Connect with Us

“PD duhet riformatuar”/ Mark Marku: Ja gabimi që na kushtoi shumë gjatë fushatës

Politikë

“PD duhet riformatuar”/ Mark Marku: Ja gabimi që na kushtoi shumë gjatë fushatës

Publikuar

-

Deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku ka komentuar sot rezultatin zhgënjyes të PD në zgjedhjet e 25 prillit

Marku thekson se Partia Demokratike duhet t’i nënshtrohet një rikonceptimi dhe rimodelimi të plotë, për t’u rikthyer sërish në pushtet.

Ai theksoi se PD në zgjedhje kishte një plan ekonomik mjaft të mirë, por kjo sipas tij nuk mjafton.

“Ideja e e rithemelimin s’është e imja, është tradicionale për partitë Evropiane. Rithemelimi si koncept është një akt riformatimi. Që të jesh jetëgjatë duhet të ndryshosh veten, t’i [përshtatesh rrethanave. Të sjellësh ide të reja, të hapesh. Si të tilla, kanë nevojë për momente transformimi të madh, që të gjejë një funksion të ri. Unë kisha guximin dhe shqetësimin për ta thënë. Partitë e mëdha, edhe kur janë të suksesshme, s’i shfaqen shoqërisë me një të njëjtën ofertë politike. Në rastin e komunikimit politik, çdo forcë politike duhet ta bëjë këtë një herë në 15 vite. Ju keni dëgjuar që republika e 5 e Italisë. Edhe shteti duhet rikonceptuar, sepse lind nevoja, sistemi konsumohet, bllokohet. Shteti duhet të rikonceptohet, por më parë, duhet të rikonceptohen partitë. Ne i themi qytetarëve do të sjellim ndryshimin, por si do e sjellim, nëse nuk ndryshojmë vetë. Unë them që nuk është kusht për shkak se kemi humbur, por në kushte normale, një parti ripërtërin ofertën”, u shpreh Marku në emisionin “kjo Javë”.

LEXO EDHE:  Halim Kosova kritikon Bashën/ Program anti-Rama apo anticovid?

Aspekt negativ, sipas Markut, ishte fakti që kreu i PD, Lulzim Basha bëri një fushatë të personalizuar, duke “zbehur” rolin e kandidatëve të tjerë.

“Personalizimi i fushatës nga Basha. Në përpjekje për të fokusuar rolin e liderit, nuk pati përfaqësim. Në shoqëritë moderne, partitë që kalojnë 50 % janë të rralla. Shoqëria moderne është e fragmentizuar. Pra, nuk e mbulon një shtresë të madhe popullore. Për këto arsye, edhe ideja e mbulimit të një territori të madh është e vështirë. Partitë moderne, e kanë zgjidhur kështu: Duke rritur pluralizmin. Pushteti do shumicë”, theksoi ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbulohen pazaret e Lulzim Bashës me bosët e inceneratorëve/ Mirel Mëritiri kandidati që do sfidojë Erion Veliajn?

Publikuar

-

Nga

Skema e trajtimit të mbetjeve urbane, nëpërmjet inceneratorëve është një temë që CNA.al e ka trajtuar ditë pas dite, që nga data e parë që fillon ky skandal, i cili shkon në vlera 400 deri në 500 milionë euro, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të cilat u janë dhënë kompanive të lidhura zinxhir, me disa emra si Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, ky i fundit vetë dhe Klodian Zoto, një emër tjetër.

Skema e përfshirë në këtë skandal, i shumëdenoncuar në media. Disa prej tyre janë tërhequr, disa bëjnë propagandë për inceneratorët.

Opozita e cila në fakt ka pasur një qasje përtej banales në lidhje me këtë çështje, saqë është dukur si një “gjobëvënie” në fakt, turpësisht sjellja e Opozitës në lidhje me inceneratorët.

