LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ky narkoshtet do ta ketë orën e numëruar”/ Berisha: Mezi pres të shkoj në Kuvend

17 Korrik 2021, 12:24, Politikë CNA
“Ky narkoshtet do ta ketë orën e numëruar”/ Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë ambjenteve mbahet Këshilli Kombëtar i PD, ka deklaruar se detyra e opozitës është që të lëvizë të gjithë gurët për rrëzimin e Qeverisë së Edi Ramës, të cilën e quajti narkoshtetin e vetëm në Europë.

?Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë.

Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet ti shihni gjëra në kompleksin e tyre.

Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do ti ketë kohët e numëruara. Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës?, u shpreh Berisha.

Më tej Berisha, pohoi se do të jetë në Kuvend në Shtator.

?Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres?, ka thënë Berisha.

Ndër të tjera ai ka folur dhe për padinë ndaj sekretarit të shtetit në SHBA, Antony Blinken.

?Beteja ime ligjore po ecën. Ju e kuptoni që procedurat ligjore nuk janë procedura emergjence. Unë kam besim te avokati im. Aftësitë e tij janë të konfirmuara tashmë. Janë hapat final para dorëzimit te gjykatësi. Ai pastaj ka fjalën e tij. Por unë qëndroj i vendosur dhe besimplot te drejtësia, për t?i dhënë mundësi kujtdo në botë që të paraqes një provë të vetme. Janë shkruar nën mashtrime të multimiliarderit Xhorxh Soros, me të cilët kam përballje shumë të forta që nga viti 1992, dhe janë krenar për to. Jo zoti Blinken, po nëse një njeri në këtë botë nxjerr një të dhënë të vetme, Sali Berisha është njeriu i vendimeve?, është shprehur Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga