Connect with Us

Tërheqja e Bajden nga Afganistani, do shkaktojë krizën e re të refugjatëve në Evropë

Blog

Tërheqja e Bajden nga Afganistani, do shkaktojë krizën e re të refugjatëve në Evropë

Publikuar

-

Nga Elisabeth Braw “Foreign Policy”

Midis fundit të vitit 2019 dhe gjatë vitit 2020, në Bashkimin Evropian mbërritën 416.630 azilkërkues. Një numër sigurisht i madh, por që vështirë se mund të krahasohet me vitin 2015, kur mbërritën 1.2 milion azilkërkues. Natyrisht në atë periudhë, po ndodhte ajo që u quajt si kriza e refugjatëve.

Tani, Evropa po përballet me një krizë të re refugjatësh si rezultat i vendimit të presidentit amerikan Xho Bajden për të tërhequr forcat e SHBA-së nga Afganistani. Edhe aleatët ndërkombëtarë të Uashingtonit, nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të tërhiqen.

“Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin afgan. Është e drejta dhe përgjegjësia vetëm e popullit afgan që të vendosë për të ardhmen e tij, dhe mbi mënyrën sesi do që ta drejtojnë vendin”- deklaroi Bajden më 8 korrik, duke njoftuar se ushtria amerikane ishte në rrugën e duhur për të realizuar objektivin e saj:përfundimin e tërheqjes brenda datës 31 gusht.

Edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara nuk shkuan në Afganistan për të ndërtuar kombin afgan. Në fakt, për shumë qytetarë të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s ishte e paqartë se përse po dërgoheshin trupat e tyre atje.

Por për gati dy dekada, aleatë me madhësi të ndryshme si Gjermania dhe Estonia, kanë siguruar me besnikëri trupa për një luftë që quhet një përpjekje shumëkombëshe, por që është në fakt lufta e Uashingtonit. Gati çdo aleat i SHBA ka humbur ushtarë në këtë luftë. Por pikërisht sepse ka qenë lufta e Shteteve të Bashkuara, ishte ndoshta i papritur njoftimi i Bajden se ajo mbaroi. Tani, trupat aleate po tërhiqen së bashku me kolegët e tyre amerikanë.

Shumë afganë po migrojnë në vendet fqinje. Këtu përfshihen më shumë se 1.000 ushtarë afganë të cilët kanë ikur në Taxhikistan, duke e nxitur këtë të fundit të mobilizojë rezervistët për të patrulluar kufirin.

“Barra më e rëndë do të ndihet në vendet fqinje:Pakistan, Iran, Taxhikistan”- thotë Stefano Stefanini, një ish-ambasador i Italisë në NATO dhe ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit italian. “Por shumë refugjatë, me shumë kosto dhe me rreziqe, do të përpiqen të vijnë në Evropë. Mund të mos jetë rruga më e drejtpërdrejtë, por Italia, nëpërmes Libisë, do të jetë pika kryesore e zbarkimit. Pastaj shtegu i ri nga Hindu Kush do të funksionojë drejt veriut për të shkuar drejt Gjermanisë, Suedisë, Norvegjisë dhe Britanisë së Madhe”- shton ai.

Në vitin 2015, Gjermania dhe Suedia ishin dy vendet më të njohura për azilkërkuesit nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Edhe pse vendet pritëse kanë punuar shumë për t’i integruar azilkërkuesit, sfida është bërë më e vështirë nga fakti që shumë azilkërkues mbërritën vetëm. Në Suedi, më shumë se 35.000 azilkërkues që mbërritën në vitin 2015 u regjistruan si të mitur të pashoqëruar; 92 për qind e tyre ishin meshkuj dhe 2/3 afganë.

Afërsia e Evropës – në krahasim me Shtetet e Bashkuara – është sigurisht një arsye tjetër pse kaq shumë afganë janë shkuar atje. E njëjta gjë vlen për sirianët dhe irakianët, të cilët migruan atje kur Shteti Islamik pushtoi qytetet e tyre.

Siç e theksoi Stefanini “në NATO, aleatët evropianë ishin shumë pak entuziastë për largimin e pakushtëzuar nga Afganistani”. Pal Xhonson, kryetari i komitetit të mbrojtjes në parlamentin suedez, është po aq i shqetësuar nga pasojat e tërheqjes nga Afganistani.

LEXO EDHE:  Një krahasim/ A ishte 2020-a ndër vitet më të këqija të historisë?

Suedia po përpiqet tashmë të integrojë më shumë se 160.000 azilkërkues që mbërritën gjatë krizës së refugjatëve së vitit 2015, midis të tjerëve që erdhën në vitet pasuese.Nëse situata e sigurisë përkeqësohet më tej, kjo gjë mund të krijojë një situatë shumë të komplikuar për ne. Ne kemi tashmë mbi 60.000 shtetas afganë që jetojnë në Suedi, dhe ky numër është dyfishuar që nga viti 2015. Mijëra afganë kanë jetuar në Suedi në mënyrë të paligjshme, që kur kërkesat e tyre për azil u refuzuan nga Agjencia Suedeze e Migracionit”– thotë Xhonson.

Ndërsa shumica e refugjatëve janë duke respektuar ligjet, fatkeqësisht disa prej tyre kanë filluar të shfaqen në statistikat e krimit. 58 për qind e njerëzve të dënuar për përdhunime në Suedi midis viteve 2013-2018 kanë lindur në vende të tjera, dhe afganët janë kombësia e dytë më e zakonshme midis autorëve të këtyre krimeve pas suedezëve.

Sfidë nuk është vetëm strehimi dhe përkujdesja për qindra mijëra afganë që arrijnë me sukses në Evropë; por edhe trajtimi i atyre që nuk kualifikohen për azil. Gjatë viteve të fundit, vende të ndryshme evropiane kanë forcuar rregullat e tyre të azilit, duke ua vështirësuan marrjen e azilit refugjatëve nga Afganistani.

Për shembull në Danimarkë, 46 për qind e azilkërkuesve afganë u miratuan në vitin 2007; ndërkohë në vitin 2017, kjo shifër ra në 16 për qind. Kjo është shkalla më e ulët e pranimit në BE; Italia e ka më të lartën me më shumë se 90 për qind.

Por nga ana tjetër mbyllja e dyerve për shumicën e afganëve, do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Më 11 korrik, qeveria afgane njoftoi se nuk do të lejojë më rikthimin në vend të afganëve, që iu është refuzuar azili në BE.

Kjo qasje do të pengojë fluturimet e riatdhesimit nga BE. Por Suedia, Gjermania, Italia dhe të tjerët gjithashtu nuk mund të strehojnë një numër të madh të ardhurish të rinj. Madje edhe një rritje më pak sesa dramatike, do të forconte pozicionin tashmë të fortë të partive populiste që janë kundër emigracionit.

Në këto kushte duket se ekziston vetëm një rrugëdalje:që aleatët e Shteteve të Bashkuara të vendosin një mision të ri që të garantojë stabilitetin në Afganistan. Një mision i tillë do të duhej të drejtohej nga Mbretëria e Bashkuar.

Unë e pyeta për këtë mundësi gjeneralit në pension Riçard Barrons, që ka shërbyer në Afganistan, Irak dhe konflikte të tjera, para se të drejtonte Komandën e Forcave të Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar. “Kjo gjë nuk do të ndodhë. Nuk ka një presion publik për një mision të tillë. Ai do të ishte shumë i kushtueshëm, dhe do të ishte shumë i vështirë të ndërmerrej pa bashkëpunimin e plotë të Pakistanit me mjete logjistike”- thotë ai.

Në vend se të luftojnë për t’i mbajtur refugjatët në Afganistan, Barrons thotë se vendet evropiane do të përpiqen që t’i mbajnë ata larg Evropës. “Roli i vetëm luftarak i Evropës do të jetë përdorimi i burimeve të specializuara për të kontrolluar burimet e terrorizmit që lindin në Afganistan, që mund të kërcënojnë territorin dhe interesat evropiane. Kjo është një punë tipike e shërbimeve sekrete, forcave speciale dhe partnerëve afganë”-përfundoi ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Gratë e një fshati hungarez helmuan për vdekje 300 familjarët e tyre/ Kush janë “Engjëll-bërësit e Nagirevit”

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si “Engjëll-bërësit e Nagirevit”, Hungari, helmuan rreth 40 burra dhe fëmijë në fshatin e tyre të vogël. Megjithëse disa pretendojnë se ato vranë më shumë se 300 njerëz.

Të udhëhequr nga një mami e quajtur Suzana Fazekash, vejushat shkaktojnë ende sot debate midis historianëve. Disa i kanë cilësuar si të sëmura mendore, ndërsa të tjerët thonë se ato ishin të justifikuara në aktet që kryen. Atëherë, a ishin këto gra vrasëse të çmendura, apo të dëshpëruara për të shpëtuar nga marrëdhëniet e tyre toksike?

Të qenit një grua nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Por të qenit grua në Hungarinë e shekullit XX-të, ishte një Ferr i vërtetë. Zakonisht të martuara që në adoleshencë – ndonjëherë që në moshën 14 vjeçe – gratë nuk ishin të lira të zgjidhnin burrat e tyre.

Dhe duke parë që Hungaria ishte një vend katolik shumë i devotshëm, divorci ishte një tabu, pavarësisht nëse burri ishte një alkoolist, abuzues apo kurorëshkelës. Kishte shumë gra  që u përpoqën të jetonin dhe punonin duke pasur përreth këtë mjedis mbytës, përfshirë një mami të moshës së mesme të quajtur Suzana Fazekash, e cila midis viteve 1911-1921 kreu të paktën 10 aborte ilegale tek gratë e dëshpëruara të fshatit.

Fshati hungarez ishte ndërtuar duke u bazuar tek kultura Nagirev, një grup njerëzish që jetonin atje që nga Epoka e Bronzit. Fazekash u arrestua disa herë për këto operacione, por ndaj saj nuk u ngrit asnjë akuzë zyrtare.

Kjo pasi gjyqtarët ishin në atë kohë të vetëdijshëm mbi vështirësitë e mëdha financiare, në të cilat u gjendën shumë familje në prag të Luftës së Parë Botërore. Por Fazekash mund të ketë pasur një të kaluar edhe më të tmerrshme sesa kryerja e atyre aborteve.

Të dhënat tregojnë se ajo quhej ndryshe Julia, në kujtim të burrit të saj të ndjerë, Gyula, zhdukja e pashpjegueshme e të cilit, mbetet edhe sot e kësaj dite një mister. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, deri në 9 milionë burra nga ish-Perandoria Austro-Hungareze u dërguan në front, për të shërbyer për të ashtuquajturën “Aleanca Tripalëshe”, dhe numri i të vdekurve ishte tronditës.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Nagirev shërbeu si një kamp rus i të burgosurve të luftës. Shumë nga gratë e qytezës që u bënë “vejushat e luftës”, filluan të kishin lidhje sekrete me robërit. Por kur burrat e tyre u kthyen nga lufta, shumica e tyre ishin bërë të pavarura si në aspektin financiar ashtu edhe atë emocional, dhe nuk donin të riktheheshin në një jetë ku ato ishin të nënshtruara.

LEXO EDHE:  “Exit poll-et që nxorën Biden kryesues, kanë rënë”/ Kulluri: Jam pro Trump por gara është e ngushtë

LEXO EDHE:  Një krahasim/ A ishte 2020-a ndër vitet më të këqija të historisë?

Por divorci nuk ishte ende një opsion në vendin shumë fetar. Shumë nga gratë më të reja të fshati shkuan tek Fazekash për këshilla, dhe ajo thuhet se u përgjigj:”Nëse ka një problem, unë kam një zgjidhje të thjeshtë!”.

Dhe “zgjidhja” që u propozoi mamia ishte arseniku vdekjeprurës, edhe pse në atë kohë ishte një përbërës i zakonshëm në kozmetikë dhe mjekësi. Thuhet se ajo e testoi neurotoksinën tek një rivalja në një dashuri.



Kur pati sukses, Fazekash mendoi se kishte gjeti një skemë të përsosur të fitimit të parave. Në këmbim të një pagese të caktuar, ajo i premtoi grave t’i çlironte nga bashkëshortet e tyre abuzivë. Një tarifë, të cilën ishin të gatshme që ta paguanin shumë prej tyre.

Skema pati vërtet shumë sukses. Gratë nuk shkuan tek Fazekash për të blerë arsenik për të vrarë bashkëshortët e tyre. Ato nisën ta përdorin arsenikun edhe për të eliminuar prindërit e tyre me synim marrjen e pasurisë, rivalët e tyre në dashuri, madje edhe fëmijët e tyre.

Fazekash ishte në gjendje që ta mbante sekret këtë skemë makabre me ndihmën e Susi Olah, një grua që e helmoi burrin e saj kur ishte vetëm 18 vjeçe. Olah ishte ajo që plotësonte certifikatat e vdekjes të të gjitha viktimave të Engjëll-bërësve të Nagirev.

Por në fund gratë u zbuluan, edhe pse mënyra se si ndodhi kjo mbetet ende sot e paqartë. Pavarësisht se kush drejtoi gishtin e parë, Fazekash u etiketua në fund si drejtuese e rrjetit. Por kur policia shkoi që ta arrestojë, ajo kishte vdekur, pasi kishte konsumuar enkas një pjesë të arsenikut të saj për të shmangur ndjekjen penale.

Rreth 40 gra u akuzuan në atë rast për helmim të familjeve të tyre. Në fund, gati 40 kufoma u zhvarrosën, dhe të gjitha ato përmbanin sasi të mëdha arseniku. Por studimet e mëvonshme kanë sugjeruar, se në fakt nga helmimet u vranë 100-300 njerëz.

Tridhjetë e katër gra dhe një burrë – që të gjithë klientë të Fazekash – u arrestuan, u ndoqën penalisht dhe u dënuan për vrasje. 12 nga autorët u dënuan me burgim të përjetshëm. Ndërkohë 8 u dënuan me vdekje, nga të cilët vetëm 2 u ekzekutuan.

Gjithsesi, të gjitha ato vrasje e patën një efekt “pozitiv”. Në vitin 2005, Maria Gunia – e

cila ishte një vajzë e vogël kur babai i saj u thirr për të hetuar “Engjëll-bërësit e Nagyriv”,  përshkroi në një libër atë që ndodhi pasi u zhvarrosën trupat. “Sjellja e burrave ndaj grave të tyre u përmirësua dukshëm”- shkroi ajo.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista/ Stoltenberg:Pse përplasja SHBA-Francë nuk do ta përçajë NATO-n

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

“Foreign Policy”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, shprehet në një intervistë për “Foreign Policy” se një nga mësimet kryesore që duhet të nxjerrë aleanca nga misioni i saj 2-dekadësh në Afganistan, është se duhet të jetë gati për të përdorur sërish forcën ushtarake nëse sulmohet, për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar.

I pyetur mbi mosmarrëveshjen e fundit midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës mbi marrëveshjen për t`i shitur disa nëndetëse Australisë, Stoltenberg thekson se SHBA nuk duhet të zgjedhë midis ndërtimit të lidhjeve me aleatët e saj në Paqësor ose Atlantik.

Sa dëm mendoni se i ka shkaktuar NATO-s përplasja e fundit midis Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe? A është ai i riparueshëm?

Unë jam absolutisht i sigurt se ata aleatët do të dinë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, dhe se zënka e fundit nuk do ta dëmtojë apo dobësojë aleancën. Pasi është në interesin e aleatëve evropianë dhe aleatëve tanë në Amerikën e Veriut qëtë mbeten të bashkuar.

Kjo është në interesin tonë të sigurisë kombëtare. Një NATO e fortë, është diçka pozitive për Evropën, por edhe për Shtetet e Bashkuara. Mosmarrëveshje ka pasur edhe më parë. Ne kemi 30 vende anëtare. Sigurisht që ndonjëherë mes tyre ka mosmarrëveshje. Por historia na ka mësuar se aleatët tanë në NATO e njohin mirë vlerën e të qenit bashkë.

Presidenti amerikan Xho Bajden personalisht është shumë i përkushtuar ndaj NATO-s. Ai

e njeh shumë mirë aleancën,dhe ka dëshmuar një vullnet real për t`i rindërtuar partneritetet dhe aleancat. Nuk ekziston asnjë kontradiktë midis rindërtimit të aleancave, forcimit të NATO-s dhe në të njëjtën kohë ndërtimit të aleancave dhe partneriteteve të reja në rajonin e Azi-Paqësorit. Është e mundur që të bëhen të dyja në të njëjtën kohë. NATO gjithashtu ka vendosur të punojë më ngushtësisht me vendet e rajonit të Azi-Paqësorit.

Le të ndalemi tek Afganistani. 20 vjet luftë, 2 trilionë dollarë të shpenzuara, përfunduan me fitoren e talebanëve. Ligjvënësit amerikanë duan një hetim. A duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe NATO?

Edhe ne duhet të ngremë disa pyetje të vështira. Sigurisht që kishim nevojë të ishim të qartë dhe të sinqertë në lidhje me leksionet e nxjerra nga Afganistani. Po ashtu unë them se sakrificat që u bënë atje nuk ishin të kota. Ne shkuam në Afganistan për t’i dhënë fund përdorimit të tij si një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë.

Për 20 vjet, nuk ka pasur asnjë sulm terrorist kundër një aleati të NATO-s të organizuar apo planifikuar nga Afganistani. Ndërkohë, prania jonë ushtarake atje e ka ndihmuar gjithë bashkësinë ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, për të mbështetur përparimin social dhe ekonomik në Afganistan.

Ajo që po ndodh në Afganistan tani është një tragjedi për afganët, sidomos për gratë. Por

kjo nuk do të thotë se përpjekja jonë ishte e kotë. Ne arritëm shumë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ndihmuam në mbështetjen e përparimin social dhe ekonomik.



 A bëri NATO ndonjë gabim apo ndonjë llogaritje të gabuar gjatë misionit të saj të gjatë në Afganistan? Dhe a ka ndonjë leksion që duhet të mësojë?

Është ende herët që të arrijmë në përfundime të caktuara. Por unë mendoj se leksioni i parë është që ne duhet të jemi gati për ta përdorur sërish forcën ushtarake në rast se do të jetë e nevojshme. Unë isha kryeministër i Norvegjisë në vitin 2001, dhe të gjithë aleatët e mbështetën përdorimin e forcës ushtarake kundër terroristëve të Al Kaedës në Afganistan. Natyrisht, përdorimi i forcës do të jetë gjithmonë zgjidhja e fundit. Leksioni i dytë është se

LEXO EDHE:  Pse nuk po i takojmë dot alienët?/ Ja cilat janë 8 teoritë kryesore

LEXO EDHE:   Si vdiq Hitleri?/ Historia e vërtetë e ditëve të tij të fundit, dhe vetëvrasja në bunker

na është kujtuar edhe njëherë fakti, se është më e lehtë ta fillosh sesa të përfundosh një luftë.

Në asnjë moment nuk ishte i lehtë largimi nga Afganistani. Ne jemi përballur gjithnjë me dilema të vështira, siç ndodhi këtë verë kur aleatët vendosën t’i japin fund pranisë sonë ushtarake në Afganistan. Por ndërkohë kemi shënuar arritje të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit, duke mbështetur arsimin dhe progresin social dhe atë ekonomik.

Një leksion tjetër është se parandalimi është më i mirë sesa ndërhyrja. Sa më shumë që mund të bëjmë duke trajnuar forcat lokale, ndërtuar kapacitete lokale, mbështetur shtetet dhe udhëhequr ata të luftojnë vetë terrorizmin në vendin e tyre, aq më mirë do të jetë. Pasi vendosja e trupave dhe fillimi i operacioneve luftarake nuk është kurrë një opsion i lehtë, edhe pse ndonjëherë është i nevojshëm.

Sa të shqetësuar jeni për krizën humanitare dhe refugjatët në Afganistan? A do të bëhet sërish Afganistani një strehë e sigurt për grupet terroriste?

Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar që Afganistani të bëhet edhe një herë një terren përgatitor për grupet terroriste. Talebanët kanë premtuar se kjo nuk do të ndodhë. Dhe ne do të përdorim fuqinë që kemi – ekonomike, politike, diplomatike – mbi talebanët, për t’i detyruar ata që ta mbajnë këtë premtim.

Njëkohësisht, NATO ruan aftësitë për t’i goditur grupet terroriste nga distanca mbi horizont. Aleatët e NATO-s, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, e kanë treguar më parë se mund të godasin grupet terroriste pa pasur mijëra trupa në terren.

Le të kalojmë tani tek Rusia, e cila organizoi kohët e fundit stërvitjen më të madhe ushtarake në 4 dekadat e fundit, Zapad 2021, pranë kufijve të NATO-s. A përbën kjo stërvitje një kërcënim për NATO-n?

Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të menjëhershëm ndaj aleatëve të NATO-s. Por në të njëjtën kohë, ne jemi duke i monitoruar nga afër këto stërvitje të mëdha ushtarake ruse, dhe vazhdojmë që t’i bëjmë thirrje Rusisë që të jetë transparente, dhe t’i përmbahet rregullave të miratuara mbi transparencën dhe njoftimin mbi këto stërvitje ushtarake.

