes sime. Daja ishte zotërues i 6 gjuhëve të huaja, ka qenë ndër studentët e preferuar të Fullz-it. Sot një shkollë mban emrin e tij, “Hysen Çela”. “Liza në botën e çudirave” ka qenë përkthim i dajës.

Madje, ky horizont intelektual i kushtoi 25 vite burg si spiun i amerikanëve në atë kohë. Natyrisht, edhe familja ka pasur pasoja. Më pëlqente të shikoja filma shumë, pata shkruar ndonjë poezi, qeshë aktivizuar në shkollën 7-vjeçare “Ramadan Kalasi”, por ajo që i dha drejtim ishin dy rrethana. Rrethana e parë qe tamam kur isha në vitin e tretë të gjimnazit, u vu një pjesë teatrore dhe unë u inkuadrova krejt rastësisht në këtë grup artistik.

Ishte pjesa “Qielli i Kuq” i Tefik Çaushit. M’u dha po rastësisht roli i një kuestori në këtë konkurrim si një interpretues. Patën shkruar dhe gazetat që ky djalë ka një aftësi në këtë drejtim. Në vitin e katërt, në një konkurrim pata rolin e Adhamudhit. Gjergj Vlashi, një emër jashtëzakonisht i nderuar, qe ofruar që në gjimnaz të merrja pjesë me estradën, por nuk qe që përbënte ndonjë dëshirë të madhe timen”.

ÇFARË E SHTYU TË BËHEJ AKTOR

“Pasioni im ishte inxhinieria elektrike, domethënë në vijueshmërinë e profesionit të tim eti. Im atë kishte mbaruar shkollën amerikane për hidroenergjetike. Anglishtja më pëlqente, gjithashtu dhe fizika në mënyrë të veçantë shumë, por mundësia që unë të shkollohesha ishte vetëm 1: Të bëhesha aktor! Sepse unë isha djali i tretë i kësaj familjeje dhe dy vëllezërit e mi i kishin mbaruar shkollat e larta. Njëri për kimi industriale dhe i dyti për matematikë

Në atë kohë qe një kinezëri, një nga këto absurditetet Filmat i shikonim nga një karabina që shikonim ekranin e kinemasë verore. Më pëlqente të shikoja, por nuk e shikoja vetveten. I rritur në një familje patriarkale, unë kisha goxha komplekse, nuk isha natyrë e hapur. I shikoja gati me një kompleks inferioriteti ato që merreshin me art, apo që dilnin në skenë. Ish-drejtori i gjimnazit kaloi shef i Seksionit të Arsimit, Remzi Tivari, një burrë shumë i nderuar, dhe ai nguli këmbë më tha: Duhet të shkosh të konkurrosh! Unë nuk shkova në konkurs, prapë me idenë se ndoshta do të zgjidhesha në kërkesat që kisha bërë për fizikë dhe inxhinieri elektrike.

Nuk u paraqita në fazën e parë të konkursit që ishte për aktrim dhe atëherë ai e mori vesh dhe nguli këmbë, si dhe influencoi në ministri që të merrja pjesë te të prapambeturit. Krejt i vetëm kam ardhur në Teatrin Kombëtar, aty ishin korifenjtë e artit skenik dhe m’u duk sikur shkoi mirë konkursi. Shkova në shtator në shkollë, atë vit u hap për herë të parë Instituti i Lartë i Arteve dhe s’më harrohet, sapo ishte vendosur dekan i fakultetit tonë Kujtim Spahivogli dhe më tha: Nuk keni fituar! Zbrita poshtë, kur dëgjoj: O durrsak, o durrsak të më falësh! Kam ngatërruar listën, ke fituar. U hap drita jeshile për të vazhduar diku që më dukej shumë lart. Profesionet artistike nuk mësohen mbi bazën e librave, por vidhen. Kam dal si një student i dyshimtë nëse mund ta bëja këtë punë ose jo”.

PERSEKUTIMI



“Unë pata fatin të emërohem në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, që në hapat e parë pas përfundimit të Akademisë. Te teatri i Durrësit, një teatër i cili kishte një eksperiencë shumë të mirë, disiplina artistike dhe përkushtimi qenë ndër elementet e para që unë mësova në profesionin tonë dhe këto janë themelet mbi të cilat duhet ndërtuar puna e një artisti në teatër dhe më pas dhe në film, sedra artistike. Impakti i parë me kamerën ka qenë i vonuar, ka qenë i vështirë.. Edhe pse pata një start goxha të mirë, roli im i parë në teatër ka qenë “Klestakovi”, komedia e famshme e regjisorit Gogoli.

Kjo përballje e parë ishte me dy presa, po të dështoja, gati do të më mbysnin, por në të kundërt do të më hapeshin portat dhe kështu ndodhi. Qe e suksesshme dhe m’u hapën rrugët, por në Plenumin e ‘74-ës, meqë unë kisha disa probleme, siç ju thashë me dajën dhe babai im që kishte mbaruar shkollën amerikane, një dajë tjetër më përpara i pushkatuar pa gjyq në rrethana mafioze, kështu jo vetëm që s’u lejova të xhiroja, por m’u pezullua dhe e drejta për të luajtur në teatër. Kam punuar vetëm për arsye biografike dy vjet në hek urudhë.

Gati-gati i hoqa të gjitha shpresat, rashë pre e asaj që ëndrra e teatrit m’u mbyll dhe atëherë duhet të luftoja për mbijetesë. U regjistrova në një shkollë teknike, ndërroja papuçet në hekurudhën e Durrësit të lokomotivave. E fillova me bukën e mëngjesit, çohesha çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të shkuar në punë”.

SI I SHPËTOI PERSEKUTIMIT

“Qe një fat i jashtëzakonshëm që dikush nga këta që kishte peshë tha një fjalë të mirë: Po ç’ka bërë ai vetë? – Jo ai vetë s’ka bërë asgjë, por në biografi nuk ka shënuar një gjë. Unë e pata maskuar atë sikur nuk e dija për një dajë të pushkatuar. Në fakt unë e dija, por nuk e kisha shënuar vetë, pasi ata e kishin zhdukur pa lindur unë. Dhe ai tha një fjalë të mirë: Nëse ky vetë nuk ka bërë ndonjë gjë, atëherë ne e rikthejmë. Ai kishte parë një komedi, ‘Kartela e Verdhë’, e cila pat bërë namin. Dy herë i pati rënë rrotull Shqipërisë me një numër rekord, ndoshta ajo është shfaqja teatrore me numrin më të madh të shfaqjeve, madje mund t’ia ketë kaluar dhe ‘Pallatit 176’. Dhe ai për fat e kishte parë këtë shfaqje dhe unë u riktheva duke bërë një jetë më normale”.

FILLIMET E KARRIERËS KINEMATOGRAFIKE

“Ndërkohë, në një pjesë teatrore me titullin “Koha e Komisarëve” që ne e patëm xhiruar nga skena në natyrë dhe këtë e pati bërë Radio Televizioni Shqiptar kisha një minirol të një spiuni, Zariku, ai duket krijoi tek Ylli Pepo, drejtor i televizionit në atë kohë, një impresion pozitiv. Kur unë rifillova punë në teatër në ‘98-ën, ai e kishte mbajtur mend këtë gjë dhe nga kjo ai këmbënguli që të më bënte dhe mua kinoprovë. ‘Emblema e Dikurshme’ qe një film serial televiziv, fitova kinoprovën dhe iu shtrova një pune shumë profesionale për ta realizuar. Ishte një shans i jashtëzakonshëm për mua. Sa të kem jetë, do t’i jem mirënjohës Pepos, i cili këmbënguli pavarësisht problematikës biografike që unë kisha. Por duke qenë që roli që unë kisha ishte negativ, sepse në atë kohë pozitivët duhet të ishin të kujdesshëm, pasi duhet të kishin një biografi sa më të pastër, më dha një mundësi që unë të startoj me rolin negativ”.

KONCERT NË VITIN 1936

“Ka qenë pothuajse gati paralelisht mundësia e dytë që m’u dha mua. Sajmir Kumbaro, kur m’u afrua, më tha se ishte dhe një rol që nuk ia kishin preferuar aktorët e tjerë, rolin e Toger Shazivarit. Megjithatë, bëri një kinoprovë, duket se i pëlqeu dhe ndaj insistoi pranë Komitetit të Partisë së Durrësit dhe m’u dha mundësia që të impenjohesha në kastën e aktorëve. Ishin mundësitë e para dhe impenjimi im ishte maksimal, ndaj edhe gjykova që ta bëjë gagaç. Pata shumë rezistencë nga Saimiri dhe unë e mirëkuptova pasi kishte frikë se mos merrte tendenca të një interpretimi të jashtëm dhe pak vulgar.

Unë u përpoqa ta bindja se shiko e kam të mbështetur dhe arrita t’ia dal. Unë e quaj veten me fat që kam marrë pjesë në një film që i ka rezistuar kohës dhe ka treguar që për Sajmirin është më i miri dhe për kinematografinë shqiptare është një ndër më të mirët. Direkt pasi u xhirua filmi “Koncert në vitin 1936”, qenë disa instanca shtetërore që folën. Një moment që është kardinal në karrierën time, është një Plenum i zakonshëm, ku në atë Plenum u diskutua edhe për kinematografinë.

Krejt çuditërisht, Enver Hoxha ka ndaluar në një moment dhe paska thënë se vërtet që ne kemi aktorë që krijojnë plejadën e korifenjve të aktorëve të kinematografisë dhe teatrit, por kemi dhe të rinj të talentuar që premtojnë se do ta marrin këtë stafetë. Dhe ka folur për Robert Ndrenikën, i cili për hir të së vërtetës ishte në një pozicion të vështirë biografik në atë kohë. Në mbledhje, Enver Hoxha paska bërë dhe pyetjen: Po ai gagaç është që i merret goja në filmin “Koncert në vitin 1936” I thanë: Jo! Jo! ‘Po se e kam parë dhe tek ‘Emblema e Dikurshme’. Në atë kohë, të gjithë filmat do të kalonin në censurën e të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike. Kështu që përmendja e emrave tanë, ne na krijoi atë lehtësi për të qenë në aktivitete të tjera artistike dhe nëpër filma të tjerë”.

DORA E NGROHTË

“Është falë gjerësisë dhe i madhështisë së aktorëve të plejadës shqiptare dhe pa dyshim njëri prej tyre është, Sandër Prosi. Në atë periudhë, materialet e filmit shiheshin vetëm nga këto, regjisori, operatori dhe shiheshin në kinema të veçantë. Nuk harroj pasi kishim bërë revizionimin e materialeve, Sandri më fut krahun dhe më thotë: E di që e ke shumë të mirë personazhin e atij hajdutit, po pse nuk e ke thënë në fundin e skenës ‘bisht qeni do mbetesh’, por i thua që ‘prapë në burg do përfundosh’.

I thashë: Profesor, po kështu është teksti! ‘Po jo,- tha,- punë e madhe’. I thashë se ishte bërë kjo gjë tani. ‘I numërova rrokjet dhe në dublim mund të thuash bisht qeni do ngelesh’, më tha dhe ashtu ndodhi. Ai, në fakt, ishte dhe thelbi i atij sistemi, edhe ato që nuk kishin, do t’i krijonte nga një problem që ata të qëndronin nën trysninë e frikës se dale se kanë bërë diçka nga e kaluara dhe mjafton që të ruajmë ekzistencën. E them këtë gjë sepse ky film ka pasur nivelin më të lartë të shikueshmërisë në të gjithë kinematografinë shqiptare.

Basetat e personazhit Brahushi janë diskutuar dhe në Byronë Politike se ato baseta janë më të gjata. Sepse ata e kuptuan se personazhi u bë më tepër simpatik dhe jo antipatik. Mbase basetat ishin një model që mund të imitoheshin dhe jo në një model që të rinjtë të distancoheshin, prandaj tërhoqën vëmendjen për basetat e gjata të personazhit, gjë kjo që mund të bënte t’u riktheheshim xhirimeve. Kishte ndodhur që edhe për element kaq banal t’u riktheheshim xhirimeve, ku mund të prishej ana artistike. Por që në atë kohë as që nuk pyetej fare ana artistike”./Panorama.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Festivali i Filmit Polak “Visua” mbërrin në Shqipëri/ Prodhimet kinematografike polake ju ftojnë në CINEPLEXX TEG

Publikuar

-

Nga

cna lajme kulture

Një program i larmishëm i pret shikuesit, përfshirë prodhimet më të fundit polake, të njohura nga publiku polak dhe i huaj. Do të shfaqim për ju vepra të reja kinematografike dhe debutime të shkëlqyera, fituese të çmimeve kinematografike nga regjisorë puna e të cilëve njihet dhe vlerësohet në Poloni dhe në gjithë botën. Hyrja në të gjitha shfaqjet është falas.

Emigrimi ekonomik, mungesa e stabilitetit financiar, indiferenca emocionale janë temat kryesore të prodhimit të dytë kinematografik me metrazh të gjatë të Piotr Domaleëski, të titulluar “Sa më larg nga këtu”. Megjithëse, është ky një film rrugëtimi në të cilin personazhi kryesor nga një qytet i vogël niset e vetme për në Irlandë, rrjedha kryesore e ngjarjeve përqendrohet në udhëtimin emocional të Olës. Prodhimi i ri kinematografik i regjisorit të “Natës së heshtur” u vlerësua me çmimin për regjisorin Polityka Passport, çmime për debutimin në aktrim, skenarin dhe muzikën e kompozuar nga Hania Rani në festivalin Gdyniës.

Repertori gjithashtu përfshin filmin e Maciej Pieprzyca, “Ikar. Legenda e Mietek Kosz”, i cili fitoi Luanët e Argjendtë dhe çmimin për rolin kryesor të Daëid Ogrodnik në Festivalin e 44-të të Filmit Polak në Gdynia, dhe gjithashtu triumfoi në Eagles 2020 në kategorinë: zëri më i mirë dhe  muzika  më e mirë.  Skenari është frymëzuar nga ngjarje të vërteta, historia e një pianisti virtuoz të xhazit – Mietek Kosz. Pianisti fitoi Festivalin prestigjioz të Xhazit Montreux. Pavarësisht kësaj, këtij gjeniu të ardhur nga  provinca polake, karriera mahnitëse nuk i sjell lumturi.

Gjatë festivalit, do të shihni filmin e fundit të animuar të Mariusz Ëilczyński “Vrite dhe ik nga ky qytet”, fitues i çmimit kryesor në vitin 2020 në Festivalin e 45 -të të Filmit Polak në Gdynia. Filmi u realizua për 14 vjet dhe është filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit. Historia e një heroi i cili, duke ikur dëshpërimit pas humbjes së të dashurve të tij, fshihet në një vend të sigurt kujtimesh, ku koha ndalet dhe të gjithë të dashurit e tij jetojnë. Me kalimin e viteve, qyteti zhvillohet në imagjinatën e tij. Një ditë, mbërrijnë heronj dhe idhuj të paftuar nga fëmijëria, të njohur nga letërsia dhe karikaturat, të cilët janë përjetësisht të rinj në mendjet e brezave të ardhshëm. Kur heroi ynë zbulon se të gjithë janë plakur dhe rinia e përjetshme nuk ekziston, ai vendos të kthehet në jetën reale.



“Supernova” e Bartosz Kruhlik është një dramë që dëshmon se ndonjëherë ngjarje të parëndësishme zbulojnë të vërtetën jo vetëm për veten, por edhe për vendin në të cilin jetojmë. Një nënë dhe dy fëmijë goditen nga një makinë qeveritare, në një rrugë pranë një fshati të vogël. Oficerët e zbatimit të ligjit duhet të merren me kaosin në rritje, e vërteta u del nga duart, ndërsa banorët mblidhen si dëshmitarë dhe akuzues.

Për dashamirët e filmave dokumentarë, kemi përgatitur diçka shumë të veçantë. Jola, protagonistja e “Mësime dashurie” nga Małgorzata Goliszeëska dhe Katarzyna Mateja, për vite bëri vetëm atë që të tjerët prisnin prej saj. Si nënë e gjashtë fëmijëve dhe gruaja e një burri abuziv, ajo do të bënte çdo ditë grimin, vishte rrobat e saj shumëngjyrëshe dhe hiqej sikur çdo gjë ishte në rregull.  Megjithatë, një ditë diçka thyhet brenda saj – Jola gjen forcën të lërë burrin e saj dhe të fillojë të jetojë jetën. Ajo takohet me mikeshat e saj, vallëzon në Café Smile, shkruan poezi dhe këngë. Këndon për dashurinë – diçka që e ka ëndërruar gjithmonë, por nuk e ka përjetuar kurrë. Papritur, ajo takon Vojtek, i cili e trajton atë si një mbretëreshë.  A do të jetë ajo në gjendje të hapet dhe të përqafojë dashurinë për herë të parë?

Përveç filmave artistikë, programi përfshin gjithashtu një bllok filmash me metrazh të shkurtër nga studentët e Studio Munk. Midis etydeve, të tilla si “Fundi i sezonit” nga Stanisłaë Cuske dhe “Ondyn” nga Tomasza Śliëińskiego.

Të gjitha informacionet mund të gjenden në FB Polish Film Festival „Vistula” dhe në Instagram vistula_festival. Ju ftojmë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Fotografimi: Intrasigjensë e substancës njerëzore si antropologji/ Ekspozitë nga Edvin Çelo

Publikuar

-

Nga

Të fotografosh kohën është një mision që ka të bëjë me një proces të veçantë dhe me një rrugëtim të zgjatur për ta kthyer momentin e fiksuar nga një element temporal në një ndalesë evokuese, ku përmbajta fotografike vjen si nënshtresë e ri-tregimit përmes artit të vrojtimit.

Si në të gjitha udhëtimet e mëndjes, fotografi është një përcjellës i takimeve të para i cili transmeton vëzhgimin e tij përmes paralelesh kulturorë dhe rrugëtimit mbi shpatullat e një ecurie të traditës. Por jo gjithkush mbërrin në një destinacion për të transmetuar kohën e vet, pasi jo të gjithë kanë aftësinë ta paraqesin këtë akt të ndalimit të ekzistencës së materies përmes imazhit si një kohë e ndalur që kërkon të ndalojë cilësisht.

Edvin Çelo çan siparin në një shteg gati të puthitur tradicional si sistem referimi në gjuhën e fotografisë, duke udhëtuar përmes një procesi të zgjatur fotografimi për të risjellë në fokus më imtësor volumet përballë aparatit të tij. Ky është një manipulim teknik operacional mbi një grup portretesh; këta subjekte janë njerëz me ndikim dhe të klikuar në masë.

Moduli i zgjedhur i Çelos është një dritare efikase ku nëpërmjet një selektimi subjektiv gjejnë shpërfaqjen një seri personazhesh eklektike.

Zgjedhja e tij ngjan shpesh me një lloj tërheqje që jo gjithherë ka të bëjë me përmbajtjen, por me pëlqimin dhe mospëlqimin bazuar mbi një ekuacion kompleks emocional. Kur personazhi zgjidhet, Edvin Çelo operon nëpërmjet një moduli thellësisht rigoroz ku personazhi kryen udhëtimin e vet për të na zbuluar gjithë ndryshimet karakteriale të subjektit.

Çelo, me një ambicje të lartë artistike dhe duke njohur shumë mirë mundësitë teknike të zhanrit, bën zgjerimin e kërkimit të tij ngjashëm me një udhëtim stratigrafik, duke e zhveshur secilin individ nga formulat rutinë të manipulimit publik si përmbajtje, e duke e kaluar atë në një tjetër rrafsh, në përballje të drejtpërdrejtë me objektivin e tij zhbirues. Rishikimi i dritës nga Çelo në dendësi molekulare përjetohet në mendjen e artistit ngjashëm me një proces të rindërtimit nga e para të gjithçkaje. Fotografia vjen në fazën finale si një dialog me subjektin, thuajse si një zbardhje fjalë-për-fjalë marrë gjatë një interviste të mirëmenduar. Kjo qasje që ofron autori nxjerr në dritë me një fanatizëm artistik një mori procedurash rigoroze që nëpërmjet kërkimit dhe prekjes së tij bëhen të dukshme.

Çelo kryen një udhëtim fotografik që nga pikpamja e volumit të punës do i ngjante letërsisë konkrete si narrativë e rishikimit.



Cikli që përzgjedh Edvin Çelo gjendet në një perpetuum mobile duke tentuar një skanim të imtësishëm të kohës që autori qëllimisht e le të hapur si një projekt pa fund. Duke marrë këtë qëndrim Çelo krijon mundësinë që kjo rrjedhë në formën e vet të zhvillimit të humbasë skicën e programuar të aktit fotografik, dhe të transformohet në një element plotësues të një hartografie të mendjes krijuese të artistit, duke mohuar një ekspozim thjesht të traditës në favor të formës më të lartë klasike të vjeljes së portretit.

Projekti i Çelos bazohet mbi një kornizë të hapur të imazhit ku transi psikologjik bën udhëtimin e vet. Çelo nuk tenton vetëm zbulimin e dritës por ndjek psikozën e secilit personazh duke qenë vetë ata që, pas njëfarë kohe përballë aparatit, shtendosen dhe vetëofrohen për tu zbuluar përpara objektivit. Të gjithë subjektet zhvishen nën këtë optikë dhe shenjohen si volume grafike ku diferencën e bën antropologjia e formës direkte, pa lojën me efekte të ndriçimit të befasishëm e të ndryshueshëm.

Në portofolin e artistit gjejmë një volum krijimesh fotografike si mjeshtër i teknikave të vizatimit nëpërmjet dritës në të gjithë spektrin e saj dhe kapjes së gjendjeve tranzicionale të mbivendosura përforcuar edhe me referenca linguistike. Çelo njeh shumë mirë plan-vendosjen, dhe gravitacionin e elementeve kompozicionalë. Ai shpalos një shkathtësi që e tejkalon syrin e thjeshtë e të lirë të një fotografi duke mbërritur në një nivel artistik të një valence parësore.

Edvin Çelo ka një lidhje organike me fotografinë duke tejkaluar kërkesën formale që mediumi ofron, për shkak të vrojtimit të tij zhbirues që përkthehet në propozime alternative befasuese me një gjuhë vizuale të sprovuar dhe thellësi që braktisin realizmin në një kërkim pa fund për shpirtëroren.

Kurator: Vladimir Myrtezai – Grosha

 

 

LEXO TE PLOTE