LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK mbyll një tjetër dosje kriminale/ Përfundojnë në GJKKO 24 të pandehur

16 Korrik 2021, 14:06, Aktualitet CNA
SPAK mbyll një tjetër dosje kriminale/ Përfundojnë në

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar sot hetimet për një tjetër dosje kriminale, duke e dërguar atë për gjykim në GJKKO.

SPAK ka dërguar dërguar për gjykim 24 të pandehur, kryesisht të akuzuar për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, e për qëllime fitimi, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit ?Grup i Strukturuar Kriminal? dhe përmes ?Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal? .

Njoftimi i SPAK:

Sot më datë 16 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.174/1 viti 2019 ndaj të pandehurve (24 të pandehur):

Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi e Arselda Memaj të akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, e për qëllime fitimi, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit ?Grup i Strukturuar Kriminal? dhe përmes ?Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 298 parag. 3, 28/4, 333/a e 334/1 të Kodit Penal ? në rastet e kapjes së shtetasve shqiptarë, përkatësisht : në Calgary (Kanada) më datë 07.09.2019; në Montreal (Kanada) më 29.11.2019; më datë 06.12.2019 në Mbretëri të Bashkuar; më 08.11.2019 në aeroportin ?Stansted? Londër (Mbretëri e Bashkuar); më 05.12.2019 në Aeroportin ?Ciampino? Romë (IT); në Spanjë më datë 30.12.2019 ; më datë 26.12.2019 në Lisbonë (Portugali); më 30 Dhjetor 2019 në Berlin (Gjermani); më datë 15 Janar 2020 në Itali; në Spanjë më datë 23.01.2020; më datë 22.01.2020 në Mbretërinë e Gjibraltarit; më 26.01.2020 në Malpensa (Itali); në Xhenova/Itali më 28.01.2020; në Aeroportin e ?Barcelonës? (Spanjë) më datë 10.02.2020; më 28.02.2020 në Pikën e Kontrollit Kufitar ?Hani i Elezit? (Kosovë); më 01.03.2020 në aeroportin e Bilbaos (Spanjë); ? në tentativat për të udhëtuar nga vendet Europiane Shengen drejt Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë e SHBA-ve duke përdorur dokumenta të fallsifikuara nën emra shtetasish jo shqiptarë;

Bukurije Ahmetaj, akuzuar për vepër penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?, parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.
Altin Memaj, akuzuar për vepër penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave?, parashikuar nga neni 189 të Kodit Penal.
Shkëlzen Avduli, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Klajdi Llika, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Gjona, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Xhelil Dautaj, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.
Mark Gjinaj (Gjini), akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.
? Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale ?Falsifikimi i dokumentave?, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, për dokumenta të gjetura në banesë gjatë kontrollit ditën e arrestimit.
? Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
Besjan Mustafa, akuzuar për vepër penale ?Shpërdorimi i detyrës? në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Behar Ismailaj, akuzuar për vepër penale ?Shpërdorimi i detyrës? në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Ervilma Bezati akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Juxhin Tirana, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Admir Spahia, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Drita Sadriaj, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Arian Koldashi, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Aida Cenaj, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Ilir Ferati, akuzuar për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Breza, person nën hetim për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve?, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Besnike Tufa, person nën hetim për vepër penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve? për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ndaj të hetuarve Gëzim Breza e Besnike Tufa, në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma??dh?? të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet pushimi i çështjes, për shkak se nuk provohet të kenë kryer veprën penale që u është atribuar.

Lajmet e fundit nga