Connect with Us

A do të shembet civilizimi ynë brenda këtij shekulli?

Blog

A do të shembet civilizimi ynë brenda këtij shekulli?

Publikuar

-

Një studim i ri i jashtëzakonshëm nga një drejtues në njërën nga kompanitë më të mëdha të kontabilitetit në botë, ka zbuluar se një paralajmërim i famshëm disa dekada më parë nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) mbi rrezikun e shembjes së civilizimit industrial, duket të jetë i saktë bazuar në të dhënat e reja empirike.

Ndërsa bota pret një reagim në aspektin e rritjes ekonomike, pas shkatërrimit që solli pandemia e Covid-19, studimi i ri ngre disa pikëpyetje urgjente në lidhje me rreziqet e përpjekjeve për t’u kthyer në “normalitetin” që kishim para pandemisë.

Në vitin 1972, një ekip i shkencëtarëve të MIT u bënë bashkë për të studiuar rreziqet e rënies së qytetërimit tonë. Modeli i tyre mbi dinamikën e sistemit i botuar nga Klubi i Romës, identifikoi “kufijtë e afërt të rritjes” (LtG), gjë që do të thoshte se civilizimi industrial ishte në rrugën e duhur për t’u shembur diku brenda shekullit XXI, për shkak të mbi–shfrytëzimit të burimeve planetare.

Analiza e diskutueshme e MIT, gjeneroi debate të forta dhe në atë kohë u përqesh gjerësisht nga ekspertë, të cilët keq-prezantuan gjetjet dhe metodat e tij. Por ajo analizë ka sot fituar sot një justifikim mbresëlënës një një studim të kryer nga një drejtor i kompanisë së shërbimeve profesionale KPMG, një nga kompanitë e kontabilitetit më të mëdha në botë, pjesë e “Big Four”, e matur kjo nga të ardhurat globale.

Kufijtë e rritjes dhe rreziku i shembjes

Studimi u botua në “Yale Journal of Industrial Ecology” në nëntor 2020, dhe mund të lexohet në faqen e internetit të KPMG. Ai arrin në përfundimin se trajektorja aktuale e zakonshme e civilizimit global, po shkon drejt rënies përfundimtare të rritjes ekonomike brenda dekadës së ardhshme, dhe në rastin më të keq, mund të shkaktojë kolaps social deri në vitin 2040.

Autori i tij, Gaja Herrington, është drejtuese e Qëndrueshmërisë dhe Analizës Dinamike të Sistemit në KPMG. Studimi nuk është kryer në emër të KPMG, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e KPMG.

Herrington e kreu kërkimin si një shtojcë e tezës së saj të masterit në Universitetin e Harvardit, në cilësinë e saj si këshilltare në Klubin e Romës. Analiza e re e Herrington shqyrton të dhënat në 10 variabla kryesorë, përkatësisht popullsia, nivelet e lindshmërisë, nivelet e vdekshmërisë, prodhimi industrial, prodhimi i ushqimit, shërbimet, burimet e parinovueshme, ndotjen e vazhdueshme, mirëqenien njerëzore dhe gjurmën ekologjike.

Ajo zbuloi se të dhënat e fundit përputhen më së afërmi me dy skenarë të veçantë, ‘BAU2’ (biznesi si zakonisht) dhe ‘CT’ (teknologjia gjithëpërfshirëse). “Skenarët BAU2 dhe CT,tregojnë një ndalje të rritjes brenda një dekade apo pak më shumë nga tani. Të dy skenarët tregojnë se vazhdimi i biznesit si zakonisht, pra ndjekja e rritjes së vazhdueshme ekonomike, nuk është më i mundur.

Edhe kur shoqërohet me një zhvillim të paparë teknologjik, biznesi si zakonisht i modeluar nga LtG do të çonte në mënyrë të pashmangshme në rënien e kapitalit industrial, prodhimit bujqësor dhe të niveleve të mirëqenies brenda këtij shekulli”- thekson ajo në studim.

LEXO EDHE:  Basha vendos të mos njohë zgjedhjet/ Fuga i drejton pesë pyetje

Herrington thekson gjithsesi se në modelet e MIT “World3”, shembja “nuk do të thotë se njerëzimi do të pushojë së ekzistuari”, por përkundrazi se “rritja ekonomike dhe ajo industriale do të ndalet, më pas do të bjerë, gjë që do të dëmtojë prodhimin e ushqimit dhe standardet e jetesës. Për sa i përket kohës, skenari BAU2 tregon një rënie të madhe që pritet të ndodhë rreth vitit 2040.

Fundi i rritjes ekonomike?

Në skenarin gjithëpërfshirës të teknologjisë (CT), rënia ekonomike që ndodh rreth kësaj date sjell sigurisht një sërë pasojash të mundshme negative, por nuk do të çojë në një kolaps social. Fatkeqësisht, skenari që përshtatet më pak me të dhënat më të fundit empirike ndodh të jetë rruga më optimiste e njohur si “SW” (bota e stabilizuar), në të cilën civilizimi ndjek një rrugë të qëndrueshme dhe përjeton rëniet më të vogla të rritjes ekonomike, bazuar tek një kombinim i inovacionit teknologjik dhe investimeve të përhapura në shëndetin publik dhe arsim.

Megjithëse që të dy skenarët e biznesit si zakonisht dhe teknologjisë gjithëpërfshirëse,tregojnë fundin e ardhshëm të rritjes ekonomike brenda rreth 10 vjetësh, vetëm skenari BAU2 “tregon një model të qartë kolapsi, ndërsa CT sugjeron mundësinë e rënieve relativisht të buta në të ardhmen, më së paku për njerëzimin në përgjithësi”.

Një dekadë kohë për themelimin e një civilizimi të ri

Ndërsa fokusi tek ndjekja e rritjes së vazhdueshme ekonomike do të jetë i kotë, studimi zbulon se progresi teknologjik dhe investimet e rritura në shërbimet publike, nuk mund të shmangin vetëm rrezikun e kolapsit, por mund të çojnë në një civilizim të ri të qëndrueshëm dhe të zhvilluar që vepron i sigurt brenda kufijtë planetarë.

Por ne kemi vërtet vetëm dekadën e ardhshme për të ndryshuar kursin. “Në këtë pikë, të dhënat përputhen më së shumti me skenarët CT dhe BAU2 të cilët tregojnë një ngadalësim por edhe ndalje të mundshme të rritjes brenda dekadës së ardhshme apo më shumë. Por Ëorld3 lë të hapur çështjen nëse rënia pasuese do të sjellë një kolaps social”- përfundon studimi.

Në një prezantim në Forumin Ekonomik Botëror në vitin 2020 Herrington foli për ‘agrowth’ – një qasje agnostike ndaj rritjes ekonomike, e cila përqendrohet në qëllime dhe përparësi të tjera ekonomike.

“Aktiviteti njerëzor mund të rigjenerohet, dhe kapacitetet tona prodhuese mund të transformohen. Në fakt, ne po shohim që tani shembuj të kësaj”- tha ajo, duke vënë në dukje se si zhvillimi dhe prodhimi i shpejtë i vaksinave kundër Covid-19 dëshmon se nëse vendosim të veprojmë, ne jemi të aftë t’u përgjigjemi shpejt dhe në mënyrë konstruktive sfidave globale. / bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Jeniçerët, cilët ishin ushtarët-skllevër që i garantonin fitoret Perandorisë Osmane

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

(Pjesa e dytë)

Ata ndihmuan në pushtimin e Kostandinopojës, Stambollit të sotëm

Fitorja ndoshta më e famshme ushtarake në historinë e Perandorisë Osmane është pushtimi i Kostandinopojës në vitin 1453,më pak se 100 vjet pas formimit të ushtrisë së jeniçerëve. Në atë betejë osmanët morën nën kontroll kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, duke ia ndryshuar emrin në Stamboll.

Jeniçerët luajtën një rol të madh në atë ngjarje historike. Ata përbënin një pjesë të mirë të ushtrisë sulmuese, dhe ndërhynin kudo në qytet kudo ku u vërejtën shkelje. Rënia e Kostandinopojës ndihmoi në përhapjen e legjendës së jeniçerëve në fillim të historisë së tyre.

Skllevërit e humbën rolin e tyre kur anëtarësimi u bë më i përgjithshëm

Në ditët e tyre më të lavdishme, jeniçerët u nënshtroheshin një morie rregullash të rrepta, përfshirë angazhimin për të mos u martuar. Po ashtu rekrutimi i jeniçerëve supozohej të ishte i kufizuar vetëm tek fëmijët e të krishterëve të kapur rob dhe të konvertuar në besimin Islam.

Por me kalimin e kohës, nevoja i detyroi osmanët të hiqnin dorë nga të gjitha rregullat e jeniçerëve. Pas heqjes së rregullit të beqarisë, jeniçerët filluan të bëheshin me fëmijë, të cilët më pas bëheshin pjesë e organizatës. Pra nevoja për numër më të madh, solli edhe zbehjen e standardeve të anëtarësimit, dhe çdo qytetar i vjetër mysliman ishte i mirëpritur t’u bashkohej jeniçerëve, pavarësisht nëse ishte lindur i lirë apo jo.

Me kalimin e shekujve, ata nisën të përfshihen shumë në politikë

 Jeniçerët e kaluan pjesën më të madhe të historisë së tyre si shërbëtorë besnikë të Sulltanit dhe të Perandorisë Osmane. Por sigurisht që nuk e përfunduan historinë e tyre vetëm në atë rol. Me kalimin e shekujve, jeniçerët fituan gjithnjë e më shumë ndikim politik.

Ata shfrytëzuan trazirat sociale dhe ekonomike, për të fituar sa më shumë pushtet. Jeniçerët nisën të bëhen të famshëm për nxitjen e rebelimeve, sidomos kur u përfshinë në disa skema për të përmbysur dhe zëvendësuar sulltanët e ndryshëm. Ky interes i shtuar për politikën përkoi me një rënie të efektivitetit ushtarak të tyre. Nga kontributorët kryesorë

në fitore, ata nisën të fajësohen për disa humbje ushtarake.



Halil Patrona, një jeniçer analfabet drejtoi një revoltë kundër Sulltanit gjatë Epokës së Tulipanëve

Një nga periudhat kryesore të trazirave sociale në historinë e Perandorisë Osmane ishte Epoka e Tulipanëve – vitet 1720 -kur idetë evropiane nisën të sfidonin seriozisht mënyrat tradicionale myslimane të Perandorisë Osmane.

Qeveria që atë kohë udhëhiqej nga Sulltan Ahmeti III ishte e dobët dhe ekonomia ishte në rënie, dhe kjo krijoi një situatë të tensionuar. Jeniçerët shfrytëzuan rastin për të nisur një revoltë popullore ne synim rrëzimin nga froni të Sulltanit, dhe zëvendësimin e tij me një emër tjetër sipas dëshirës së tyre. Halil Patrona, jeniçeri që udhëhoqi kryengritjen ishte një anëtar jo-luftëtar dhe analfabet i organizatës.

LEXO EDHE:  A është distancimi social efektiv në luftën kundër Covid-19?

LEXO EDHE:  Basha vendos të mos njohë zgjedhjet/ Fuga i drejton pesë pyetje

Në shekullin XVIII, ata krijuan në thelb partinë e tyre politike

Gjatë viteve 1730, Perandoria Osmane u përpoq ta modernizonte njësinë e jeniçerëve, por ky grupim rezultoi të ishte shumë rezistent ndaj ndryshimeve. Jeniçerët nisën të marrin përgjegjësi më të mëdha ushtarake, duke fituar aftësi në fushën e marinës,por që shpesh i keq-menaxhonin, sikurse ndodhi në Luftën Ruso-Osmane të vitit 1770.

Pas asaj disfate, Sulltanët shpresuan që t’i largonin jeniçerët duke i zëvendësuar ata me një seri njësish ushtarake të quajtura Rendi i Ri. Por jeniçerët vazhduan të ushtronin fuqinë e tyre të madhe ushtarake dhe financiare, e cila përfshinte aleanca shumë të forta. Tashmë jeniçerët ishin më shumë një njësi politike e barabartë me Sulltanin sesa një forcë që ishte në shërbim të tij.

Në vitin 1807, ata udhëhoqën një revoltë për shkak të uniformave të reja

Jeniçerët udhëhoqën shumë kryengritje kundër sulltanëve të ndryshëm osmanë. Por një ndër kryengritjet më të rënda ishte ai ajo që ndodhi në vitin 1807. Të zemëruar pas urdhrit për të veshur uniformat e reja të stilit evropian, jeniçerët u hodhën në revoltë, duke e rrëzuar Sulltanin nga froni dhe duke e zëvendësuar atë me dikë tjetër. Jeniçerët fituan të drejtën të mbanin uniformat e tyre tradicionale. Por ajo ngjarje i vuri ata përballë qeverisë osmane, që nisi të hartonte plane për ta shpërndarë këtë ushtri.

Sulltan Mahmuti II hartoi një plan për t’i vrarë të gjithë jeniçerët në vitin 1826

Pasi rebelimit të jeniçerëve në vitin 1807, vitin që pasoi në fron u ngjit Mahmuti II. Ai kishte një axhendë serioze kundër jeniçerëve, ndaj gjatë dy dekadave që pasuan krijoi disa aleanca të forta, duke përfshirë në to njësitë më të reja ushtarake.

Më pas inskenoi një komplot për eliminimin e tij. Në dhjetorin e vitit 1826, Mahmuti

II rrethoi me artileri një kazermë të madhe jeniçerësh, duke urdhëruar vrasjen e të gjithëve. Jeniçerët u përpoqën të rezistonin, por shumica u vranë në atë sulm. Anëtarët e mbetur u nxorën jashtë ligjit dhe u përndoqën. Kështu u zhduk edhe kjo njësi e vjetër ushtarake./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Vaksinimi i detyruar, nismë kundër-produktive dhe e paligjshme e Xho Bajdenit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Nga Josh Blackman “Newsweek”

Me një të rënë të lapsit, administrata e Xho Bajden do të miratojë një vendim për vaksinimin e detyruar për 100 milionë amerikanëve. Shumë shpejt, punëtorët nga Bregu Perëndimor në atë Lindor do të përballen me një zgjedhje:të vaksinohen, t’i nënshtrohen testimit javor me paratë e tyre, ose ta humbasin vendin e punës.

Në kuadrin e masave në mbrojtje të shëndetit publik, urdhrat e Bajden mund të jenë shpëtimtare. Por ato bazohen tek një bazë ligjore jo shumë të qëndrueshme.

Historikisht, vaksinimi i detyruar është imponuar nga qeveritë e shteteve, dhe jo nga qeveria federale e SHBA.

Rregulloret e reja, e përmbysin edhe këtë veçori të strukturës sonë kushtetuese federaliste: Urdhrat e presidentit Bajden i tejkalojnë politikat shtetërore, që u garantojnë punonjësve të drejtën e zgjedhjes personale për t’u vaksinuar ose jo.

Për më tepër, presidenti amerikan veproi në mënyrë të njëanshme:Kongresi nuk e ka autorizuar shprehimisht këtë zgjerim gjithëpërfshirës të pushtetit të tij federal. Ndërkohë, për të justifikuar dekretin e tij, Bajden iu referua një ligji mbi sigurinë në vendin e punës të epokës Nikson.

Unë jam shumë dyshues nëse ky ligj gjysmëshekullor mund të mbështesë vendimin e Bajden për vaksinimin e detyrueshëm. Tek e fundit, masat e Bajden mund të jenë edhe kundër-produktive. Detyrimi i njerëzve që të vaksinohen, mund të forcojë hezitimin e qytetarëve ndaj vaksinave anti-Covid.

Imuniteti i tufës, nuk mund të arrihet përmes mentalitetit të tufës. Zgjedhja individuale, dhe jo vaksinimi i detyrueshëm, është rruga e vetme për të ecur përpara. Në republikën tonë, shtetet mbajnë përgjegjësinë kryesore për të mbrojtur shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga ana tjetër qeveria federale, ka kompetenca më të kufizuara për të mbrojtur interesat kombëtare, dhe për të rregulluar aktivitetet që prekin çështjet ndërshtetërore. Urdhrat gjithëpërfshirës të presidentit Bajden, e kthejnë përmbys federalizmin tonë.

Shtetet, dhe jo dega ekzekutive e qeverisë federale, janë institucionet sovrane përgjegjëse për miratimin e ligjeve që imponojnë vaksinimin e popullatës. Gjatë pandemisë aktuale, disa shtete kanë miratuar tashmë vendime të tilla. Shtetet e tjera, si Teksasi dhe Florida, e kanë ndaluar këtë gjë.

Unë e pranoj që disa njerëz mund të mos i pëlqejnë politikat e Teksasit dhe Floridës, por për mirë a keq, këto ankesa duhet të ndreqen nga kutia e votimit dhe jo nga Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë, ekziston një problem edhe më i madh me diktatin e presidentit Bajden mbi këtë çështje.

Ai veproi në mënyrë të njëanshme. Kongresi nuk ka miratuar në asnjë rast një kërkesë për vaksinimin e detyrueshëm. Në fakt, politikanët në të dyja kampet kanë qëndruar jashtë kësaj çështje delikate. Atëherë, nga e mori presidenti Bajden fuqinë për këtë lloj vendimi?

Ai iu drejtua një “aleati” të pamundur. Në vitin 1970, presidenti Riçard Nikson miratoi Aktin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Ky ligj i nderuar, është përdorur prej kohësh për të ruajtur sigurinë në vendin e punës. Por tani, administrata Bajden po e ripërdor për të autorizuar një urdhër të papredeçentë federal për vaksinimin e detyrueshëm.



Derdhja e “verës së re” në këtë “shishe të vjetër”, do të rezultojë shumë problematike.

Urdhri nuk kërkon që punonjësit të mbajnë maska, që është lloji i masës tradicionale të sigurisë në vendin e punës, i cili i paraprinte pandemisë aktuale.

LEXO EDHE:  Doli në krah të përdhunuesit të 10-vjeçares/ Ja kush është gjyqtarja që përmendi Rama

LEXO EDHE:  Kandidati i Bashës refuzon ofertën/ Nuk pranon kandidimin

Përkundrazi, atyre u kërkohet që të marrin një vaksinë jashtë vendit të punës, ose të testohen çdo javë me paratë e tyre, që të dyja ndërhyrje të dhunshme në autonominë e trupit të njeriut.

Dhe dështimi për të bërë ndonjërën nga të dyja, do të çojë në pushimin nga puna të punonjësit.

Unë nuk kam gjetur ende ndonjë precedent historik për një rregullore të tillë, që parashikon pushimin nga puna të punonjësve në mbarë vendin. Gjykatat janë shpesh skeptike kur agjencitë qeveritare iu referohen ligjeve të vjetruara,me synimin adresimin me lehtësi të problemeve urgjente.

Kohët e fundit, Gjykata e Lartë e përdori këtë parim për të ndalur moratoriumin federal të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm. Gjatë pandemisë, Kongresi hoqi dorë nga një ndalim i përkohshëm nga dëbimet nga shtëpitë me qira të banorëve debitorë.

Në kundërpërgjigje, administrata e Bajden dhe administrata Trump para saj – vendosi një moratorium të ri.

Dega ekzekutive u mbështet tek një ligj federal që daton që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Por Gjykata e Lartë, zbuloi se ky ligj i kohës së presidentit Ruzvelt nuk mund të mbështeste një politikë kombëtare kaq ekspansive, siç e tha vetë kreu i saj  ndjerë Antonin Skalia:Kongresi nuk e fsheh dot elefantin në vrimën e miut!

Nëse Kongresi do të synonte t’i jepte pushtetit ekzekutiv mundësinë që të impononte një vaksinim të detyrueshëm në nivel kombëtar, ai do ta kishte bërë këtë, sidomos kur një mandat i tillë ndërhyn në sovranitetin e shteteve. Së fundmi, kjo lëvizje e Bajden mund të rezultojë kundër-produktive.

Unë kam frikë se urdhri për vaksinimin e detyrueshëm, do të ketë pasojën e padëshiruar të rritjes së hezitimit ndaj vaksinave. Siç e di çdo prind apo mësues, kur i urdhëron njerëzit që të bëjnë diçka, ata motivohen të bëjnë të kundërtën.

Disa punonjës do të paraqesin dëshmi të rreme të vaksinimit.

Të tjerët do të refuzojnë të vaksinohen dhe do t’i sfidojnë punëdhënësit që t’i pushojnë nga puna. Dhe shumë qeveri lokale, punëdhënës dhe punonjës do të shkojnë në gjykatë për ta pezulluar këtë urdhër.

Kjo masë e shëndetit publik do të mbetet gjyqeve për pjesën e mbetur të pandemisë. Normat e vaksinimit ka të ngjarë që në fillim të rriten, por në fund do të jenë më pak sesa synimi ynë. Në një botë ideale, ne tashmë do ta kishim arritur imunitetin e tufës, dhe do të kishim filluar rikthimin tek normaliteti. Por qeveria federale nuk duhet dhe nuk mundet që të ushtrojë të gjithë fuqinë e saj, për ta arritur atë qëllim të dëshiruar.

Shënim:Josh Blackman, është profesor i së drejtës kushtetuese në Kolegjin e Drejtësisë në Teksasin Jugor, dhe bashkautor i librit “Një hyrje në të Drejtën Kushtetuese:100 raste të Gjykatës Supreme, të cilat duhet t’i njohin që të gjithë”.

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Jeniçerët, cilët ishin ushtarët-skllevër që i garantonin fitoret Perandorisë Osmane

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

(Pjesa e parë)

Perandoria Osmane, mund të konsiderohet si një nga më të rëndësishmet dhe më me ndikim në histori, edhe pse mbi të është folur dhe flitet pak. Kjo mund të ketë lidhje me prirjen e sistemeve arsimore në Perëndim, për të folur më shumë mbi Krishterimin sesa Islamin.

Ky hendek njohjeje prek edhe njësitë e tyre elitare dhe unike ushtarake, të njohur si jeniçerët, forcat luftarake të përbëra nga robërit e luftës. Mbi jeniçerët duhet të flitet ndoshta në të njëjtën frymë si me i grupet e tjera të luftëtarëve të njohur, si legjionarët romakë apo spartanët.

Duke filluar që nga shekulli XIV, jeniçerët i shërbyen personalisht sulltanit osman, dhe e ruajtën rolin e tyre deri në dekadat kur nisi rënia e perandorisë. Nuk ka pasur asnjë konflikt në Perandorinë Osmane, që nuk përfshinte deri diku edhe jeniçerët.

Këta të fundit luanin thuajse gjithmonë një rol qendror. Aktet e tyre heroike, spikatin mbi çdo koleksion tjetër ngjarjesh të guximshme ushtarake. Dhe sigurisht që ata bënë shumë për të fituar një vend në çdo lloj liste mbi luftëtarët më të paepur të historisë njerëzore.

Ekzistuan për thuajse 500 vjet

Shumica e perandorive nuk ekzistojnë për një gjysmë mijëvjeçari, për të mos folur pastaj për një forcë ushtarake të caktuar. E megjithatë, jeniçerët ekzistuan për rreth 500 vjet, duke filluar që nga viti 1380 Pas Krishtit, kur Sulltan Murati I formoi ushtrinë e tyre, dhe deri në vitin 1826, kur Sulltan Mahmuti II i shpërndau ata.

Gjatë gjithë asaj kohe, jeniçerët u përfshinë në çdo konflikt ushtarak të perandorisë, dhe luajtën një rol qendror në shumicën e rasteve. Së pari, kishte një dallim të madh midis jeniçerëve dhe fraksioneve të tjera të ushtrisë osmane, si spahinjtë të cilët ishin njerëz të lirë.

Ata ishin skllevër të Sulltanit, dhe premtonin të mbeteshin gjithmonë beqarë

Në fillim jeniçerët ishin një forcë luftarake e përbërë tërësisht nga skllevërit. Këta skllevër, të njohur si “kul”, ishin ligjërisht pronë e Sulltanit, dhe ishin të lidhur përgjithmonë me cilindo që mbante këtë titull.

Gjatë 2 shekujve të parë të ekzistencës së tyre, jeniçerët rekrutoheshin gati tërësisht nga familjet fshatare e të krishtera brenda Perandorisë Osmane, të cilët i shpesh ua jepnin vetë fëmijët e tyre, me shpresën se në këtë mënyrë këta të fundit do të kishin një jetë më të mirë.

Fëmijët do të shkonin në kryeqytetin e perandorisë, Stamboll, ku do të konvertoheshin me forcë në besimin Islam, dhe do të trajnoheshin intensivisht për shërbimin ushtarak. Jeniçerët i nënshtroheshin shumë rregullave të rrepta, përfshirë betimin për të mbetur beqarë.

Ata shërbyen edhe si zjarrfikës në qytetet e mëdha osmane

Ndërsa radhët e jeniçerëve po zgjeroheshin, Perandoria Osmane gjeti role të tjera për t’u kryer nga njësia e famshme luftarake. Jeniçerët dërgoheshin me misione në të gjithë Perandorinë Osmane, kryesisht nëpër posta ushtarake, por në qytetet më të populluara ata u angazhuan në shumë detyra që zakonisht i përkasin njësive vendore.

LEXO EDHE:  Basha vendos të mos njohë zgjedhjet/ Fuga i drejton pesë pyetje

LEXO EDHE:  Pse dominoi perëndimi/ Kontrolli politik kërkon fuqi ushtarake

Kështu në metropolet më të mëdha osmane, siç është Stambolli, jeniçerët shërbenin si zjarrfikës , duke vënë në punë aftësitë e tyre ushtarake, dhe duke shuar flakët në kohë para se ato të përhapeshin me shpejtësi nëpër lagjet e shumë populluara. Kur shërbenin në këtë rol, shumëkush shpresonte që ata të mos i përdornin aftësitë e tyre në përdorimin e armëve.



Kolonelët quheshin “kuzhinierët e supës”, dhe detyroheshin të mbanin garuzhden me vete

Ndonëse jeniçerët ishin të frikshëm për shumëkënd dhe nderoheshin ngado, padronet e tyre nuk donin që ata ta harronin rolin e tyre si vasalë të Perandorisë Osmane. Ekuivalenti i kolonelëve të një njësie jeniçerësh, njihej si çorbaci, pra “kuzhinieri që përgatit supën”.

Ai mbante gjithnjë me vete në brez në garuzhde për të treguar pozicionin e tij. Në fakt këta komandantë nuk gatuanin për askënd ndonjë lloj supe. Por titulli synonte të nënkuptonte jetën e tyre prej skllavi. Rangjeve më të ulëta ushtarake, iu viheshin emra poshtërues të ngjashëm, si për shembull transportues i ujit.

Ata krijuan grupet e para të muzikës ushtarake

Grupet muzikore ushtarake, janë një pjesë e rëndësishme e historisë së luftës. Në fakt, është e vështirë të imagjinohen betejat e vjetra pa ndonjë lloj shoqërimi muzikor, qofshin këta bateristët e Luftës Civile në SHBA, apo dikush që i binte veglave me ritmin e ecjes së kalorësisë.

Jeniçerët ishin pionerët e parë në këtë aspekt, pasi krijuan bandat e para muzikore ushtarake në histori. Këto të fundit i ndihmonin trupat të ruanin ritmin e tyre unik të marshimit, dhe në mesin e veglave përfshiheshin shumë cembale dhe brirë. Grupet muzikore, mbetën pjesë e kulturës së jeniçerëve deri në fund të ekzistencës së tyre.

Ushtria jeniçere u zgjerua në mbi 100.000 anëtarë

Jeniçerët e parë u formuan nga një grup i vetëm robërish lufte, të cilët i ishin dorëzuar Sulltanit osman, dhe ishin vënë nën shërbimin e tij. Ky grup i vogël ish-armiqsh u zgjerua gjatë shekujve dhe përfshiu dhjetëra mijëra burra, shumë prej të cilëve ishin më shumë vasalë besnikë sesa robër lufte.

Në kulmin e fuqisë së tyre, dhe shumë kohë pasi ishin zbehur traditat e rrepta të rekrutimit, jeniçerët numëronin mbi 100.000 anëtarë në radhët e tyre. Por jo të gjithë ata ishin luftëtarë, pasi organizata nisi të mirëpriste me kalimin e viteve në gjirin e saj gjithnjë e më shumë jo-luftëtarë.

Ata u specializuan në përdorimin e armëve me rreze të ndryshme

Jeniçerët shfaqen shpesh si një njësi e specializuar ushtarake e Perandorisë Osmane në për beteja e mëdha historike. Ata ishin të specializuar në përdorimin e armatimeve me rreze

të ndryshme, duke i përmirësuar aftësitë me kalimin e shekujve.

Në fillim jeniçerët u trajnuan si harkëtarë, para se të kalonin tek hedhja e shtizave, duke

pasur një efektivitet më të madh. Popullarizimi i armëve të zjarrit, i ndihmoi ata të përdornin mushqetat dhe armë të tjera të kalibrit të vogël. Gjatë viteve të fundit të ekzistencës së tyre, jeniçerët dështuan që t’i përshtateshin kohës sa i përket armatimit, gjë që ndihmoi në rënien e tyre./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE