Connect with Us

REPORTAZH-Historia e rrallë e Xhenaro Siminit/ Mjeku italian që braktisi Italinë për Shkodrën

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Historia e rrallë e Xhenaro Siminit/ Mjeku italian që braktisi Italinë për Shkodrën

Publikuar

-

Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revolucionari dhe patriotizëm të fortë i cili braktis Italinë e cila e dënoi me vdekje për qasjen e tij politike dhe pas një udhëtimi të gjatë e sprovues përfundon në Shkodër.

Jemi në vitet 1800, kur Shqipëria është ende nën Perandorinë Osmane.

Djali i tij Giacinto Simini shkroi një libër duke hedhur dritë mbi Shkodrën, historinë, jetën dhe kulturën e pasur të qytetit në shekullin e 19-të por edhe shumë personazhe të huaj dhe vendas të asaj kohe me një peshë të madhe.

Vite më parë libri u botua në gjuhën italiane ndërsa tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Promovimi i këtij libri kushtuar mjekut revolucionar italian Xhenaro Simini që i shpëtoi dënimit me vdekje në Itali dhe gjeti atdheun e dytë në Shkodër duke bërë jetën që ëndërronte u bë në muzeun kombëtar “Marubi” kjo për faktin se Pietro Marubi, edhe ai një italian i vendosur në Shkodër ka të njëjtën histori thuajse.

Libri “Një patriot leçez në Shqipërinë Osmane”, kushtuar Xhenaro Siminit dhe shkruar nga i biri Giacinto që u përkthye në gjuhën shqipe nga pedagogia e gjuhës italiane në universitetin e Shkodrës Alma Hafizi vjen si bashkëpunim i Berk me Qendrën Albanologjike dhe Shejzat Plejade nën kurimin e Ardian Ndrecës dhe i botuar nga Anna Shkreli.

Kuratori i librit “Një patriot leçez në Shqipërinë Osmane”, studiuesi Ardian Ndreca tregon se si është njohur me kujtimit e të birit të Xhenaro Siminit, Giacinto Simini ndërsa bën dhe një vështrim historik e kulturor. 

Jam njohur me Giacinto Simini kur isha 20 vjeç se Ernest Koliqi në 1974 në fund të jetës së tij tek një numër i Shejzave, nipi i Siminit kishte botuar një pjesë të kujtimeve.

Kur doli botimi në italisht shkova dhe i thashë që duhej ta kishit përmendur se një parabotim e ka bërë edhe Koliqi por nuk e dinin këtë gjë. Simini është një figurë atipike ashtu siç është e pazakontë Shkodra osmane në ato vite.

Ne jemi mësuar me klishe, të shikojmë mesjetën, periudhën osmane si diçka vetëm negative por edhe atëherë njerëzit kanë ngrënë, kanë pirë, janë shumuar, kanë shkuar në shkollë pra jeta ka vijuar edhe atëherë në fushën politike të asaj kohe. Simini paradoksalisht është një person që ikën prej persekutimit në Itali dhe vjen në një vend që është i Perandorisë Osmane’, shprehet studiuesi Ndreca.

Më tej studiesi Ndreca shton se “Jemi në vitin 1548 kur Europa është e mbërthyer nga revolucionet. Prej në Transivalni e deri në Skoci është një valë revolucionare dhe kjo valë revolucionare ndez zemrat e njerëzve dhe kalon nga e gjithë Europa.

Simini bën pjesë tek ato patriot italian të cilët duan bashkimin e Italisë kundër atyre që paraqesin një regjim shtypës plus edhe regjim që varet prej një monarku të huaj si Borbonët dhe jo një italian.

Simini sakrifikon shumë, sakrifikon familja e tij, sakrifikon nëna e tij të cilës shkojnë dhe i thonë se dëgjo djalin tënd e kemi vrarë dhe ajo qan dhe vdes pas pak kohësh por në fakt djali i saj nuk ishte i vrarë.

Ka shumë që si Simini ikin nga Italia për të gjetur shpëtim jashtë dhe paradoksalisht shkojnë ose në Korfuz në ishujt e Dalmacisë ose Shqipërinë e asaj kohe, Shqipërinë osmane. Arsyeja përse erdhëm tek Marubi për ta prezantuar këtë libër është se edhe vetë Pietro Marubi ka një histori të ngjashme me Siminin.

