LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i Edi Ramës me plehrat

17 Korrik 2021, 19:27, Opinione CNA
Raporti i Edi Ramës me plehrat

Nga Ilir Levonja

Poston Edi Rama një video duke mbledhur ca mbeturina dhe ju shqyheni. Si nuk e kuptuat një herë se vendi nuk ndreqet me broçkullat e Ramës. I thotë shoqëruesit që i shkon nga pas, hidh ca copra letrash aty, më jep një thes dhe më filmo kur unë t’i mbledh. Dhe i këpusin një postim në rrjete sociale me mbishkrime aq sa të habisin me këtë kollajllëkun. Se po ta vësh re me vëmendje, terreni sportiv nga të gjitha anët është kaq i pastër sa, askush nuk pyet se përse pikërisht aty afër Ramës ka mbeturina? Si është e mundur kur stafi apo ata që do presin Kryeministrin nuk i hoqën ato plehra më përpara? Për më tepër Rama që i mbledh mbeturinat pa dorashka.

Merreni me mend vet se çfarë lloj mbetjesh janë ato. Se të ishin si ato qeset nga një piknik, a bebelino, konserva, mjerë ai që ishte në krah të Ramës. Kush e ka pak atë sensin e qyetarit aktivist në pastrimin e ambjenteve do ngërdheshej. Po, ja ta marrim të mirëqënë se ato ato copra plastmasesh ishin aty? Çfarë, Kryeministrit i dhëmb ndotja e ambjenteve? Ndotja e qyteteve? Plehrat? Si i hani këto broçkulla turshi safi? Le të shkoj të mbledhi mbeturinat përgjatë lumenjëve. Shkumbinin po e hanë të gjallë shishet plastike. Erzenin mbetjet spitalore. Kë të kapësh? Madje edhe liqeni i Fierzës ka filluar nga pluskimet. Pastaj, kur është kaq i ndjeshëm, t’i bashkohet nismës së atyre djemve të Sarandës tek pastrojnë bregdetin deri në Ksamil nga gomat përdorura.

Ata janë heronjtë e vërtetë, jo ky zgafello. I cili i është qepur atij kryetarit të Bashkisë së Vlorës, e ka shpallur armik të partisë, armik të popullit, kulak. Mbledh ca qese që i ka hedhur vet vetëm për një batutë. Ja 3 minuta duhet për të pastruar një terren. Me një fjalë që kryetari i Bashkisë nuk punon. Dhe ju që shqyheni duke i thënë, o gjeni, o i madh, o perëndi. Dhe ajo që është më e trishtueshme, është fakti e kohës, energjive, fondeve të shpërdoruara etj. Por kurrë kush nuk e pyeti veten, po ky zgafello nuk ka asnjë faj kur e zgjodhi, e vuri e u tha votojeni iks apo ypsilonin? Sigurisht që ka. Ka dhe me shumicë. Po ai di si ta dredhi, si ta heqi vëmendjen nga fakti bazë. Shpall një armik të popullit dhe ju të gjithë si një kor majmunësh damkosni shënjestrën.

Vetë i la 8 vjet në pushtet dhe Shqipëria akoma është një kazan plehrash. Akoma periferitë tymosin nga djegia e gjallë. Tenderimet e plehrave janë mollë e ndalueme, asete të grupeve të të fortëve. Akoma me ca karrotreca nga lindja, me ca kazanë që dergjen kudo, llëre, lëfore, kocka, zorrë. Dhe ju që i jeni qepur Lelit të Vlorës sikur t’i ketë ai të gjitha. Kuptojeni një herë e mirë, nuk janë plehrat faji, por ai që bën sikur i mbledh.

13:15 Opinione

Boll me Lushnjen

Ilir Levonja Asgjë nuk më dhëmb më shumë se sa kur shoh skup...

Lajmet e fundit nga