22 milionë euro në Elbasan për një incenerator që ende nuk është marrë në dorëzim. 28 milion euro në Fier, për një incenerator i cili duhej të digjte plehrat, por zgjidhja ishte tu vihej flaka atyre.

128 milionë euro në Tiranë, ku nuk ka as incenerator, por thjeshtë landfilli po trajtohet nga një subject tjetër privat, I cili ka premtuar se do të bëjë “çudira”. Një kompani offshore, e regjistruar në Hollandë, ku sërish dalin gjurmët e Klodian Zotos dhe rrjetit të tjj. ( Lexo këtu)

Por, cili është pazari i Lulzim Bashës me bosët e inceneratorëve?

Duket qartazi se Lulzim Basha ka një pazar me pronarët e koncesioneve të inceneratorëve, që fillojnë në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë.

Basha është njeriu që flet “part-time”, për inceneratorët.

Dhe së fundi, një prej përfaqësuesve të inceneratorëve në PD, Gerti Bogdani, krahu i djathtë i Mirël Mërtirit, apo i majtë nëse do ta quajmë në takimet në Zimbabve, për interesa të biznesit të bosëve të inceneratorëve, është shpallur kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

Qartazi, Lulzim Basha në këto vite të Opozitës, ka folur vetëm në një moment të caktuar, në mënyrë të plotë dhe me dokumenta, pasi mori nga media një tufë materialesh. Përfshirë edhe ato të CNA.al apo BIRN, që ka denoncuar thelbësisht këtë aferë.

Ka pasur edhe media të tjera, si TPZ apo Lapsi, që e kanë lënë rrugës.

Ka edhe telvizione si Top Channel, apo News 24, që i mbajnë “ison”. Pra, që reklamojnë dhe marrin para reklamash.

Lista e atyre që financojnë inceneratorët dhe bosët e saj është e gjatë. Ndoshta në këtë listë, tashmë kemi dhe Lulzim Bashën.

Duket qartazi se Lulzim Basha është një nga bashkëpunëtorët dhe “ortakët” e inceneratorëve.

Ai foli “part-time”, në shtator. Foli disa ditë rrjesht, por u ndal. Megjithëse sipas informacioneve që ne kemi, Lulzim Basha ka pasur dokumentacione të plota dhe të tjera skandale, të cilat nuk i ka publikuar.

Pasi, Opozita, përtej atyre burimeve që ka media, kishte siguruar edhe materiale të tjera nga administrata shtetërore. Të cilat media e ka më të vështirë për t’i pasur në dispozicion, dhe për t’i publikuar.

Lulzim Basha foli, foli, foli dhe pastaj heshti. Dhe çështjen e inceneratorëve nuk e trajtoi më as në fushatë. Që është një skandal rreth 500 milionë euro, siç e përmendëm më lart.

Dhe tashmë pasi humbet, pasi rikap apo nuk e lëshon karrigen e kryetarit të PD-së, shpall Gerti Bogdanin kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Njeriun që është eksponenti kryesor dhe i vetmi i Opozitës, në krah të inceneratorëve. Në krah të Mirel Mërtirit, në krah të një afere që I ka mbyllur gojën Lulzim Bashës, por dhe shumë mediave.

LEXO EDHE:  Deputetet e PD: Ndaloni landfillin në Rrogozhinë, kryeministri urdhërohet nga klanet mafioze

LEXO EDHE:  Fakte/ Tre rastet kur Ilir Meta tallet me Lulzim Bashën

Ka media kombëtare që financohen me dhjetëra apo qindra mijë euro në vit.

Ka media që filluan një betejë të vërtetë, për këtë abuzim me taksat e shqiptarëve. Ka një hetim në SPAK, ka kallëzime.

Por, shumica e mediave kanë zgjedhur të rrinë në qetësi. Të “gëlltisin një lugë çorbë të prishur”, të cilën mesa duket e ka “ngrënë” edhe Lulzim Basha dhe tani do ta “vjellë” duke kandiduar një njeri që vetëm ka humbur, për Bashkinë e Tiranës.



