LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pronarët e kokainës në liri/ Gazetari u nxjerr bojën Bledi Çuçit dhe Ardi Veliut

17 Korrik 2021, 08:03, Aktualitet CNA
Pronarët e kokainës në liri/ Gazetari u nxjerr bojën Bledi

Nga Elton Qyno

Për herë të parë, media në Shqipëri filloi të flasë dhe raportojë në mënyrë dinamike për trafikun trans-oqeanik të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri, pikërisht në dosjen ?Durda?.

Në mos gaboj në vitin 2000, policia dhe prokuroria, organizuan një operacion, duke arrestuar disa persona dhe një oficer të policisë gjyqësore, si njerëzit përgjegjës që mereshin me trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të Europës. Ky hetim u ndihmua shumë në atë periudhë dhe nga prokuroria Spanjolle.

Oficeri i arrestuar në atë periudhë ishte Sokol Koçiu, që tashmë ka përfunduar burgun dhe është i lirë. Ai tani është avokat dhe mbron kryesisht të drejtat e të burgosurve.

Por ama, në vitin 2001 ai ishte personi më i lakuar në gjykatë së bashku me Frederik Durdën, Arben Bërballën, Din Gjonaj dhe Vebi Hysën etj. Sipas prokurorisë së asaj kohe, ata ishin pjesë e një grupi kriminal që mori emrin në media si grupi ?Kokaina?.

Sot që unë po bëj këtë shkrim, po ju them se të gjithë këta persona të kësaj dosje penale, kanë përfunduar burgimin dhe disa prej tyre vijojnë të ruajnë shoqërinë mes njëri-tjetri.

Ku unë herë pas here i kam parë së bashku në lokalet e Tiranës, madje dhe i kam përshëndetur e takuar. Këtu s?ka asgjë të keqe, pasi atë dënim për fajin e kryer, këta zotërinj e kanë shlyer.

Ata u dënuan si grup kriminal dhe burgun e bënë sikur të ishin trafikantë të klasit ?A?.

Por pavarësisht se ky ishte rasti i parë i një tentativë për të trafikuar kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, kam kuptuar se pikërisht në këtë periudhë, nuk kishte një linjë solide dhe të sigurtë të trafikut të kokainës, nga vende kaq shumë larg Shqipërisë.

Gjatë ciklit kohor 2000 deri në 2012, Grupet Kriminale Shqiptare, më tepër fokusin e tyre e kanë patur tek heroina e Afganistanit, që e fusnin nëpërmjet linjës Turqi, Bullgari, Maqedoni dhe Shqipërisë, se sa e kishin tek kokaina e Amerikës së Jugut.

Për ta ky mall dhe ky treg, cilësohej deri në një farë kohe si i pakapshëm, për shkak të largësisë, mos pasjes së një baze në burimin qëndror, mos pasjes së informacionit se si kryhej trafiku i këtij malli, si kryhesh marëveshja me trafikantët Latinë dhe cili ishte pazari por dhe fitimi apo qoftë dhe risku i humbjes.

Ashtu si ai tregtari që shet patate dhe ja di hilet këtij tregu, ashtu edhe trafikantët ja dinë hilet kokainës, duke krijuar një probabilitet, të shpenzimeve operative dhe fitimit. Për trafikantët ky mall është me emrin e koduar ?Buka?. Kjo “Bukë” është djersa dhe mundi i tyre.

Trendi i ngritjes së linjës autonome të trafikut të kokainës, Ekuador-Shqipëri, apo Guajakil-Durrës, u fut në mënyrë sistematike gjatë vitit 2014 e në vazhdim. Gajtë kësaj periudhe shumë Shqiptarë shkuan në Amerikën Latine, aty ku është burimi i Kokainës dhe filluar të bëhen faktor, duke ngritur e kontrolluar linja të sigurta nga pika ?A?, që është nisja e deri në ?Finish?, që është mbëritja.

Qysh prej këtij viti e deri në situatën e ditëve të sotme, porti i Durrësit, është kthyer në pikën nevralgjike dhe më të domosdoshme të trafikantëve Shqiptarë, që meren me këtë mall të shtrenjtë. Ku vetëm 1 kg kokainë në tregun europian, kushton diku tek 35 deri në 40 mijë euro.

Por gjatë kësaj kohe, kam vërejtur në mënyrë dinamike se policia dhe prokuroria Shqiptare, janë të pazota, të ngathta ose të paafta ose realisht nuk duan të godasin, këto linja të trafikut të drogës.

E them këtë pasi në shumë raste ndjekja e linjës së trafikimit është shkëputur, duke e kapur ngarkesën që në kalatën e portit, sapo mallit zbret në tokë. Ndërkohë që të gjesh anëtarët dhe kokën e grupit, duhet ta lejosh, duhet ta ndjekësh më në thellësi të territorit.

Kur po mbushet gati 1 dekadë, Porti i Durrësit tashmë është kthyer në atraksionin kryesor të trafikantëve Shqiptarë që meren me kokainë. Por megjithëse, gjatë këtij 10-vjeçari janë arritur të kapen sasi të mjaftueshme kokaine, çuditërisht, nuk është goditur qoftë dhe 1 grup i vetëm që kryen trafikun e kokainës, nga Amerika Latine në Shqipëri.

Nuk kemi një rast që të kapen kokat. Megjithëse dihet që ata ndërtojnë në Tiranë, shëtisin me jahte, mbrohen nga bodigardë që janë efektivë të RENEA dhe batalionit Special të Ushtrisë, kanë resorte hotelëri në bregdetin e Gjipesë e kudo tjetër, kanë dashnore Miss-e dhe këngëtare të njohura.

Heqim rastin e grupit ?Xibraka?, që prokurorët Gjermanë erdhën me urgjencë në Shqipëri, duke i qëndruar mbi kokë për dy javë vëzhgimit të këtyre personave. Grup tjetër të goditur në Shqipëri nuk ka. Madje edhe ?Xibraka?, u godit por nuk u asgjësua. Pasi linja e tyre vijon të jetë active, më e fortë, e më solide në terenin tokësor dhe atë detar.

Sot trafikantët Shqiptarë janë bërë më të zgjuar, më konkurues dhe tepër dinamikë, më dhelparakë, dhe tepër diplomatë, duke futur në këtë biznes mjaft fitimprurës, zyrtarë të lartë policie, doganash dhe prokurorie. Është një biznes që gjeneron të ardhura pa hesap dhe dosmoszdo ka para për të gjithë, nëse linja qëndron e pavarur dhe solide, e paprekur, e virgjër.

Por kohët e fundit grupet kriminale Shqiptare, kanë filluar të ndjekin taktikën e trafikimit të kokainës me teorinë e ??Lënies së dobiçit në derë??.

Them kështu, pasi kokat e grupeve kriminale testojnë vigjilencën e policisë dhe autoriteteve të tjera hetuese, duke përdorur sasi të vogla kokaine, të cilat i fusin në kontinjerët e ngarkuar me banane dhe fruta të tjera ekzotike.

Ashtu si policia, ata kryejnë hetimet e veta, nëpërmjet njerëzve të tyre, që kanë në portet e Ekuadorit se kush nga kontinjerët është me destinacion Shqipërinë.

Të njëjtën skemë trafikantët e përdorin në portin e Mediteranias të Marokut, apo Pireut të Greqisë. Sot grupet Shqiptare, janë në gjëndje, që nëse drogën nuk arrijnë ta fusin në portin e Guajakylit, atë e fusin në Marok apo qoftë dhe në Pire.

Ndërkohë që të tjerë njerëz që kanë ekskluzivitetin e nxjerjes së drogës, grupet kriminale i kanë në Durrës.

Dhe këtë e bëjnë më së mirë me njerëzit punëtorë të rëmdomtë që punojnë në terminalet e porteve, aty ku shkarkohen dhe ngarkohen kontinjerët.

Kontinjerët e bananeve kanë një hapësirë të posaçme, ku janë të vendosur kondicionerët që shërbejnë për mbajtjen e një temperature të posaçme në hapësirën e brendshme, ku ndodhen arkat e bananeve.

Pikërisht këtë hapësirë shpesh herë trafikantët e përdorin për të futur sasi të mëdha të drogës, për ta transportuar nga Ekuadori në Shqipëri. Kjo është metoda e ??

Lënies së dobiçit në derë??. Them kështu pasi biznesmeni porositës i bananeve, nuk ka dijeni se çfarë i ngjitet në trupin e jashtëm kontinjerit, i cili ?fle? ditë e natë në portet e Guajakilit, Miditeranes, porteve të italisë dhe Pireut derisa mbërin në Shqipëri.

Të marin rastet e fundit të kapur në Durrës, ku babai i Arbër Çekaj, Selim Çekaj, apo dy pronarët e tjerë të ?Masabi Fruits? apo qoftë dhe kompania e Eduart Dautit, së fundit janë vënë në shenjestër se kanë kryer trafik droge.

Tani të bëjë trafik droge, e aq më tepër një plak mbi 65-vjeç i vetëm, këtë s?ta beson asnjë o vëlla. Selimi nuk ti sjell dot i vetëm 200 kile dhe as ti shpërndan dot i vetëm 200 kile.

Po kështu edhe Eduart Dauti, nuk ti sjellë dot i vetëm 11 kile nga Ekuadori, pa bashkëpunimin e minimumit 10 personave të tjerë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Eduarti apo qoftë dhe Selimi në fund të fundit mbajnë përgjegjësi për mallin që është brenda në kontejner, arkat me banane, të cilat pas kontrollit nga policia kanë rezultuar se janë të pastra. Ndërsa droga në shumë raste kapet në trupin e jashtëm të kontinjerit ose pikërisht fshihet në pjesën e vendit të kondicionerëve.

Kjo është fiks metoda e ??Lënies së dobiçit në derë??. Kjo pasi kontinjeri nuk i përket firmës importuese të bananeve por një kompanie tjetër që i jep me qëra këta kontinjerë.

Konjtinjeri ka një numër personal dhe para se të meret me qëra kontrollohet si jashtë dhe brenda nga ?Trust control?. Ku më pas lëshohet dhe çertifikata e sigurisë që nënkupton se është i pastër. Pasi ngarkohet me banane në portin e Guajakilit, kontinjeri i nënshtrohet skanerit dhe pasi del i pastër, më pas lihet sërisht në sheshin portual, në pritje të ngarkimit në anijë.

Tani, se çfarë mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe nga individë që janë punonjës të portit, të cilët nxjerin dhe fusin mall brenda kalatës portuale, kjo nuk dihet dhe kërkon hetim.

Por për këtë situatë nuk besoj të ketë informacion Selimi apo qoftë dhe Eduarti, se kush person i afrohet kontinjerit natën apo ditën dhe sa kile kokainë do instalohet në këtë kontinjer që do çajë me anije oqeanin dhe detet, për të ardhur në Shqipëri.

Dhe kjo gjë u vërtetua në vitin 2019 në portin e Durrësit, ku dy persona anonimë dhe të papërfillshëm, por që kishin akses të hynin dhe dilnin në port, ju afruan kontinjerit të kompanisë së Eduart Dautit dhe nxorën pakot me kokainë. Pakot dolën jashtë rregjimit të portit nga njerëzit e Gentian Malindit.

Megjithëse policia e kishte në ndjekje e sipër të gjithë operacionin, në fund doli se policia sabotoi këtë operacion, duke mos vijuar ndjekjen e personave, që morën pakot por që në fakt ato ishin të mbushura me oriz.

Në atë periudhë Eduart Dauti, që sot është në arrati dhe vëllai i tij që sot është në burg, nuk u arrestuan nga policia, megjithëse pakot me 137 kg kokainë (Oriz) ishin të vendosura në trupin e jashtëm të kontinjerit, ku Dauti kishte ngarkuar bananet.

Por tre ditë më parë e njëjta situatë e vitit 2019 është përsëritur në vitin 2021. Veçse sasia e kokainës së kapur në kontinjer ka qënë shumë e vogël, prej 11 kg.

Njëri nga vëllezërit arrestohet nga policia, ndërsa tjetri shpallet në kërkim. Nuk dua ti mbroj, por këtu ka diçka të dyshimtë, ka diçka që nuk shkon në unison të të provave për ti akuzuar si trafikantë dhe grup kriminal.

Edhe nëse skaneri konstaton prezencën e drogës, policia duhet ta mbajë në mbikqyrje me shërbime konkrete këtë kontinjer, derisa malli të dali nga porti dhe të shohë se ku do shkojë dhe kush do jetë njeriu që do mari mallin.

Por këta e këpusin qëllimisht çdo fije. Duke bërë të mundur që pronarët e vërtetë të kokainës dhe grupet që meren me këtë punë, të mos zbulohen kurrë në mënyrë që të vijojnë jetën dhe aktivitetin të qetë. Dauti, Selimi dhe këta dy pronarët e tjerë të ?Masabi Fruits?, kanë deklaruar në gjykatë e prokurori, se s?kanë dijeni se kush e fut drogën në trupin e jashtëm të kontinjerit.

Dhe kur s?kanë dijeni këta persona për këtë situatë, imagjino të ketë dijeni një punonjës rutinë i kompanive që këta biznesmenë përfaqësojnë.

Si Armando Pezaku për shembull, që po bën burgun, sikur të ishte njeriu kryesor që kishte orientuar të gjithë skemën e trafikut të 613 kg kokainë që erdhi në muajin Shkurt nga Guajakili në Durrës.

Armando Pezaku, s?ka bukë të hajë. Një hallexhi, shofer kamioni, jo i firmës së Arbër Çekaj, por një kompanie transporti, që i tha pronari ??shko e mer kontinjerin në port?, po qëndron në burg si pjesë e grupit kriminal që trafikoi 613 kg kokainë.

Prokuroria dhe gjykata e zhdëpën me vite burgim, vetëm e vetëm se duhet të ishin tre veta, që të formohej afeksionimi juridik i grupit kriminal.

Po koka e grupit këtu kush është? Tani këtu o kemi trafikantë të kalibrit të lartë, ose kemi biznesmenë që nën petkun e tregtisë së bananeve bëjnë tregtimin e një malli tjetër të paligjshëm, siç është Kokaina.

Ose nga ana tjetër kemi barbona pastaj, se s?ka mundësi. Por kjo e fundit nuk më korrespondon me realitetin.

Me atë realitet që përmend dhe mburret Bledi Çuçi.

Ministri i Brendshëm, këtë situatë të kapjes së sasive të kokainës në portin e Durrësit, e quan si një supersukses të policisë së tij, pasi sipas kreut të dikasterit, brenda 4 muajve në portin e Durrësit policia ka kapur 1 tonë drogë.

Mirë Çuçi që mburret se ja do zanati i politikës, por të mburet me të tijin, jo me të tjetrit. Pasi këto sasi kokaine ose i ka zbuluar skaneri ose partnerët strategjikë të Shqipërisë, siç janë Amerikanët dhe Italianët.

Të cilët kur duan të ndajnë ndonjë informacion me policinë Shqiptare, i pëshpërisin këtyre të fundit, ndonjë fjalë në vesh dhe i lenë porosi konkrete, se çfarë duhet të bëjnë.

Tani nëse Çuçi mburet me kapjen e 1 tonëve kokainë, atëherë neve s?na ngelet gjë tjetër vetëm të duartrokasim këtë sukses. Por nga ana tjetër rezervojmë të drejtën që ti bëjmë një pyetje konkrete ministrit Çuçi, se gjatë këtyre 4 muajve të kapjes së 1 tonë kokainë në Portin e Durrësit, sa grupe kriminale ka zbuluar dhe arrestuar Policia e Shtetit, që ai drejton së bashku me Ardi Veliun?

Tani s?na ngelet gjë tjetër veçse të presim përgjigjen?/CNA.al

Lajmet e fundit nga