LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si ndodhi sulmi mbi Fortesën e Bastijës, ngjarja që shënoi Fillimin e Revolucionit Francez

16 Korrik 2021, 06:52, Blog CNA
Si ndodhi sulmi mbi Fortesën e Bastijës, ngjarja që shënoi

Më 14 korrik 1789, revolucionarët parisienë sulmuan Kështjellën e Bastijës, ku mbreti i Francës Luigji XVI kishte burgosur shumicën e armiqve të tij, ose ata që ai i perceptonte si të tillë. Për shumë njerëz, vendi nuk po shihte asgjë tjetër veç tiranisë mbretërore. Rënia e papritur e Bastijës i parapriu nisjes së Revolucionin Francez. Ajo kremtohet çdo vit në të gjithë Francën si një festë kombëtare.

Në fillim Bastija nuk u ndërtua për të qenë një burg

Kur nisi të ndërtohej në vitin 1357, Bastija u mendua të ishte një fortesë e ushtrisë franceze për të frenuar hyrjen në Paris të ushtrive pushtuese. Në atë kohë, Franca dhe Anglia ishin të angazhuara kundër njëra-tjetrës në Luftën Njëqindvjeçare.

Gjatë asaj lufte, struktura e godinës ndryshoi jo pak. Bastija ishte në fillim një portë e madhe, e përbërë nga një mur i trashë dhe 2 kulla 23 metra të larta. Në fundin e vitit 1383, ajo u shndërrua në një fortesë drejtkëndëshe me 8 kulla, dhe një hendek.

Cilësi të tilla do ta shndërronin më vonë në një burg shtetëror. Por nuk u përdor si i

tillë deri në shekullin XVII-të. Në kohën e mbretit Luigji XIII, Kardinali Rishëlje nisi burgosjen pa gjyq të armiqve të monarkut. Kardinali do të mbante atje deri në 55 të burgosur.

Bastija ishte e mbushur me barut

Në korrik 1789, Franca u përgatit për një revoltë. Moti i keq rriti ndjeshëm çmimet e ushqimeve, dhe publiku u zemërua me jetën ekstravagante të mbretit Luigji XVI. Për të ndërmarrë disa reforma dhe për të shtypur rebelimin, mbreti u detyrua të thërriste një

takim të Asamblesë Kombëtare që përfaqësonte klerin, fisnikërinë dhe të gjithë shtresat

e tjera më të ulëta.

Por debatet e ashpra dhe mungesa e një dakordësie, detyroi mbretin të dëbonte nga salla përfaqësuesit e njerëzve të thjeshtë. Ata u mblodhën në një vend tjetër, dhe u zotuan të ishin aktivë derisa të miratohej një kushtetutë që të kufizonte pushtetin e mbretit.

Mbreti e pranoi Asamblenë e re Kombëtare më 27 qershor, por më pas dërgoi trupat në Paris për t?u përballur me trazirat popullore në rritje. Ai i përkeqësoi problemet duke shkarkuar Ministrin e tij të Financave Zhak Neker, që mbështeste kërkesat e njerëzve të thjeshtë.

Asambleja Kombëtare dhe qytetarët nisën të rrëmbenin armët. Më 14 korrik 1789, revolucionarët hynë në një spital ushtarak në Paris, ku morën 3000 armë dhe 5 topa.

Pastaj, ata hynë në Bastijë ku ndodhej edhe një depo baruti.

Sulmi çliroi pak të burgosur…

Revolucionarët francezë që hynë në Bastijë, prisnin të gjenin shumë të burgosur. Në fakt, burgu ishte pothuajse bosh, me përjashtim të 7 të burgosurve në një gjendje shëndetësore relativisht të mirë. Një raport i kophës pretendonte se 4 prej tyre ishin dënuar për falsifikim, një tjetër vinte nga një familje aristokrate. Ndërkohë 2 të tjerët u zhdukën para se dikush t?i identifikonte kush ishin dhe përse ishin dënuar.

Themeluesi i SHBA-së, Tomas Xheferson, dhuroi para për familjet e revolucionarëve

Si Ministër i Amerikës në Francë (dhe s një mbështetës i madh i revolucionit), Xheferson u entuziazmua nga sulmi mbi Bastijë, që ndodhi gjatë kohës që ai jetonte në Paris. Edhe pse nuk ishte dëshmitar okular i ngjarjes, ai e përmblodhi në mënyrë elokuente gjithçka që kishte mësuar në një letër të hollësishme dërguar Xhon Xhej. Më 1 gusht 1789, Xheferson shkroi në ditarin e tij ?U dhashë 60 franga vejushave të atyre që u vranë gjatë pushtimit të Bastijës?.

Një festival i madh u mbajt 1 vit më vonë

Më 14 korrik 1790, Bastija ishte rrafshuar plotësisht, dhe pjesët e saj ishin shpërndarë në

të gjithë globin nga koleksionistët e suvenireve. Franca sundohej tanimë nga një monarki kushtetuese, që e ndante pushtetin midis Mbretit Luigjit XVI dhe Asamblesë Kombëtare. Ndërkohë, fisnikëria e trashëguar u shpall e jashtëligjshme.

Për t?i nderuar këto përparime, qeveria organizoi një aktivitet të madh të quajtur ?Festivali i Federatës?, në përvjetorin e parë të sulmit mbi Bastijë. Në atë aktivitet morën pjesë mbi 50 mijë njerëz. Mbreti Luigji XVI mbërriti me 200 priftërinj dhe u betua të ruante kushtetutën.

?Dita e Bastiljës?, shoqërohet me paradën më të vjetër dhe më të madhe ushtarake në Evropën Perëndimore.

Kjo traditë e dashur e parisienëve daton që në vitin 1880. Që nga viti 1918, procesioni zhvillohen pak a shumë kryesisht rreth Shamps-Elizesë, rruga më e famshme në Paris. Në paradën e vitit 2019, u angazhua 39 helikopterë, 69 avionë dhe 4000 ushtarë.

Në të është bërë e zakonshme të shohësh trupat të vendeve të tjera që marshojnë së bashku me homologët e tyre francezë. Për shembull në vitin 2015, në Paris mbërritën 150 ushtarë meksikanë, të cilët morën pjesë në paradë./CNA.al

Lajmet e fundit nga