Edhe Marubi ikën nga Piaçenza dhe ikin për të gjetur azil në një vend tjetër dhe ky vendi që ofron azil, qetësi dhe liri është Perandoria Osmane por këta persona kur erdhën në Shqipëri sollën edhe tharmin revolucionar.

Unë jam i bindur se ka një lidhje shkak-pasojë në atë ardhjen e tyre në Shqipërinë e asaj kohe osmane dhe rritjes së temperaturave revolucionare në mjediset intelektuale shqiptare.

Këta persona sjellin me vete dhe ne e kemi të qartë sot se Marubi janë pjestarë të lëvizjes revolucionare dhe sjellin edhe këtu tharmet e lëvizjes revolucionare dhe po ashtu profesionaet e tyre, njëri mjek siç është Simini dhe tjetri fotograf siç është Marubi dhe i kultivojnë profesionet. Janë shumë të dashur dhe të vlerësuar nga qytetarët shkodran nga të tri besimet”, thotë studiesi Ndreca.

Shkodra për Xhenaro Siminin bëhet një atdhe i dytë vijon më tej studiuesi Ndreca.

Shkodra për ta bëhet  një atdhe i dytë. Xhenario Simini thërret edhe babën e vet dhe i thotë hajde në Shqipëri pasi i kishte vdekur nëna edhe pse Italia në atë kohë ishte shtet i njohur dhe nuk kishte më pushtim sepse monarkia ishte stabilizuar dhe kjo tregon se Simini Shqipërinë e ka një atdhe elektiv, një atdhe të parazgjedhur të tij.

Kjo do të thotë se Shkodra e asaj periudhe që e shohim edhe prej librave, dokumenteve apo fotove të Marubit është e mbushur me njerëz të huaj.

Ka nga Austria, Polonia, Gjermania, Rusia, Egjiptian, Turqia dhe është një qytet kozmopolit. Gjithë këta persona kanë ardhur për shkaqe krejt të ndryshme dhe disa kanë ardhur për arsye politike për të provuar fatet e tyre në kushte të reja.

Shkodra i jep të gjithë këtyre një mundësi për të qenë vetvetja, integrohen dhe shumë prej tyre janë shkrirë më pas me tabanin e Shkodrës, janë martuar me gra shkodrane, kanë lindur fëmijët dhe kanë ruajtur mbiemrat.

Këta persona janë të shumtë dhe kemi të huaj që vijnë për të gjetur një jetë me më liri, në kushte më normale në krahasim me vendet e tyre dhe integrohen në Shkodër duke gjetur një atdhe të dytë dhe japin një kontribut për këtë qytet.

Marubi është pjesë e Shkodrës, Simini është më pak i njohur por tek ky libër do gjeni përveç rindërtimit historik që i ka bërë lëvizjes revolucionare anti borbonike, keni për të gjetur edhe një moziak të Shkodrës të gjysmës së dytë të 1800-ës. Janë disa dëshmi  të cilat kanë humbur pothuajse.

Ndoshta ndonjë faqe të ngjashme e gjeni në ndonjë roman të Vaso Pashës ose ndonjë faqe të Luigj Gurakuqit ose të Zef Jubanit apo dikujt tjetër por në mënyrë kaq të detajuar, kaq kapilare dhe me figura të ndryshme revolucionare të huaja të cilët shkojnë aty ku thërret fati i tyre por kudo që shkojnë çojnë me vete idetë e tyre revolucionare.

Rilindja jonë kombëtare është ndikuar prej këtyre personave dhe kemi marrë shumë prej tyre dhe kanë qenë një tredynjo ndërmjet asaj që po lindte në Shqipërinë osmane që po përkeqësohej me atë që do të ishte e nesërmja, pra edhe shkolla françeskane, edhe jezuite edhe këto që janë gjithë laik ndikohen prej ideve revolucionare të asaj periudhe”, tregon ai.

Përkthyesja e librit “Një patriot leçez në Shqipërinë Osmane” në gjuhën shqipe, pedagogia Alma Hafizi thotë se që në vitet 2000 kur libri në gjuhën italiane u promovua në Shkodër vendosi që ta përkthente por pas pak muajsh studiesja Galeti ndërroi jetë për të ardhur deri në ditët e sotme kur libri u përkthye pas disa bisedave në qarqet intelektuale të qytetit të Shkodrës.

Është e vërtetë që Simini nuk është shqiptar por ai në Shkodër gjeti sigurinë fizike, qetësinë shpirtërore që vetëm atdheu ta jep. Në Shkodër ai dizenjoi profilin e tij profesional, në Shkodër ngriti çerdhen aq të ngrohtë familjare, në Shkodër zbatoi të gjitha parimet që ishin moto e jetës së tij, barazi, liri dhe arsim dhe në Shkodër vendosi që të jepte frymën e fundit dhe ishte një zgjedhje e tij me vullnet të lirë dhe t’i dorëzohej gjithësisë dhe përjetësisë.

Kur studiuesi Amarelia Galeti që ishte edhe kuruese e botimit të librit në gjuhën italiane erdhi në Shkodër për të promovuar librin në një aktivitet në bashkëpunim mes departamentit të romanistikës të universitetit të Shkodrës dhe konsullatës italiane në fakt emri i Siminit nuk ishte i panjohur.

Unë kisha dëgjuar për këtë personalitet dhe për hir të profesionit që unë ushtroj përhapje e kulturës dhe gjuhës italiane unë u intrigova shumë.

Së pari e kam dëgjuar në vitin 2000 në seminarin e katërt ndërkombëtar i organizuar nga i ndjeri profesor Mentor Quku ‘Shkodra ndër Shekuj’ ku doktor Ramiz Hafizi kishte sjellë një studim shkencor mbi historinë e kirurgjisë në Shkodër dhe në fakt i referohej një studimi të mëparshëm të vitit 1962 i doktor Kadri Kërçikut i cili kishte shkruar një tekst mbi zhvillimin e shëndetësisë në shekullin  XVIII-XX në Shkodër. Në fakt përshkrimi nuk është i gjatë në të dy studimet, është punim shkencor dhe është një gjysëm faqe përshkrim por në vitin 2003 kur doli një kolanë e veprave të Ernest Koliqit unë pata rastin të njihem me një material më të zgjeruar mbi familjen Simini në veprën

‘Doktori’ dhe besoj se një pjesë e tekstit që sot po promovojnë është e sjellë edhe në tekstin e Koliqit.

Idea për përkthimin e këtij libri ka lindur menjëherë sapo e ndjera studiuesja Galeti bëri prezantimin e librit në Shkodër dhe që atëherë ishte një projekt ide për ta sjellë në shqip dhe kishte një imapkt tek të pranishmit, ishin intelektual dhe studiues të qytetit por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë pak muaj pasi u kthye nga Shqipëria dhe rastësisht në fototekën Marubi asokohe unë ndodhesha me një tjetër shkrimtar italian dhe përpara fotografisë së Marubit erdhi një bisedë me drejtorin e muzeut Marubi për ta përkthyer. Sot është bërë realitet”, thotë përkthyesja Hafizi.

LEXO EDHE:  “Reportazhi i qytetit tim”/ Përzgjidhen tre më të mirët

Më tej ajo shton se “Libri mund të lexohet nga disa këndvështrime.

Mund të shihni një protagonist revolucionar siç është Simini, arsye për të cilën emigroi dhe u gjend në Shkodër por më përpara mendohet se mund të jetë ndalur dikund në rrethin e Kurbinit në bazë të përshkrimit që bën vetë Simini dhe ka qëndruar në një familje funksionarësh sepse ka ushtri që i sillet rrotull dhe ka paisje ngado por shpreh në një farë mënyrë edhe kodin e pashkruar të mikëpritjes shqiptare.

Me atë arrogancën e tij janë për t’u nënvizuar tri pyetje që bën, nga vini, kush jeni, ku do të shkoni, pra kodi i shqiptarëve ‘shtëpia është e Zotit dhe e mikut’, ai nuk interesohet shumë se kush ishin personat sa e kishte meraikun të ushtronte legjimitetin që i jepte kodi shqiptar, të siguronte fjetjen dhe bukën e asaj dite.

Në këmbim të një favori që mjeku Simini i bën duke i shëruar të bijën ai i rekomandon që të vinte në Shkodër pasi Durrësi ishte zonë e rrezikuar me kufijtë e rrezikshëm të asaj kohe të perandorisë austro-hungareze dhe i thotë që në Shkodër të takojë Sulejman Hotin, një personalitet me shumë peshë, me shumë influencë në lidhje miqësore edhe me Pashain ndërkohë Simini mund të integrohej fare mirë dhe me dy bashkëudhëtarët e tij italian.

Pasi vjen në Shkodër situate është krejt ndryshe, Shkodra ka një tjetër frymëmarrje, Shkodra është port-qytet i Perandorisë, Shkodra është një tokë në ndërmjetësi mes Perandorisë Osmane dhe mes Perëndimit, pra Europës dhe Shkodra është një qendër me shumë pika reference kulturore, në Shkodër kishte pesë konsullata, kishte komunitete tregtare të pasura dhe komunitete të huaja që ishin integruar mjaft mirë dhe Simini gjeti vetveten në këtë qytet duke u vendosur përfundimisht deri në fund të jetës së tij”, thotë Hafizi.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçian Bedeni është një prej nxitësve kryesor për përkthimin e librit kushtuar mjekut Xhenaro Simini në gjuhën shqipe.

Sot kemi një libër vërtetë të veçantë sa i përket një figure që asnjëherë më përpara pothuajse nuk është përmendur, një italian tjetër si Marubi në Shkodër. Unë kam patur një koincidencë të veçantë se si kam rënë në gjurmët e këtij libri.

Gjatë hulumtimeve të mia për Marubin shpesh herë më rezultonte në dokumentet e gjetura në arkivat e Italisë por edhe të Shqipërisë emri Xhenaro Simini.

Shpesh si një italian që shkruante letra kundër konsullit italian të Shkodrës sepse kishte ankesat e tij, shpesh në lidhjet miqësore me Marubin apo edhe me disa italian të tjerë, diku tjetër si kumara i martesës së Pietro Marubit dhe kështu u bëra kurioz duke kërkuar më tepër për këtë personazh dhe rastësisht gjeta një libër një Patriot leçez në Shqipërinë otomane që ishte ditari i përkthyer i këtij italiani.

E gjeta atë libër në bibliotekën e universitetit të Shkodrës dhe duke kërkuar në internet kuptova se familjarët e këtij italiani kishin ardhur në Shkodër për të bërë promovimin e këtij libri në italisht përpara shumë vitesh por që kishte kaluar pa rënë në sy. Atëherë, menjëherë duke patur dëshirën e madhe për ta përkthyer bisedova me Ardian Ndrecën dhe pedagogen Alma Hafizi. Besoj se është një libër fantastik kur ta lexoni”, shprehet Bedeni.

Botuesja e librit të përkthyer në gjuhën shqipe Anna Shkreli shprehet se ky libër ishte një surprizë për të kur u njoh me përmbajtjen.

Momenti i parë kur unë jam njohur me Siminin është përmes një fotografie që shfaqet herë pas here që është edhe publiciteti i parë shqiptar. Fotografia është një fotomontazh dhe ne shohim Giacinton, të birin i cili është në tre pozicione të ndryshme, njëra është me këmbë të prerë dhe duke mbajtur këmbën, njëra është mjeku me sopatë në dorë dhe tjera është me kostum popullor.

Unë e kam parë këtë fotografi për herë të parë në një ekspozitë që u bë para disa vitesh këtu tek muzeu Marubi dhe kjo ishte momenti i parë i Siminit në memorien time, për herë të dytë më erdhi nga Ardian Ndreca i cili më solli librin.

Duhet thënë që ky libër është i kolanës së pestë në Rradhonjtë e Shejzave e cila është një kolanë shumë e gjërë në fakt por ende si kriter ka shkrimtarinë e mirë shqipe. Megjithatë libri ka qenë një surprizë për mua kur erdhi në fillim duke u nisur nga katër librat e tjerë pararendës të kolanës të cilët në përgjithësi janë letërsi specifike.

Pra është letërsi shumë e mirë por është në mish dhe kërkon një lexues më specifik”, shprehet botuesja Anna Shkreli.

Ajo më tej vijon duke treguar arsyet përse të gjithë duhet ta lexojnë këtë libër.

“Ka qenë surprizë se sa libër interesant është dhe sa dinamik është në sensin që kur nisa ta lexoja mu duk realisht sikur po lexoja një roman aventure çka nuk është e zakontë në libra të tillë që përgjithësisht janë të ndërtuar nga tre burime të ndryshme si në rastin e këtij libri që janë, material arkivore të ministrisë së punëve të jashtme, kujtimet e Giacinto Siminit dhe kujtime nga faktor kryesor të jugut të Italisë.

Këto libra janë shumë informative, shumë interesant, japin shumë kontekst historik, politik, social por tentojnë të jenë pak të avashtë ndërkohë që gjithëçka e këtij mjeku që dënohet, arratiset dhe shkon në një vend tjetër, ikën në Greqi, pastaj në Korfuz, më pas hyn në Durrës dhe pastaj kalon në pjesën tjetër të Shqipërisë duket sikur po lexon pjesë nga Konti Monte Kristos, pra ka këtë lloj dinamizmi.

Përkthimi nga Alma Hafizi është shumë i mirë dhe version shqip është shumë më i përmirësuar sepse ka edhe imazhet e kuruara nga Luçian Bedeni.

Unë u çudita se ç;është ky revolucionar kaq i jashtëzakonshëm që ka këtë jetë kaq të trazuar dhe vjen në këtë vend dhe atëherë kur në vendin e tij bie paqja dhe mund të kthehet ai vendos ta mbyll jetën e tij në një vend si Shqipëria që sapo i kishin nisur trazirat dhe përkthyesi e studiuesi Zef Paci më tha veç një njeri me kaq trille mundet që të bëjë një publicitet dhe një fotografi të tillë dhe në fakt është e vërtetë. Ky trilli i këtij personazhi gjatë gjithë jetës së tij në Shkodër në libër del 100%.

Mendoj që një nga pikat më të forta të librit që përveç informacionit, përshkrimit të peisazheve urbane fantastike të Shkodrës, me ura druri, me ato kopshtijet mbi të gjitha është fakti se është një libër shumë argëtues. Duhet lexuar sepse është shumë i bukur”, thotë me tej Shkreli.

Anna Shkreli thotë se Simini “gjen një Shkodër interesante të shekullit të 19-të.

Lidh miqësi të ngushtë me Marubin, fotografin, aq sa është dëshmitar në dasmën e tij. Si mjek arrin të fitojë besimin e parisë shkodrane, dhe më pas rrëfen çfarë ndodh.

Ai është njeriu që hyn në shtëpitë e tyre, i kanë borxh jetën dhe si i tillë, i biri, përshkruan hyrje daljet në këto mjedise shkodrane që janë mjedise private por që përbëjnë historinë e qytetit. Simini tregon lëvizjet që bënë austriakët, financimin që iu bënë shkollave jezuite e saveriane.

Dhe tregon se si në thelb, gjithë ajo që vinte më pas si lëvizje politike në Shqipëri ishte një konvergjencë forcash i këtyre faktorëve ndërkombëtarë që ishin në Shkodër dhe bënin një lojë paralele në gjurmët e fundit të Perandorisë Osmane.

Ai ndjehet shumë mirë në Shkodrën e 1900-ës, sepse Simini, pati mundësi të ikte por zgjodhi të mos ikte. Erdhi dhe vdiq në Shkodër, ndërsa i biri u kthye në Itali” shprehet Shkreli.

E pranishme në promovimin e librit “Një patriot leçez në Shqipërinë Osmane” ishte edhe ministrja e kulturës Elva Margariti./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

Publikuar

-

Nga

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij të katërt, një eveniment i cili do të zgjatë katër ditë dhe do të zhvillohet jo vetëm në qytetin juglindor por edhe në Pustec, në ishullin e Maligradit dhe në fshatin turistik të Rehovës në Kolonjë.

Ky eveniment tepër i njohur në Shqipëri, do të sjellë për të gjithë banorët dhe vizitorët vendas e të huaj, disa mbrëmje ndryshe që do të falin kënaqësi për spektatorët, duke bërë pjesëmarrës artistë të njohur.

Inva Mula, sopranoja e njohur, e cila është edhe organizatorja e këtij evenimenti, me shumë kënaqësi ka treguar se ky vit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, pasi do të shtrihet në 3 qytete të qarkut juglindor pas normalizimit nga pandemia.

Ne jemi në edicionin e katërt dhe na mbushet goja kur themi që vijmë në Korçë sërish. Ky është një viti veçantë, pasi të gjithë ne kemi etje për art, pandemia dëmtoi shumë njerëzimin dhe gjunjëzoi artin. Sot jemi më shumë se kurdo herë tjetër për të thënë që pa muzikën, pa artin, pa skenën nuk ka jetë.

Jeta do të vazhdojë me optimizëm, me mbështetjen që duam ti japim njerëzimit dhe mbështetjen që ata na japin ne. Edicioni i katërt shpaloset me ngjyra, shtete, gjuhë dhe zhanre të ndryshme. Këtë mbrëmje ne e hapim me muzikën gjermane, për të vazhduar me aktivitete në zonat që duhen promovuar si në Kolonjë dhe Pustec.

Është një sërë aktivitetesh që nuk duhen humbur pasi do ti sjellin Korçës një pamje fantastike. Publiku do ta vlerësojë  shumë këtë lloj evenimenti, dhe finalja e festivalit do të jetë një grup nga Italia. Ky festival nuk do të bëhej nëse sdo të ishim të gjithë së bashku, nëse sdo të promovonim qytetin më të bukur që e do artin dhe e ka mbështetur gjithmonë atë, duke lënë trashëgimi, e ky qytet është Korça”, shprehet sopranoja Inva Mula.

LEXO EDHE:  “Më thanë mos hajde këtu se do ta presim kokën”/ Gruaja trondit me historinë e dhimbshme

Nata e parë e MIK Festival ka startuar me “Miqtë e Operës së Berlinit”, ku nga anëtarët e kësaj opera janë luajtur për artdashësit korçarë melodi të famshme. Mes tyre, ka qenë edhe dirigjentia shqiptare Elda Laro e cila ka treguar kënaqësinë që është pjesë e këtij evenimenti.

LEXO EDHE:  REPORTAZH-Zbuloni Pukën magjike/ “Zvicra e vogël” e Alpeve shqiptare

Është hera e parë për mua që marr pjesë në këtë festival dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e tij. Në këtë eveniment kam sjellë dy miq të mi, violinistë të mrekullueshëm të Berlinit. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj të japim rezultatin e duhur dhe të ekzekutojmë në mënyrë të mrekullueshme për publikun korçar. E kam të vështirë çdo herë që kthehem në Shqipëri, pasi kam emocione shumë të forta dhe e ndjej veten me shumë përgjegjësi por e gjitha është e lidhur me kënaqësinë time shumë të madhe që jam këtu”, tregon dirigjentia Laro.

I pranishëm në këtë eveniment, dhe në këtë aktivitet të zhvilluar pranë teatrit Andon Zako Çajupi ka qenë ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili ka shprehur falenderimin e tij që ky koncert ka nisur si homazh për viktimat në Gjermani.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të vij në Korçë. Kam pritur shumë që të vij pasi më pëlqen shumë ky vend, ashtu edhe bashkëshortes time. Është bukur të rikthehemi këtu për art dhe kulturë. Faleminderit edhe orkestrantëve për muzikën gjermane, e cila është një dedikim dhe homazh ndaj atyre që kanë ndërruar jetë në vendin tim si pasojë e përmbytjeve”, është shprehur ambasadori Zingraf.

Gjatë tre ditëve pasardhëse, MIK Festival do të bëjë bashkë kolonjarët, banorët e Pusteci dhe korçarët, të cilët do të mund të shijojnë aktivitetet e ndryshme muzikore, dhe sigurisht që Korça do të kthehet edhe këto ditë në destinacionin kryesor të gjithë turistëve vendas dhe të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH/ Busti madhështor i Sali Butkës, heroit që la gjurmë në historinë e vendit tonë

Publikuar

-

Nga

Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës dhe ishte më i madhi i pesë fëmijëve të Tahir Butkës. Në dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë dhe duke e mbrojtur atë nga armiqtë e kundërshtarët e tij që e kercënonin vazhdimisht për ta eleminuar fizikisht.

Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Në atë kohë, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit.

Sali Butka u nderua sot në Kolonjë, në vendlindjen e tij, me një bust madhështor të punuar me aq mjeshtëri nga skulptori Agim Rada. Në fjalën e tij, Rada është shprehur mjaft i kënaqur për këtë vepër që ia kushtoi patriotit Butka, dhe ndihet mjaft i vlerësuar që këtë bust e realizoi ai me shumë përpjekje dhe kënaqësi.

“U detyrova të koncentroja në mendimin tim figurën dhe po ashtu ta ndërtoja unë figurën e këtij njeriu të madh duke u bazuar pak në foto dhe në imazhin e tij, që për mendimin tim ska shumë rëndësi. Rëndësi ka që ky monument të jetë sintezë e tipareve që ka një patriot i madh dhe një luftëtar si Butka. Busti ka përmasa të mëdha, sic ka qenë vetë historia e Butkës, sidomos banorët e kësaj treve që dinë shumë detaje nga jeta e këtij patrioti, të cilat mi kanë treguar dhe kanë qenë një burim frymëzimi për mua.

Ne i kemi borxh jo vetëm kësaj toke shumë pjellore në kuptimin e heronjve, patriotëve, njerëzve që e kanë dashur vendin dhe që i kanë shërbyer me devotshmëri deri në gjakun e tyre. Nuk le dot pa përmendur sot humanistin e madh Muhamed Malon, i cili sa herë më takonte, më citonte ndonjë varg që ia citonte i ati, dhe unë i kam bërë pjesë të bustit “Për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë”.

Këto janë postulate të thëna nga njerëz që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend, dhe këta njerëz meritojnë shtatore jo kaq por akoma më të mëdha. Kjo trevë ka nxjerrë pafund patriotë të penës, pushkës, atdhedashurisë dhe unë mendoj se nuk do të dalë bronxi I Shqipërisë për të derdhur figurat e kësaj treve”, shprehet skupltori Agim Rada.

LEXO EDHE:  “Reportazhi i qytetit tim”/ Përzgjidhen tre më të mirët

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Gjakmarrja, drama e 11-vjeçarit: S'di të shkruaj e lexoj, s'kam qenë asnjëherë në shkollë

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ky bust është një vlerësim i munguar për një kolonjar që ka dhënë shpirtin e tij për atdheun, dhe ndihet tepër i lumtur që u realizua pikërisht në qendër të qytetit të Ersekës.

“Kontributi i Bashkisë në këtë event është modest në krahasim me kontributin e kolonjarëve si i ndjeri Muhamed Malo, është i jashtëzakonshëm dhe është pasha kryesore. Na takonte që në këtë copë tokë ti vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar jo vetëm për Kolonjën por për të gjithë Shqipërinë. Dhe Sali Butka është një figurë e tillë që e meriton këtë vëmendje.”, thotë Erion Isai.

Një tjetër figurë e njohur e Korçës që s’mund t’i mungonte këtij aktiviteti është dhe historiani Niko Kotherja, i cili në fjalën e tij ka shprehur rëndësinë e figurës së Sali Butkës i cili ka krijuar shkollat e reja dhe ka siguruar jetën e patriotëve të tjerë të Kolonjës dhe jo vetëm.

“Sali Butka është një personalitet i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare Shqipëtare dhe në periudhën e Pavarësisë. Ka kontribuar masivisht në krijimin e shkollave shqipe në zonën e Kolonjës, në të gjithë ato shoqërime që ai i ka bërë Petro Nini Luarasit pasi ka qenë njeriu më i besuar i tij, duke i siguruar jetën e duke e mbrojtur atë. Sot me rastin e inagurimit të një shtatoreje të tij, në zemër të Ersekës, unë mendoj se ka ardhur koha për ta risjellë përsëri  këtë personalitet në parametrat e tij të vërtetë.

Një personalitet që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e vendit, por duke mos e ngatërruar këtu emrin e tij me njerëz të cilët kanë patur akte vandalizmi që i janë veshur figurës së Sali Butkës.

Heroi i Kolonjës jo domosdoshmërisht duhet të mbajë përgjegjësi për ato veprime që ndodhnin në mes të zjarrit të Luftës së Parë Botërore. Mendoj se është e nevojshme të rikthejmë sytë për të ridimensionuar jo vetëm figurën e Sali Butkës por gjithë familjen e tij, pasi të gjithë janë hedhur në luftë me parullën Liri a Vdekje”, tregon Niko Kotherja.

Sot u vlerësua jo vetëm figura e patriotit të shquar Sali Butka, por edhe kontributi i tij së bashku me patriotë të tjerë kolonjarë që i sollën frymë të re Kolonjës, Korçës dhe gjithë Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

PERSONAZH/ Njihuni me mjeshtren Ardiana Handraj, “Artizania e Shqipes”!

