LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Varianti Delta i Covid/ Alimehmeti: Rastësi nëse s’ka hyrë në Shqipëri, ja simptomat që shfaq

17 Korrik 2021, 17:06, Lifestyle CNA
Varianti Delta i Covid/ Alimehmeti: Rastësi nëse s’ka hyrë

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur mbi ecurinë e COVID-19 në vend, si dhe për variantet e shumta që janë në qarkullim.

Ai tha se numri aktual i infektimeve është tejet i ulët, ndërsa shtoi, se pritet shtim i infektimeve në muajt e vjeshtës.

Gjithashtu mjeku tha se varianti DELTA, edhe nëse nuk ndodhet aktualisht në vend, do të jetë i pranishëm në një moment të dytë.

Ai theksoi se simptomat që shfaq ky variant janë të ngjashme me viroza të tjera, ndaj sipas mjekut dhe përhapja e infeksionit është më e madhe.

?Varianti DELTA, është më ngjitës, 40% më i trasnmetueshëm, ka një klinikë më të butë. Bën që të maskohet me viroza të tjera. Bëhet më e rrallë temperatura, shumë më e rrallë humbja e shijes dhe e nuhatjes. Kjo është arsyeja që bëhet më i trasnmetueshëm se njeriu s?e kupton.
Në statistikat globale, nuk mblidhet numri i rasteve nga riinfektimet dhe vdekjet sepse numrat janë tepër të vogla. Tani, duhen dy doza me detyrim, efektiviteti bie. Eksperimenti më i dukshëm është Britania e Madhe. Atje ka mbi 30 mijë raste ditore, janë të hapur dhe që nga prilli thuhet se ka variantin DELTA. Ata që nga prilli e sot, e kanë mesataren nën mesatare.

Vaksinat njihen nga EMA, por vaksinat që nuk janë njohur. Ata që janë vaksinuar me vaksinën kineze, si është frika me variantin DELTA, sa dëm shkakton. Kemi 2 ndarje, botë perëndimore dhe Lindore. Ata ecin me parimin, e transperancës, ndërkohë bota Lindore mendon më ndryshe, ka shumë pak studime për vaksinat lindore. Kemi barrierë gjuhe me atje ku prodhohen këto vaksinat. Pfizer, AstraZeneca, kanë ulje vaksinimesh.

Ne na intereson fort shtrimi në spital dhe vdekja. Sa i përket vaksinës kineze, di që ka një universitet kinez për ta studiuar ndaj variantit DELTA dhe po presim raportet zyrtare të shtetit të Kilit. Sepse ajo është një shtet i pasur, ka qenë dimër atje. Nëse na vjen ndonjë përgjigje që s?na pëlqen duhet të mendojmë për doza shtesë ose jo?, tha Alimehemti në ?Kjo Javë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga