LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vodhe Partinë Demokratike”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Je një dështak

17 Korrik 2021, 11:40, Politikë CNA

Partia Demokratike po zhvillon sot Kuvendin Kombëtar.

Kuvendi u hap me fjalën e kreut të PD, Lulzim Bash, i  cili vijoi të flasë për beteja ?imagjinare?, për masakër zgjedhore e të tjera si këto. Më pas Kuvendi Kombëtar i PD miratoi ndryshimet në Statutin e Partisë, që janë të gjitha propozime të kreut Lulzim Basha. Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve.

Por, një detaj që bie në sy, nëse shikon videon live në faqen zyrtare të PD dhe faqen e Lulzim Bashës, janë komentet që i kanë bërë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Demokratët kanë shpëthyer në kritika dhe akzua të forta në drejtim të Bashës, të cilin e akuzojnë se ka ?vjedhur PD-në?.

?Basha vodhi PD?-shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Jeni duke ecur në rrugën e Enverit?.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan ?Kam kontribute më shum se disa që rrahin gjoksin ketu me servilizëm dhe s’kam përfituar asnje qindarke nga kontributi shum vjeçar. Si unë ka shumë! Vazhdoni mirë e keni !?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Mos kërkoni zgjedhjet e Rames kur ju vidhni apo deformoni votën në shtëpinë tuaj?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Ju jeni të marrë fund do mësoni ma keq se LSI?.

?Partia Demokratike dikur ka qene shprese e shqiptarëve, nga momenti që more ti drejtimin u kthye në zhgenjimin e Shqipetarve. Je thjesht nje dështak që nuk e pranon dot.…?-shkruan një tjetër qytetar./CNA.al

Lajmet e fundit nga