Gerti Bogdani në 2009 u emërua nga Sali Berisha kryetar i FRPD-së. Dhe ishte aq i Zoti sa struktura e të rinjve demokratë pësoi ditët e saj më të zeza, për shkak të paaftësisë drejtuese dhe menaxhuese të Gerti Bogdanit. I cili më shumë sesa një kryetar apo drejtues ishte njeriu që nxiste konflikte, përçarje, derisa thuajse çoi në dyshime edhe ekzistencën e kësaj struktura të të rinjve demokratë.

Më shumë sesa politikani-biznesmen, ata që nuk e njohin, tashmë e kanë të qartë, përmes fotove dhe fakteve, njeriun që qëndron në krah të Mirel Mërtirit, me ministrin e Shëndetësisë, të arrestuar në Zimbabve për afera korruptive. Bogdani ndodhet në krah të tij. Në krah të Mirel Mërtirit, që shkon për interesa biznesi inceneratorësh, të cilët po gllabërojnë taksat e shqiptarëve, çdo ditë.

Dhe tani Lulzim Basha këtë person na e jep si alternativë për qytetarët e Tiranës.

Pra, Erion Veliaj do të ketë përballë tij përfaqësuesin e inceneratorëve.

Në fakt landfillin e Tiranës, e menaxhon Erion Veliaj.

Përfundimin e dinë të gjithë.

Gjithësesi qartazi duket se Lulzim Basha, përtej pazareve me bosët e inceneratorëve ka zgjedhur të “kandidojë” Mirel Mërtirin për Bashkinë e Tiranës./CNA.al

Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve

Përfaqësuesi i inceneratorëve më i votuari në Kryesinë e PD/ Do kandidojë përballë Veliajt

PD “kandidon” Ben Blushin dhe inceneratorin përballë Erion Veliajt

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kamikazët japonezë/ Si përzgjidheshin dhe si trajnoheshin për t’u vetëflijuar në sulmet ndaj amerikanëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

(Pjesa e dytë)

Ata ishin të detyruar të vdisnin pa asnjë dyshim për Perandorin

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, japonezët e shihnin Perandorin Hirohito si një perëndi të gjallë nën fenë e tyre, Shinto. Kjo besnikëri e paepur, ishte veçanërisht e dukshme tek njësitë e sulmit special, pra kamikaze.

Nga pilotët pritej që jo vetëm ta pranonin, por ta përqafonin vdekjen e tyre nën motivin e patriotizmit të flaktë. Ndërsa nga shumica e ushtarëve në botë, pritet të luftojnë për vendin e tyre, nga japonezët pritej mbi të gjitha që të vdisnin për vendin e tyre.

Shumica e pilotëve kamikaze ishin rekrutë të rinj

Nga afro 4.000 pilotë kamikaze, rreth 3.000 ishin të ashtuquajturit “pilotët adoleshentë”. Këta ishin rekrutë që vinin nga një program i hartuar enkas për të trajnuar djem shumë të rinj. Rreth 1.000 prej tyre ishin “ushtarë studentë”, të cilët ishin diplomuan nga universiteti herët, për t’i bërë ata të përshtatshëm për t’u rekrutuar.

Shumica e pilotëve, nuk mendonin aspak për armiqtë e tyre

Propaganda aleate i përshkruante kamikazët japonezë, si makina vrasëse të pamëshirshme, të prirura drejt shkatërrimit të forcave aleate. Në realitet, shkrimtari Juki Tanaka i Institutit të Paqes në Hiroshima, thotë se shumë “ushtarë adoleshentë”, nuk e vrisnin fare mendjen për armikun e tyre.

Në ditarët dhe letrat e tyre dërguar familjes, nuk gjendet asnjë referencë për kundërshtarët e tyre. Në mendjen e tyre nuk ekzistonte armiku. Në shkrimet e tyre, nuk gjendet praktikisht asnjë ndjenjë e “urrejtjes ndaj armikut”. Ndoshta kjo ndodhte pjesërisht, sepse këta kadetë nuk kishin përjetuar kurrë luftime të vërteta …

Në vend se të mendonin mbi armikun, ata ishin më të preokupuar me idetë filozofike, si për shembull si të gjenin një vlerë shpirtërore në jetën e tyre të shkurtër, si ta kalonin me kuptim kohën e mbetur të jetës, dhe si të justifikonin në aspektin filozofik aktin e tyre vetëvrasës.

Problemet me motorin e avionëve, i shpëtuan jetën disa pilotëve kamikaze

Nisja në një mision kamikaze, nuk ishte domosdoshmërisht një dënim me vdekje. Pilotët u udhëzuan që të pezullonin aksionin, dhe të përpiqeshin të riktheheshin në bazë, në rastin e defekteve me motorin apo problemeve të tjera mekanike.

Ndërsa misionet ajrore po përdornin gjithnjë e më shumë avionë të vjetruar, kjo dukuri po bëhej gjithnjë e më e zakonshme. Takehiko Ena ishte një kamikaze që i mbijetoi falë këtyre defekteve, disave misioneve të planifikuara.



Ai ishte pjesë e një ekuipazhi prej 3 vetash që fluturonin me një avion bombardues gjatë Operacionit Kikusui gjatë Betejës së Okinavës. Në misionin e tij të parë, ai nuk arriti të fluturonte dot. Në misionin e tij të dytë, problemet me motorin detyruan një ulje emergjente. Në misionin e tij të tretë dhe të fundit, pati sërish probleme me motorin e avionit, duke u detyruar të hidheshin në det.

LEXO EDHE:  Halim Kosova kritikon Bashën/ Program anti-Rama apo anticovid?

LEXO EDHE:  Fakte/ Tre rastet kur Ilir Meta tallet me Lulzim Bashën

Djemtë e mëdhenj të familjes, përjashtoheshin nga ky lloj rekrutimi

Në vitin 1944, djemtë e parëlindur lejoheshin që të vazhdonin jetën e tyre, me synim ruajtjen e mbiemrit të familjes. Ndërkohë gati të gjithë burrat e tjerë, pritej të sakrifikonin veten në shërbim të perandorit. Si djali i dytë i një familjeje nga Okinava Pol Nakamura doli vullnetar për të qenë një pilot kamikaze.

Trajnimi i tij u krye duke përdorur një deltaplan, në vend të një avioni tradicional, dhe kjo për shkak të mungesës së tyre. Ai nuk u thirr asnjëherë për një mision vetëvrasës, dhe kur përfundoi lufta, ai ishte shumë i varfër për t’u kthyer në Okinava.

Kur më në fund ia doli të rikthehej, zbuloi se të gjithë djemtë e parëlindur që kishin mbetur në shtëpi, ishin vrarë gjatë Betejës së Okinavës. Ai vendosi të bëhej një prift anglikan, duke përhapur Krishterimin në të gjithë Japoninë, dhe në fund u bë peshkop.

 Para nisjes së misionit, pilotët kamikaze do të konsumonin një pije ceremoniale

Përpara se të hipnin në avionët e tyre, pilotët kamikazë viheshin në rresht dhe konsumonin një pije të fundit në një ceremoni të veçantë. Gjatë ceremonisë pilotëve do t’u jepej sake (një pije alkoolike tradicionale japoneze ose thjesht ujë).

Më pas ata do të hipnin në avion, dhe do të nisnin misionin e tyre të fundit në këtë jetë. Në njëfarë kuptimi, kjo i ngjan traditës e dhënies së një cigareje një burri më sytë e lidhura, para se ai të përballej me togën e pushkatimit.

Pilotët kamikaze, besonin se do të takoheshin sërish me njëri-tjetrin në Tempullin Jasukuni

Tempulli Jasukuni, është ndërtuar në vitin 1869 me urdhër të perandorit Meiji, për të nderuar të rënët në luftë të Japonisë. Ai do të ishte vendi i prehjes së atyre që vdisnin në shërbim të perandorit dhe vendit.

Aktualisht ajo është shtëpia e 2.466.000 hyjnive, pra e ushtarëve që vdiqën në luftëra të ndryshme të Japonisë. Pilotët kamikaze, besonin se veprimet e tyre i siguronin atyre një vend në këtë faltore, ku ata do të ribashkoheshin me shokët e tyre të rënë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A i ndalohet Berishës hyrja në Kuvend?/ Ish-ministri i Ramës vë “pikat mbi i”, ja çfarë thotë ligji

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, cna lajme politike

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me debatet, nëse ligji e ndalon apo ish-kryeministrin Sali Berisha, të futet në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka publikuar nenin 2, pika 2, e ligjit për Dekriminalizimin, për të cilin thotë se nuk ka të bëjë fare me Berishën.

Pyetjes se “a i ndalohet Sali Berishës hyrja në Kuvend përshkak të ligjit të Dekrininalizimit”, pyetje që më bëhet nga disa gazetarë edhe në kontekstin që disa juristë sugjerojnë se “po e ndalon ligji”, personalisht i përgjigjem kështu:

1. Ligji për dekriminalizimin në nenin 2, i cili shihet në këtë foto bashkëngjitur, nuk ka të bëjë me Berishën. Po nuk ka të bëjë fare.

2. Për korrektësi, nëse lexojmë pikën 2 të këtij neni do shohim se:

3. Personi duhet të jetë i dënuar ose i proceduar (ende jo përfundimisht) nga gjykatat e SHBA, BE apo Australisë. Pra nga GJYKATA…

4. Personi duhet të ketë kryer në atë vend njërin prej krimeve që prashikon neni 2. Pra të KETË KRYER KRIM ATJE.

5. Personi të jetë dëbuar nga ai vend se ka kryer krime atje.

6. Personi të jetë dëbuar se kërcënon sigurinë e atij vendi. Pra DËBUAR dhe jo NDALUAR për të hyrë.



Këto janë kriteret e ligjit.

Merrini dhe vendosini vetë këto kritere përballë ndalimit politik që i bëhet Berishës nga DASH.”-shkruan Ylli Manjani.

LEXO EDHE:  Valdrin Pjetri, si alibi e pamjaftueshme e “fitoreve” të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Fakte/ Tre rastet kur Ilir Meta tallet me Lulzim Bashën

Më tej, ai thekson se Berisha nuk ka kryer një krim në Amerikë, nuk ka asnjë vendim gjykate dhe nuk është dëbuar nga ai vend, por I është ndaluar hyrja.

Unë them që nuk takohen askund këto dy gjëra, pra ligji me ndalimin politik të Berishës. Berisha nuk ka kryer një krim në Amerikë; nuk ka një vendim ndalimi nga një gjykatë për të dhe; nuk është rezident amerikan që të jetë dëbuar prej andej.

Berisha në ka bërë dëm në jetën e tij politike, i ka bërë Shqipërisë jo Amerikës. Por në këtë vend Ai votohet, kështu që ska më debat, aq më shumë me një ambasadë të huaj që ska asnjë punë, po hiç punë në këtë çështje!

Por vlerësojeni vetë, se nuk do ndonjë mendim të thelluar juridik!

Por për ta thjeshtuar edhe më shumë. Imagjinoni sikur Olta Xhaçka ti ndalojë hyrjen në Shqipëri Donald Trump dhe familjarëve të Tij. Si mendoni ju, shteti Amerika e ndalon dot të kandidojë prap për President atje se nuk do Olta këtu?!

Ja kaq e thjeshtë është ligjërisht.”-përfundon postimin e tij, ish-ministri Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE