Connect with Us

“Demokratët janë marrë peng”/ Gazetari ironizon Bashën: Rama duartrokiti fjalimin e tij

Politikë

“Demokratët janë marrë peng”/ Gazetari ironizon Bashën: Rama duartrokiti fjalimin e tij

Publikuar

-

“Demokratët janë marrë peng”/ Gazetari ironizon Bashën: Rama duartrokiti fjalimin e tij

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dyrnjaja është shprehur se demokratët janë marrë peng sepse iu duhet të besojnë të pabesueshmen e të duartrokasin dështimin.

Gjithashtu ka kritikuar edhe fjalimin e kreut të PD, Lulzim Basha, duke thënë se nuk ishte surprizues si fjalim dhe se me siguri më shumë se çdo delegat në Kuvendin e PD, ka duartrokitur kryeministri Edi Rama në zyrë.

Misioni im

Hipokrizia dhe gënjeshtra kolektive vazhdon. Sot pamë e dëgjuam një fjalim tipik populist majtist. Është përfaqësues ekselent i demagogëve mashtrues të politikës  që pa turp, pa sedër, me kurajë sipërore papërgjegjshmërie trajton dështimin permanent si sukses. Solidariteti me këtë pseudolider është humbje në çdo pikëpamje.

Se pari është humbje kohe, humbje identiteti politik, humbje durimi dhe mbi të gjitha është humbje për vendin. Demokratët janë marrë peng sepse iu duhet të besojnë, të pabesueshmen e të duartrokasin dështimin.

Më shumë se çdo delegat në Kuvendin e PD-së sot ka duartrokitur Rama në zyrë, duke parë fjalimin e rivalit të tij, gjithnjë nëse Rama ka patur nerva ta dëgjoje si interpretim se nuk është se kishte ndonjë surprizë si fjalim, prandaj i thotë edhe artist tërë kohës së e sheh si aktor në tentativë. Nejse duartrokitje kishte…”, shprehet Denis Dyrnjaja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Ndërkohë Marku ia ka kthyer duke i thënë se ai nuk guxoi të ishe kundërshtar i Bashës dhe nuk arriti të mbajë një fjalim.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë

LEXO EDHE:  Basha zotohet para qytetarëve/ Do hap 110 mijë vende të reja pune

LEXO EDHE:  Editori i CNA.al i përgjigjet Bashës/ Pse tmerrohet pas dosjeve të kunatit dhe vjehrrit

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim



Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar

Shehaj: Je mirë nga mendja ti

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Basha nuk ndalet/ Bën gafën e radhës në fillim të vitit

LEXO EDHE:  PS nuk humbet kohë/ Menjëherë pas pushimeve bën lëvizjen e parë

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka: Sikur të më vënë dhe pistoletën, nuk mund të vras forcën time politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se edhe sikur t’i vendosin pistoletën nuk do të merrte kurrë një vendim që do të vriste forcën e tij politike.

I ftuar në emisionin Log, Noka ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk mund të merret një vendim duke përdhosur institucionet dhe që dobëson forcën politike.



Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.

Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që ti po jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE