Connect with Us

Banderolë gjigante në mes të Romës/ Becchetti reklamon fitoren ndaj Shqipërisë: Unë fitova

Aktualitet

Banderolë gjigante në mes të Romës/ Becchetti reklamon fitoren ndaj Shqipërisë: Unë fitova

Publikuar

-

Biznesmeni italian Francesco Becchetti i cili ka fituar gjyqin ndaj Shqipërisë e që duhet të marrë shifrën prej 140 milionë euro nga shteti shqiptar, dëshiron që të gjithë të dinë versionin e tij të historisë.

Për këtë fitore të tijën, biznesmeni italian Francesco Becchetti ka hapur një ‘sajt’ online të quajtur ‘parlo io’, në shqip ‘flas unë’.

Posteri për këtë ëeb online, është vendosur në Piazza di Spagna në Romë.

‘Unë quhem Francesco Becchetti. Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Une fitova.‘shkruhet në posterin gjigand, në të cilin shfaqet vetë Becchetti.

‘Në procedurën e arbitrazhit ndërmjet Francesco Becchetti dhe aplikantë të tjerë është Republika e Shqipërisë’ shkruhet në ëeb, teksa më poshtë Becchetti shkruan se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel ishin të qëllimshme dhe të motivuara nga qeveria Rama pas kritikave të bëra ndaj kësaj të fundit.-shkruan Lapsi.

‘Hetimet penale, të nisura nga prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel, ishin një ndërhyrje e qëllimshme në veprimtarinë e Agon Channel, motivuar nga kritikat e Agon Channel ndaj qeverisë Rama, të konsideruara afër konkurrentëve; se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama (EA) deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai duhet të fliste me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin ; se kishte të meta thelbësore në themel të akuzave mbi të cilat ishin bazuar hetimet penale; se investimet e Francesco Becchetti ishin shpronësuar në kundërshtim me nenin 5 të Traktatit Bilateral për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Itali – Shqipëri.

LEXO EDHE:  Skandali i CEZ/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

Në fund të webit online, Becchetti lejon qytetarët që ta pyesin për çdo gjë që kanë si pikëpyetje në kokë.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Strehimi i afganëve/ Kim me kongresmenen Slotkin, vlerësim të veçantë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar sot me kongresmenen Elissa Slotkin, ku në fokus të diskutimeve ka qënë strehimi i afganëve në Shqipëri.

Në postimin e saj ambasadorja shkruan se fakti që vendi jonë i ka mirëpritur afganët, meriton një vlerësim të veçantë.



“Kënaqësi të takohem me Rep.Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët e rrezikuar jashtë nga rreziku. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë për të qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit!”, shkruan Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Raporti nga Freedom House për lirinë e shtypit/ Shqipëria e parafundit në rajon

LEXO EDHE:  Situata nga koronavirusi/ BE mbyll dyert për shqiptarët  

Kujtojmë që Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hapja e shkollave/ Tomini: Mund të ketë rritje të rasteve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Rreziku nga varianti “Delta”/ Tomini qetëson qytetarët: Situata nën kontroll, s’kemi asnjë rast të konfirmuar

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka deklaruar se hapja e shkollave mund të sjellë edhe rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në vend.

Për Abc news, Tomini tha se është e pritshme që rifillimi i mësimit dhe grumbullimi i nxënësve do të sjellë tendencë rritëse të rasteve me Covid-19.

“Ky fakt e lehtëson më shumë se zinxhiri i transmetimit midis mësuesve që janë të detyruar të vaksinohen, mbetet hallka e nxënësve. Disa hallka pavarësisht rritjes së pozitivitetit kemi përballje qoftë për shtrimet, por edhe strukturat spitalore. Të gjitha gjasat janë që mund të kemi një trend më të rritur me grumbullimet. Por gjithçka është dinamike, do të vlerësohet hap pas hapi duke zbatuar protokollet. Vjeshtë-dimër do të ketë tendecë rritje”, është shprehur shpreh ajo.

Përsa u përket arsimtarë që janë në kategorinë e vaksinimit të detyruar, Tomini tha se me hapjen e shkollave ata duhet të tregojnë edhe certifikatën që vërteton se kanë marrë vaksinën.

LEXO EDHE:  Skandali i CEZ/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

LEXO EDHE:  A mbërrin flaka e Iranit në Shqipëri?/ Ish kreu i SHISH tregon se çfarë mund të ndodhë pas kërcënimeve



“Detyrimi ligjor ose urdhri për të paraqitur certifikatën bazohet në ligjin për sëmundjet infektive. Por sa sa i përket urdhrit të mësuesve del në vijim që data 27 përkon me fillimin e mësimit, përkon edhe me ligjërimin e një detyrimi të tillë për të paraqitur certifikatën. Tek individët që e kanë kaluar aplikimi i një vaksine nxit një mbrojtje më të fortë”, tha ajo.

Tomini shtoi më tej se në rast të agravimit të situatës janë në gatishmëri për të rihapur spitalet e tjera Covid.

“Janë duke u monitoruar të gjithë indikatorët duke vlerësuar faktin e një disporporcioni mes rasteve që shtrohen në spital deh rasteve të reja ditore. Plani për një rritje të mëtejshme, kapacitetet spitalore janë të plota. Spitali COVID 4 është në gatishmëri”, thotë Tomini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vishaj thirrje Llallës: Vetë na i mësove peshqit e mëdhenj, dil dhe trego kush janë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Avokati Saimir Visha i bëri thirrje ish-kryeprokurorit që të dalë e të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj për të cilët, kur ishte në detyrë thënë se kishte dosje që do të përmbysnin situatën në vend.

“Le të flasë sot për peshqit e mëdhenj. Le të flasë sot çfarë ka ndodhur në jetën e tij profesionale si kryeprokuror. Peshqit e mëdhenj na i mësoi Llalla, le dalë të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj që ka pasur në dosje. Nëse është i ndërgjegjshëm të shkojë të dorëzohet”, tha avokati.

Avokati tha se Llalla, si një ish-zyrtar i drejtësisë duhet të zbatojë vendimin e sotëm të gjykatës që ishte i formës së prerë dhe nëse fshihet është i vetëdijshëm se është fajtor.

LEXO EDHE:  Shifrat e frikshme të FMN/ Shqiptarët në kushte mbijetese

LEXO EDHE:  Hendeku në arsim/ 30-vjeçarët e Shqipërisë më të pashkolluarit në Europë



Z. Visha tha për Euronews Albania se vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një moment historik, pasi vetë gjyqtarët e prokurorët treguan se reforma në drejtësi po funksionon teksa dënuan një ish-kryeprokuror.

Sipas tij, dënimi i një zyrtari të lartë do të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia, por ndëshkimi duhet të jetë i njëjtë edhe për zyrtarë të lartë që janë në detyrë përfshi edhe ministra.

Sot duhet duartrokitur një vendim, por problemi është se pandëshkueshmëria duhet të sundojë në çdo sferë. Duhet të presim që kambanat të bien edhe për ministrat e ish-ministra për të pasur respekt për reformën në drejtësi”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE