Connect with Us

Pse pandemia shkakton gjendje të “trurit të mjegulluar”?

Shëndeti

Pse pandemia shkakton gjendje të “trurit të mjegulluar”?

Publikuar

-

Pandemia COVID-19 ka pasur, ndër të tjera, efekte të rëndësishme psikologjike dhe sociale në popullatë.

Studime të shumta kanë nxjerrë në pah ndikimin e saj në mirëqenien psikologjike të grupeve më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, studentët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD), ankth, depresion dhe stres. Pse?

Të harruarit e rutinës

Revista amerikane The Atlantic ka publikuar një artikull që trajton fenomenin e “harresës” gjatë pandemisë COVID-19.

Autorja tregon se një mik i saj ka pranuar se rutina e mëngjesit, që ka mbajtur për një dekadë – “zgjohu para orës 7, bëj dush, vishu, hyr në metro” – tani i duket e paimagjinueshme. Një mik tjetër i saj ka harruar se si ta lidhë kravatën. Një kolege e punës nuk është e sigurt se vogëlushi i saj e mban mend se si është të bësh pazare.

ShBA, studimi: Rreth 25% e pacientëve me COVID-19 përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Jen George, mësuese në qytetin Kejp Elizabet, ka thënë se humb gjithnjë e më shumë rrjedhën e mendimit në mes të një fjalie. Fëmija i saj, i cili është në klasën e tretë dhe për një kohë i ka ndjekur mësimet online, sot i harron librat, letrat dhe drekën në shtëpi.

Inny Ekeolu, studente 19-vjeçare nga Irlanda, ka thënë se ka harruar se si t’i bëjë gjërat që i ka bërë rregullisht – të tilla si nxjerrja e biletës në autobus.

Së voni, ajo ka hasur në fotografinë e një shoqeje të ngushtë, që nuk e ka parë që nga izolimi, dhe nuk ka mundur ta njohë.

“Njerëzit harrojnë shumë nga ajo që u ndodh dhe ne e bëjmë këtë shumë shpejt – pas 24 orëve të para. Truri ynë mëson shumë mirë gjëra të ndryshme dhe harron gjëra që nuk janë përparësi”, ka thënë Tina Franklin, një neuroshkencëtare nga Instituti Georgia Tech në Atlanta të SHBA-së.

Studiuesja e kujtesës, Catherine Loveday, e cila është profesoreshë e neuroshkencës në Universitetin Westminster, ka ndarë kërkimet e saj me BBC-në.

Sipas tyre, vetëm disa të anketuar kanë thënë se ndjejnë se kujtesa e tyre është përmirësuar, ndërsa 80 për qind e atyre që kanë marrë pjesë, kanë thënë se të paktën një aspekt i kujtesës së tyre është përkeqësuar.

Ndryshimi më i zakonshëm ka qenë të harruarit kur ka ndodhur një ngjarje apo incident – 55 për qind e njerëzve kanë thënë se u ka ndodhur një gjë e tillë.

Kjo sugjeron se pandemia ka ndikuar në perceptimin tonë të kohës – gjë që nuk është aspak e habitshme. Gama e aktiviteteve tona gjatë izolimit ka qenë shumë e kufizuar – takime në internet, shëtitje, televizion dhe një vakt tjetër në shtëpi. Ditët, javët, muajt janë bashkuar në një.

Kategoria tjetër më e zakonshme përfshin njerëzit që e kanë të vështirë të gjejnë fjalën e duhur në një fjali. Se pse harresa e fjalëve është rritur gjatë izolimit, nuk është e qartë, por thjesht mund të shpjegohet me faktin se shumë njerëz punojnë vetëm nga shtëpia ose të distancuar nga vendi i punës dhe kështu kanë pasur më pak mundësi të flasin personalisht me njerëz të tjerë.

Problemet e tjera në këtë fushë kanë të bëjnë edhe me të harruarit e asaj që u është thënë ose të asaj që kanë thënë se do ta bëjnë.

Një faktor dallues në këtë është gjinia. Gratë kanë thënë më shpesh se u është përkeqësuar kujtesa. Si mund të shpjegohet kjo? Ato duket se kanë përjetuar më shumë ndryshime negative në punë, në lidhjet e tyre dhe në përgjithësi kanë përjetuar më shumë stres. Kjo përshtatet edhe me studime të tjera që kanë treguar se gratë janë prekur më rëndë nga izolimi.

LEXO EDHE:  Borxhet e marra për pandeminë/ Rudina Hajdari: Po përdoren për fushatë

Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar

Distanca fizike dhe sociale dhe masat e sigurisë kanë ndikuar në marrëdhëniet midis njerëzve dhe perceptimin e tyre të ndjeshmërisë për të tjerët, thuhet në një hulumtim të kryer nga mjekët italianë: Valeria Saladino, Davide Algeri dhe Vincenzo Auriemma.

Studimet e mëparshme të epidemive, të tilla si SARS, Ebola, H1N1 dhe të pandemisë aktuale COVID-19 tregojnë se efektet psikologjike të infektimit dhe karantinës nuk janë të kufizuara vetëm në frikën nga infektimi.

Ekzistojnë disa elemente të lidhura me pandeminë, që prekin një pjesë më të madhe të popullsisë, të tilla si: ndarja nga të dashurit, humbja e lirisë, pasiguria nga përparimi i sëmundjes dhe ndjenja e pafuqisë. Këto aspekte mund të çojnë në pasoja dramatike, siç është rritja e numrit të vetëvrasjeve.

Një studim i kryer gjatë pandemisë COVID-19 ka zbuluar se fëmijët dhe të rinjtë rrezikojnë veçanërisht të shfaqin simptoma ankthi.

Studimi është kryer në 1.143 fëmijë italianë dhe spanjollë (të moshave 3-18 vjeç). Prindërit, në përgjithësi, kanë vënë re ndryshime emocionale në sjelljen e fëmijëve të tyre, gjatë karantinës: simptomat që shoqërohen me vështirësi në përqendrim (76.6 për qind), mërzi (52 për qind), nervozë (39 për qind), shqetësim (38.8 për qind), ndjenja të vetmisë (31.3 për qind).

Problemet ekonomike dhe ngadalësimi i aktivitetit ekonomik shoqërohen me simptoma të ankthit. Një sondazh online, i kryer te popullata e përgjithshme në Kinë, ka zbuluar se studentët kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë stres, ankth dhe depresion gjatë një pandemie, sesa të tjerët.

Covid-19/ Lajmet e fundit nga varianti anglez!

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë në një ngjarje për mirëqenien mendore se shërbimet e shëndetit mendor kanë vuajtur nga neglizhenca dhe investimet e pakta.

“Pandemia COVID-19 e ka përkeqësuar problemin. Miliona fëmijë nuk ndjekin shkollën, gjë që e rrit cenueshmërinë e tyre ndaj dhunës dhe stresit mendor”, ka thënë Guterres, për të shtuar se “mbështetja e mirëqenies mendore të fëmijëve duhet të jetë një përparësi”.

Mbështetja e rrethit

Punonjësit shëndetësorë janë një kategori e popullatës që preket veçanërisht nga stresi.

Në situata katastrofike, ata rrezikojnë të shfaqin simptoma si: stresi post-traumatik, rraskapitja fizike dhe emocionale, apo depersoni. Gjatë epidemisë së SARS-it, deri në 50 për qind e punonjësve të kujdesit shëndetësor kanë vuajtur nga stresi akut psikologjik, lodhja dhe stresi postraumatik.

Të dhënat e një ankete me 1.257 profesionistë shëndetësorë, që u kanë ndihmuar pacientëve në pavijonet e sëmundjes COVID-19, kanë treguar një përqindje të lartë depresioni (50 për qind), pastaj ankth (44.6 për qind), pagjumësi (34 për qind) dhe stres (71.5 për qind).

Gjithashtu, frika e vazhdueshme nga infektimi çon në mendime obsesive, duke rritur mbylljen e një personi dhe duke zvogëluar marrëdhëniet shoqërore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka punuar me partnerët, për të zhvilluar një sërë udhëzimesh dhe materialesh mbi aspektet e shëndetit mendor dhe mbështetjen psiko-sociale gjatë pandemisë COVID-19.

“Mos i quani ata ‘raste me COVID-19’, ‘viktima’, ‘familje me COVID-19’ ose ‘të sëmurë’. Ata janë ‘njerëz që kanë COVID-19’, ‘njerëz që janë duke u trajtuar për COVID-19’ ose ‘njerëz që po shërohen nga COVID-19’ dhe pasi të shërohen nga COVID-19, jeta e tyre do të vazhdojë dhe ata do t’i bëjnë punët e tyre, do të jetojnë me familjet dhe të dashurit e tyre”, thuhet në disa udhëzime të OBSH-së.(REL)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Nga Skënder Brataj/ Pse jo të gjithë personat që kalojnë sëmundjen e Covid-19, nuk zhvillojnë antitrupa?

Publikuar

-

Nga

Brataj nxjerr studimet e reja/ Ka shpresë kundër Covid

Nga Skënder Brataj

Një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), i botuar në Emerging Infetcious Diseases, tregon se jo të gjithë ata që shërohen nga Covid-19, janë në gjendje të zhvillojnë antitrupa të veçantë. Studiuesit hetuan arsyet, duke analizuar mostra të dhjetëra personave.

Covid-19, jo të gjithë zhvillojnë antitrupa pas shërimit.

Studimi amerikan tregoi se jo të gjithë zhvillojnë antitrupa specifikë pas shërimit, dhe u vu re që ndodhte në moshat 10 vjet më të reja.

Nuk zhvillojnë antitrupa ata persona që kanë infeksion me një ngarkesë virale të ulët.

Studimet serologjike u përqendruan në mungesën e antitrupave në gjak.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga virologu i Universitetit të Pensilvanisë Ëeimin Liu, studiuan 72 persona të shëruar dhe të rekrutuar në Universitetin e Alabama në Birmingham, Shtetet e Bashkuara. Nga grupi i kontrollit, vetëm dy persona nuk kishin simptoma: 13 shfaqën sëmundje të formës së lehtë, 48 shfaqën sëmundje të formës së mesme, ndërsa 9 prej tyre shfaqën sëmundje të formës së rëndë.



Kështu, studiuesit kryen testet ‘Elisa’, një test specifik i vërtetuar për antitrupat kundër proteinës Spike, në mostrat e plazmës të mbledhura në kohën e pranimit të tyre për tu bërë pjesë e studimit dhe vizitave të kontrollit herë pas here.  Rezultatet treguan se vetëm 46 nga 72 personat e testuar treguan se kishin  IgG, IgA (ose të dyja). Ndërsa 26 personat e tjer mbetën seronegativ dhe 36% e tyre nuk zhvilluan antitrupa.

LEXO EDHE:  “Kortizonikët kanë shtuar rastet me diabet”/ Mjeku Toti këshilla kolegëve

LEXO EDHE:  “Kortizonikët kanë shtuar rastet me diabet”/ Mjeku Toti këshilla kolegëve

-Interesant është fakti se personat që nuk kanë zhvilluar antitrupa ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se ata që i kanë zhvilluar në grupin e kontrollit.

-Nuk ka përgjigje sistemike të antitrupave në organizëm në personat me ngarkesa virale të ulëta të verifikuara nga tamponet nazofaringeale.

Varianti Delta, përveç faktit se është më infektiv, është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit.

Kjo është arsyeja pse do të bëhej dominues në një kohë kaq të shkurtër, sipas një studimi ndërkombëtar, të koordinuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe botuar në revistën Nature.

Sipas të dhënave, varianti Delta është  sot përgjegjës për rreth 90% të infeksioneve të reja në botë.

Përqindja rritet në mbi 99% të rasteve të diagnostikuar në Evropë. Për më tepër, testet laboratorike kanë treguar se mutacioni Delta infekton më shumë se të tjerët, sepse proteina Spike është më e aftë të lidhet me receptorët e qelizës, duke lejuar që virusi të replikohet më mirë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Manastirliu: Çertifikata e vaksinimit e detyrueshme

Publikuar

-

Nga

cna lajem shendetesi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, ju ka bërë apel të gjithë arsimtarëve që ende nuk janë vaksinuar, studentëve e pedagogëve, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën ndaj COVID19.

Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e çertifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.

“Duke filluar edhe nga dita e hënë, ne do të lëshojmë udhëzimin që do të ndiqet për të verifikuar ata që kanë kryer vaksinimin, duke filluar nga arsimtarët. Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nërpërmjet mekanizmave që do të ngrenë, të gjithë çertifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla dhe gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor edhe për studentët”, nënvizoi Manastirliu.



Alternativa e mungesës së çertifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm ose mësimi alternativ për studentët e pavaksinuar. “Për arsimatarë të cilët ende nuk e kanë kryer vaksinimin, do të duhet të paraqesin pranë institucioneve shkollore testin dhe të konfirmojnë që nuk janë të prekur nga COVID19 dhe kjo kërkesë do të jetë kërkesë e përjavshme. Nga ana tjetër, vetë universitetet do të organizojnë mësimin e alternuar për ata studentë të cilët nuk do të kenë kryer ende vaksinimin”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë ka bërë më dije se interesi i shtuar në muajt e hapur të vaksinimit nga pesoneli arsimtarëve, e ka çuar në mbi 80% vaksinimin e tyre me një dozë dhe mbi 60% me dy doza, duke paraqitur mbulesë të lartë vaksinale.

LEXO EDHE:  Kriza nga pandemia në SHBA/ Ekonomia u ngadalësua, por nuk u rrënua në fund të 2020

LEXO EDHE:  Pandemia më fatale te burrat/ Vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69%

“Në këto dy muaj kemi pasur një interes të shtuar sa i përket vaksinimit, edhe shihet që ka një interes të shtuar të studentëve. Përsa i përket arsimtarëve, janë mbi 80% e tyre që e kanë kryer dozën e parë të vaksinës, edhe mbi 60 përqind e tyre janë vaksinuar plotësisht, padyshim janë shifra inkurajuese”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,683,644 vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. Krahas pikave të përqëndruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

6 holluesit natyralë të gjakut që bëjnë “mrekulli” tek personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Njerëzit të cilët rrezikohen nga sulmet në zemër, goditjet në tru, për shkak të një ritmi të parregullt të zemrës, enëve të gjakut, ose sëmundjeve të zemrës shpesh marrin ilaçe për hollimin e gjakut.

Sipas Healthline, shumë vitamin, ushqime, barëra dhe erëza veprojnë si hollues natyralë të gjakut.

Sipas Medical News Today , ushqimet, erëzat dhe vitaminat që mund të veprojnë si hollues natyralë të gjakut dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të mpiksjes janë:

Shafran i Indisë

Kjo erëz e artë, aromatike përmban përbërësin aktiv, kurkumin, i cili ka veti anti-inflamatore dhe hollues të gjakut. Një studim i botuar në vitin 2012 sugjeron që marrja e një doze ditore të erëzave të shafranit të Indisë mund t’i ndihmojë njerëzit të mbajnë statusin antikoagulant të gjakut të tyre. Përdoreni atë në oriz ose si çaj.

Xhenxhefil

Kjo erëz anti-inflamatore mund të parandalojë koagulimin e gjakut, sipas Healthline. Ai përmban një acid natyral të quajtur salicil, i cili është përbërësi aktiv në aspirinë, gjithashtu një hollues i fuqishëm i gjakut. Përdorni xhenxhefil të freskët ose të tharë rregullisht në pjekje, gatim dhe lëngje.

Spec i kuq

Specat janë gjithashtu të lartë në salicilate dhe mund të veprojnë si agjentë të fuqishëm për hollimin e gjakut. Sipas Healthline , speci i kuq gjithashtu ka treguar se ul presionin e gjakut dhe zvogëlon dhimbjen.

LEXO EDHE:  Masat anti-Covid/ Brataj bën thirrje për hapje graduale

LEXO EDHE:  38.400 mijë doza nga AstraZeneca/ Manastirliu: Do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve

Vitamina E

Sipas WebMD , profesori i mjekësisë i Shkollës Mjekësore të Harvardit Robert J. Glynn thotë se vitamina E tregon premtim në parandalimin e mpiksjeve potencialisht vdekjeprurëse në pacientët me rrezik të lartë të cilët nuk përdorin hollues gjaku si ëarfarin.



Sipas Medical News vitamina E mund të merret nga këto ushqime:

-bajame

-vaj luledielli

-fara luledielli

-vaji i embrionit të grurit

-drithërat e plota

Disa studiues raportojnë se marrja e hudhrave pa erë, të tilla si ekstrakti i hudhrës së vjetër ose AGE, ndihmon në zvogëlimin e formimit të mpiksjes së gjakut. Dr Mattheë Budoff, një kardiolog UCLA, thotë se marrja e shtojcave AGE gjithashtu mund të ndryshojë ndërtimin e pllakës arteriale duke zvogëluar kështu rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru. Disa punime kërkimore të shkruara nga shkencëtarët gjermanë sugjerojnë se AGE mund të parandalojë ngurtësinë arteriale duke ruajtur fleksibilitetin e arterieve dhe duke rritur disponueshmërinë e oksidit nitrik, i cili relakson enët e gjakut dhe zvogëlon rrezikun për demencë dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Kanellë

Kjo erëz popullore, aromatike përmban kumarinë, një agjent i fuqishëm për hollimin e gjakut. Ëarfarin, ilaçi më i përdorur për hollimin e gjakut, rrjedh nga kumarina, sipas Medical Neës Today. Marrja e kanellës së pasur me kumarinë në baza afatgjata mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, prandaj përdoreni në sasi të vogla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE