LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolli i policisë fundos të riun/ Çfarë iu gjet në banesë

17 Korrik 2021, 07:16, Kronika CNA
Kontrolli i policisë fundos të riun/ Çfarë iu gjet në

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesën e18-vjeçarit K.N., banues në Mirditë iu gjetën doza me lëndë narkotike kanabis që dyshohet se do t?i shiste në qytet.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak.

“Vijojnë kontrollet e befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve,  në qytet Rreshen u kap një 18-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  ?Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim?, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan shtetasin K. N., 18 vjeç, banues në Mirditë.

Në qytetin e Rreshenit, shërbimet e Policisë   gjatë kontrollit fizik i gjetën 18-vjeçarit doza me lëndë narkotike canabis sativa që dyshohet se do t?i shiste në qytet .

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me krehër me 30 fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”-thuhet ne njoftimin e policise. /CNA.al

Lajmet e fundit nga