Connect with Us

Video-10 mijë leksh brenda dokumenteve/ Policia Rrugore me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Aktualitet

Video-10 mijë leksh brenda dokumenteve/ Policia Rrugore me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Publikuar

-

Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë 24 orët e fundit janë goditur dy raste të mitëdhënies, nga Policia Rrugore e Tiranës. Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kastriotët” pranë Casa Italias, u konstatua shtetasi B. Sh. duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, u konstatua shtetasi E. G. që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Të dy këta drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur masën administrative.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, janë konstatuar dhe vënë në pranga 11 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

43 leje drejtimi të pezulluara, nga këto: 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur;

1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

LEXO EDHE:  E arrestuar për korrupsion/ Zbardhet dëshmia si u mbrojt para GJKKO gjyqtarja Margjeka

-Falë telefonatave të qytetarëve, janë parandaluar 4 ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:

Në Sarandë u kap në flagrancë shtetasi A. J., i cili drejtonte mjetin “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l alkool dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;
Në Divjakë është arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., i cili drejtonte mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;
Në Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë tentativës për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë përplasi edhe një mjet, duke i shkaktuar dëme materiale;
Gjithashtu, në Tiranë është arrestuar I. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe qarkullonte me shpejtësi në rrugët e qytetit.
Mos shpejtoni të arrini aksidentin, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, mos shkelni semaforin, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos tentoni të korruptoni punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës fluksi në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike është i shtuar, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dosja e SHBA/ Ish-deputeti demokrat mesazhe të forta Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha ka komentuar përplasjet e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke reaguar mbi deklaratat e tyre, në lidhje me një dosje që pretendohet se ekziston dhe që është ajo dosje arsyeja pse Berisha është shpallur non-grata në SHBA, Fatos Hoxha i drejton mesazhe të forta Bashës dhe Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përmbajtja e dosjes duhet të zbulohet për demokratët, dhe pastaj do të jenë këta të fundit që do të gjykojnë mbi të.

Lulzim Basha ka thënë: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.

Sali Berisha ka thene: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetëm shpifje”.

Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne përmbajtjen e dosjes për demokratet që ata të gjykojnë vetë mbi të?!



LEXO EDHE:  I dehur në timon/ Tenton t’iu shpëtojë prangave me 2 mijë lekë, por ...!

LEXO EDHE:  Kërkohet një grabitëse në Tiranë, tmerri i të moshuarve që jetojnë vetëm

Pse nuk u japin mundësine demokratëve që të krahasojnë permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te Doktorit?! Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.

Pa na zbuluar permbajtjen e dosjes rezultati eshte ky:

SHBA e ka certifikuar doktorin si te korruptuar domethenes me dosje.

Luli ka pare dosjen e korrupsionit te Doktorit dhe eshte tmerruar, edhe pse stomaku i mban shume, kurse doktori ka dale rrugeve dhe bertet si i çartur. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se doktori ka “ngrene fort mish dhie” dhe stomakun e ka te prishur.

Çfare ai vjell nga stomaku perdite nuk mund te jete ushqim per demokratet.”-shkruan Fatos Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Çmendet” 55-vjeçari/ Dhunon me sende të forta vajzën e tij

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhe Sllovenia në ndihmë të vajzës që i mbijetoi dhunës seksuale në Shqipëri

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pas akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij.

Ndërkohë është arrestuar edhe një person i shpallur në kërkim. I arrestuari është Sh.M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.
Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Sh. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin H. H., pasi në Daullas, Fier, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me shegë.
Gjithashtu, filloi procedimi penal për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit A. H., 26 vjeç dhe L. Dh., 50 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi për motive të dobëta janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Policia rrugore bën “kërdinë” në Elbasan-Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në aksin Elbasan-Tiranë, duke ndëshkuar 28 shoferë, për shkak se udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara, ku 10 prej tyre u është pezulluar patenta.

Policia bën të ditur se kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

“Vijon kontrollin me radar , në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrollit permanent, me lëvizje në shumë pika ku dhe rreziku është më i madh si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara janë evidentuar nga kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri 181 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 9 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj .

18 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 118 km/h deri në 127 km/h.



LEXO EDHE:  U kapën me drogë në makinë/ Prangosen katër të rinjtë

LEXO EDHE:  Borxhi i pashlyer i kushton shumë shkodranit / Si e pëson (Emri)

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.33 mg/l deri në 0.46 mg/l.

Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE