LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dimri i madh i Lulzim Bashës

18 Korrik 2021, 09:29, Politikë CNA
Dimri i madh i Lulzim Bashës

Dje Lulzim Basha organizoi Kuvendin e tij të radhës për të kapur edhe më fort Partinë Demokratike, për të ndryshuar sekretariatin, për të konsoliduar kryesinë e saj ku shumicën e emrave do i ketë zgjedhur dhe emëruar ai.

Për të bërë disa përmbysje në Këshillin Kombëtar, për të larguar emra të cilët mund të sillnin shqetësime e kështu me radhë. Tashmë PD, nga dje është futur në dimrin e saj të madh.

Lulzim Basha do të ketë parpara një dimër të vështirë, duke tentuar që të përsëritë vetëm një fjali: Masakër zgjedhore, maskër zgjedhore!

Duke tentuar të thotë se zgjedhjet u vodhën, kur në fakt pasi u mbyllën kutitë e votimit ai shpalli fitoren. Kur në fakt ai në 2 muaj zgjedhje nuk bëri asnjë denoncim për vjedhje vote apo shit-blerjen e saj, kur në fakt ditën e hënë pasi u numëruan kutitë e para tha se po hapeshin bastionet e socialistëve dhe përmbysja do të fillonte pas pak.

Në fakt nuk ndodhi as përmbysja, as fitorja e Lulit, por thjesht dhe vetëm humbje të cilët Basha nuk e njeh kurrë, por tani e quan maskër elektorale.

Gjithësesi një gjë është e qartë, tashmë po vjen dimër i madh i Lulzim Bashës. Një dimër i vetmisë së madhe të tij, kjo për faktin se me artikulimin e tij të djeshëm se ishte i gatshëm të shtrinte dorën, por jo të kthente faqen për të sjellë opozitën në pushtet thjesht dhe vetëm na thotë se nuk është një lider, por është një njeri i mbyllur i vetmuar në egoizimin e tij, në pamençurinë e tij, në dështimin dhe kthimin e Partisë Demokratike nga një forcë qeverisëse, në forcë vasale të një aleati si LSI, për të cilën kurrë nuk thotë se janë të ndryshem pasi LSi është një forcë e majtë, por janë bashkë dhe kanë 730 mijë vota.

Në fakt Basha ka 630 mijë vota, ka jo pak por gati rreth 100 mijë vota nga rezultati i 2013 së bashku me aleatët.

Kjo është e vërteta e Lulzim Bashës, por mesa duket kjo e vërtetë nuk i hyn në sy, mjafton të justifikojë demokratët, t?i shtojë votave të tij ato të LSI-së, të justifikohet për një humbje dhe të vazhdojë të tentojë të ecë përpara me shpresën se do të fitojë zgjedhjet në mandatin e 3-të apo të 4-ërt. Rruga e nisur dje nuk është asgjë tjetër veçse një dimër i madh për Lulzim Bashën që nuk ka për t?i sjellë asgjë thjesht dhe vetëm humbjen e radhës, dështimin e radhës.

Ajo që do të ndryshojë do të jetë vetëm një gjë, siç u kthye Tomorr Alizoti për një karrige deputeti apo për të kapur ndonjë post në sekretariat, do të kthehet edhe ndonjë tjetër rrugës. Por shumica e shqiptarëve, vota masive popullore nuk shkon tek Lulzim Basha, jo sepse ka pesë apo 10 kritikë, por sepse janë me mijëra shqiptarë që nuk e besojnë Lulzim Bashën. Do ketë edhe deputetë fitues, pra ata të listës së tij që do e braktisin rrugës, nga kuvendi në parlament. E shikojnë si një personazh të korruptuar, e shikojnë si njeriun e skandaleve, e shikojnë si një instrument dhe vegël të Edi Ramës i cili investon që Luli të qendrojë në krye të PD sepse i garanton jetëgjatësinë kryeministrit.

Lulzim Basha është në dimrin e tij të vetmisë së madhe, jo sepse nuk e ka kthyer faqen, por sepse faqet e tij janë të nxirra nga shpullat e shqiptarëve, nga korruopsioni, paaftësia dhe mënyra sesi jo vetëm ka drejtuar opozitën por edhe qeverisjen e vendit kur ka qenë ministër apo kryetari bashkisë së Tiranës.

Qytetarët e kanë parë, e kanë prekur dhe e dinë mjaft mirë kush është Lulzim Basha, prandaj ai Kuvend izhvilluar dje ishte thjesht dhe vetëm një fasadë e neveritshme, ndoshta deri e pështirë edhe për shumicën e atyre që ishin në sallë, të cilët ndoshta nuk folën hapur por në komunikimet e tyre të ngushta thanë se ishte i turpshëm, i pavlerë dhe më skandsalozi i zhvilluar ndonjëherë në opozitë.

Prandaj duket mjaft e thjeshtë për tu kuptuar se Lulit po i vjen një dimër i madh dhe votat që iu shtuan në kuti duket se do i pakësohen. Jo se do ja heqin ata që e kritikojnë apo ata që nuk e duan në krye të PD, pasi më shumë nga të gjithë e do Edi Rama, por do të pakësohen sepse Lulzim Basha nuk di ta hapë PD, për shqiptarët, nuk di ta hapë PD për demokratët, nuk di ta hapë PD për ta sjellë në pushtet, por di vetëm ta mbajë atë peng për tu pasuruar ai dhe familjarët e tij sipas haraçit që i jep Edi Rama. Këto tashmë janë të privuara dhe të thëna shpesh.

Ndoshta dikush duhet tja kishte thënë edhe në Kuvend por nuk mundi. Dikush nuk do të djegë karrierën e tij politike, dikush tjetër ja shkruan dhe ja thotë.

E vërteta është një dhe vetëm një, edhe pse Lulzim Basha mund të dojë të fshihet pas gishtit, ai do të ngelet i dështuar me një Kuvend të turpshëm që dje ka ndezur sirenat e alarmit për humbjen në katër vitet që vijnë dhe kjo do të ishte edhe me katastrofike./CNA.al

Lajmet e fundit nga