Këto stërvitje janë një model për dislokimet ushtarake ruse, por edhe një gatishmëri nga ana e Moskës për të përdorur forcën ushtarake, siç e pamë në Gjeorgji në vitin 2008 dhe në Ukrainë në vitin 2014, kur u aneksua në mënyrë të paligjshme Krimea, si dhe tek përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të destabilizuar Ukrainën Lindore.

NATO i është kundërpërgjigjur këtyre sjelljeve, duke zbatuar parimin e mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë. Ne e kemi trefishuar madhësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s. Për herë të parë në historinë tonë, ne kemi grupe beteje që gatshme për t’i përdorur për operacionet parandaluese, dhe të gjithë aleatët tani po investojnë më shumë për mbrojtjen.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Bajden vazhdon të distancohet nga aleatët, dhe të “ledhatojë” armiqtë e SHBA-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Michael R.Pompeo “Fox News”

Deklaratat e presidentit Xho Bajden të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishin skandaloze. Pse? Sepse Bajden tregoi edhe një herë dobësi. Ai po i distancon aleatët tanë, dhe po i lë rehat në punët e tyre armiqtë e SHBA-së.

Bajden deklaroi ndër të tjera gjatë fjalës të tij:”Ne po hapim një epokë të re të diplomacisë së palodhur, të përdorimit të ndihmës sonë të zhvillimit për të investuar në mënyra të reja të fuqizimit të njerëzve në të gjithë botën”.

Por ndërsa ne duhet ta vlerësojmë diplomacinë si një mekanizëm veprimi, një Amerikë e fortë, është ajo që do ta mundësojë këtë diplomaci, dhe jo premtimi mbi dollarët që burojnë nga taksat e amerikanëve.

Një politikë e fortë “Amerika e Para”, që i dha fund viteve të harxhimit të kotë të dollarëve amerikanë, në një përpjekje për të blerë paqe dhe bashkëpunim, solli rezultate të suksesshme në të gjithë globin gjatë administratës së Trump, me trajtimin e rreptë të kundërshtarëve dhe krijimin e marrëdhënieve më të mira me aleatët tanë, për t’i rritur këta të fundit në nivelin e partnerëve që ndajnë barrën e tyre në këto aleanca.

Ajo që do ta pengojë luftën është forca e Amerikës. Dobësia dhe potenciali për pagimin me   para të gatshme të armiqve tanë, siç bëmë me Iranin, vetëm sa nxit sulmet e tyre ndaj nesh.

Xho Bajden foli në OKB si të vinte nga një botë tjetër.

Ai nuk përmendi në asnjë moment dështimet e administratës së tij në Afganistan. Ndërkohë, theksoi gatishmërinë e Amerikës për të hyrë sërish në marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit, JCPOA, ndërsa në të njëjtën kohë ofroi një plan të mjegullt sesi do të parandalohet Irani që të pajiset me armë bërthamore.

Ai u fokusua veçanërisht tek ndryshimet klimatike, duke injoruar shumë nga sfidat e ngutshme të sigurisë dhe ato diplomatike, me të cilat po përballen aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Më e rëndësishmja:ai nuk arriti që të bënte paralajmërimet e duhura ndaj Kinës.

Presidenti Bajden deklaroi ndër të tjera se “ata që kryejnë akte terroriste kundër nesh, do të vazhdojnë të gjejnë tek Shtetet e Bashkuara një armik të vendosur”. Por veprimet e administratës së tij thonë të kundërtën.

Ai i tërhoqi trupat amerikane nga Afganistani pa asnjë kusht, duke iu dhënë talebanëve mundësinë e sundimit jo vetëm mbi Afganistan dhe njerëzit e tij, por edhe mbi shumë civilë amerikanë që kanë mbetur ende atje.

Duke lejuar që ky vend të bjerë në duart e talebanëve pa imponuar asnjë kosto, administrata e Bajden garantoi ringjalljen e Al Kaedës dhe ISIS-it. Dhe çfarë bëri administrata Bajden në kundërpërgjigje të sulmit terrorit në aeroportin e Kabulit, që ndër të tjera vrau 13 ushtarë amerikanë?

Ajo ndërmori një sulm me dron, që vrau vetëm disa civilë, përfshirë 7 fëmijë. Vendimet e nxituara të kësaj administrate në Afganistan, nuk përputhen me angazhimin e saj për të qenë një armike e vendosur e terroristëve.



Sa i përket Iranit, Bajden ushtroi sërish presion për të ringjallur marrëveshjen e dështuar bërthamore të vitit 2015. Administrata e tij, duket se synon të përsërisë gabimet e administratës Obama. Irani nuk e ka zbatuar asnjëherë JCPOA, dhe nuk do të ndalet para asgjëje në synimin e vet për të prodhuar armë bërthamore, në mënyrë që regjimi i tij dashakeq radikal islamik të shkaktojë shkatërrime të mëtejshme në të gjithë Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE:  “Exit poll-et që nxorën Biden kryesues, kanë rënë”/ Kulluri: Jam pro Trump por gara është e ngushtë

LEXO EDHE:   Si vdiq Hitleri?/ Historia e vërtetë e ditëve të tij të fundit, dhe vetëvrasja në bunker

Sigurimi i një rruge drejt zhvillimit të atyre armëve bërthamore, nuk duhet të jetë kurrë një përparësi e Shteteve të Bashkuara. Kjo është arsyeja pse administrata Trump zbatoi fushatën e saj të presionit maksimal kundër Iranit, ku ne nuk i ndihmojmë armiqtë tanë, përkundrazi i ndëshkojmë ata.

Por në vend se t’i rezistojë armiqve tanë, dhe të paraqesë para botës një udhëheqje të fortë amerikane në dritën e sfidave të panumërta me të cilat përballemi, presidenti Bajden zgjodhi të përqendrohej në fjalën e tij tek ndryshimet klimatike.

Ai pretendoi se bota po përballet me një “krizë klimatike që nuk njeh kufij” (një zgjedhje e dobët e fjalëve, duke pasur parasysh se kriza e vetme e pakufishme, me të cilën po përballen Shtetet e Bashkuara, është kriza e emigracionit që po shfaqet tani në kufirin tonë jugor).

Mos bëni gabim, duke e vënë në plan të parë klimën, dhe duke e vendosur Amerikën në vendin e fundit. Presidenti Bajden dëshiron që të jetë lider në shumë nga sfidat më të ngutshme të Amerikës ndaj ndryshimeve klimatike, duke vënë kësisoj në rrezik sigurinë amerikane dhe duke kërcënuar ta shkatërrojë ekonominë tonë, pasi ai nuk po i imponon asnjë kosto kundërshtarëve tanë, në veçanti Kinës, udhëheqësit e së cilës shqetësohen shumë pak për kërcënimin e ndryshimeve klimatike, një çështje që shqetëson më tepër elitat internacionaliste.

Dhe kjo na sjell sërish tek Kina. Ndoshta kërcënimi më i madh me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara tani, është Republika Popullore e Kinës, e udhëhequr nga sundimi autoritar i Partisë Komuniste Kineze.

Të thuash që SHBA-ja “nuk po synon të nisë një Luftë të re të Ftohtë”, është një deklaratë tepër e dobët për t’u bërë para udhëheqësve botërorë. Kina e sheh qartazi veten si kundërshtari ynë, dhe dëshiron që ta zhvendosë SHBA-në në skakierën globale.

Kinezët e kanë kuptuar mirë dobësinë e administratës Bajden, duke i rreshtuar autoritarët dhe diktatorët kundër pjesës tjetër të botës. Pekini është afruar shumë me Iranin dhe së fundmi me talebanët në Afganistan.

Kinezët kërcënojnë fqinjët e tyre, dhe zhytin vendet e botës së tretë në borxhe të thella, nëpërmjet premtimeve boshe për të kryer projekte masive në infrastrukturë. Dhe ata lejuan përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën, pa u ndëshkuar.

Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të punojmë me Kinën aty ku është e mundur. Por diplomacia efektive amerikane, mbështetet domosdoshmërisht tek forca dhe besueshmëria e SHBA-së.

Mjerisht, administrata aktuale duket se nuk shqetësohen për asnjërën nga të dyja.

Presidenti Bajden kishte të drejtë kur tha se bota ndodhet sot në një moment kritik, dhe se ajo ka nevojë për udhëheqje të fortë amerikane. Por për fatin e keq, kjo udhëheqje nuk u pa gjëkundi gjatë fjalimit të presidentit Bajden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./CNA.al

Shënim:Mike Pompeo, ish-Sekretar i Shtetit dhe ish-drejtor i CIA-sa.

LEXO TE PLOTE