Publikuar

-

Nga

Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që i punon deri në detajet më të vogla. Ardiana Handraj është një artizane nga Shkodra e cila bën punime me dorë. Pasioni i saj është punimi që i bën Shqiponjës duke e cilësuar atë si “Artizania e Shqipes”, emër me të cilin e njohin të gjithë.

Ardiana Handraj, artizane

Ardiana thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.

Në fakt unë kam që 7 vjeçe që punoj me dorë, ndoshta duket e pabesueshme por atëherë e kam filluar për herë të parë.  E kam patur trashëgimi por nuk është vetëm ajo sepse e kam patur edhe dëshirë e pasion që e vogël.  Këto punimet ku unë jam fokusuar që është Shqija siç i themi ne ka 35 vite që e kam me shumë qejf. Unë ka 20 vite që punoj edhe me kostumet kombëtare dhe kur mërzitem ndonjëherë me to atëherë kaloj tek Shqipja sepse më duket sikur qetësohem. Të dy gjyshet e mia por më pas edhe tezet dhe hallat janë marrë me këtë punë dhe unë them se është pak edhe me gen. Vështiësi nuk mund ta quaj edhe pse ndoshta dikujt i duket ashtu por për mua është kënaqësi që e punoj“.-u shpreh për CNA.al Ardiana Handraj.

Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si “Artizanen e Shqipes”, duke iu referuar Shqiponjës në veshjet e saj.

Klientët e parë që i vlerësoj dhe falenderoj patjetër që janë shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera sepse këtu mua më vjen shumë keq që nuk e vlerësojnë Shqipen që është simboli ynë kombëtar. Unë e dua shumë Shqiponjën dhe e punoj me shumë dashuri dhe kudo ku kam shkuar në aktivitete më kanë quajtur artizania e Shqipes. Deri edhe tek maskat tani për pandemi kam arritur që ta punoj Shqipen.  Në Mal të Zi kanë publikuar gazetat Shqipen time dhe unë jam surprizuar sepse atje është vend i huaj sido që të jetë. Para dy vitesh u bë Sofra e Dukagjinit në Neë York. Organizatorit të atij aktivitet i kam punuar 18 xhubleta  dhe 13 kostume burrash për 20 ditë. Një ditë përpara aktivitetit i ka patur gati. Xhubleta merr shumë kohë por unë nuk e di ku e gjeta atë kohë dhe as mua nuk më besohet sot që i shoh se si i kam punuar vetë“.-thotë Ardiana Handraj.

Xhubleta, kostum femrash 

Vlera në treg nuk është edhe shumë e madhe e këtyre punimeve që unë bëj thotë Ardiana sepse nuk është materiali i dikurshëm sepse po të jetë ai shkon edhe 1500 euro apo 2000 euro kurse me këtë material që është nuk mund të marrë më shumë se 350 mijë lekë të vjetër. Normalisht që pëlqehen dhe ka porosi por edhe në ato raste kur sheh se ka pak heiztim përveç porosisë që kanë artizania shkodrane thotë se i jep edhe ndonjë gjë tjetër dhuratë vetëm për t’i nxitur dhe për t’i bërë që klientët të ndjehen mirë. Kam dëshirë që t’i ushqehet fëmijës xhubleta, Shqipja apo të tjera dhe ato ta dinë që i kanë patur gjyshet e tyre, nënat dhe t’i kenë sot edhe vetë fëmijët apo të rinjtë, ta kenë pra si ushqim traditën, thotë Ardiana.

LEXO EDHE:  “Reportazhi i qytetit tim”/ Përzgjidhen tre më të mirët

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Gjakmarrja, drama e 11-vjeçarit: S'di të shkruaj e lexoj, s'kam qenë asnjëherë në shkollë

Ardiana bën edhe një mbulesë që më shumë dikur e kanë preferuar korçarët. Në Shkodër kanë qenë dy tri gra zonja tipike që e kanë punuar kurse në Malësi të Madhe absolutisht që jo. Për artizanen tonë është i 36-ti vit që e punon dhe e mban mend dhe nuk kam nevojë as ta shohë fare dhe ndoshta dikush mund të çuditet.

Çentroja e Korçës

“Unë që punoj pak shpejt për një ditë e mbaroj një çentro të madhe ndërsa një komplet çentro i do tri ditë dhe nuk ka vlerë monetare sepse nuk e vlerësojnë, por unë e bëj për pasion. Unë përdor edhe rrjetet sociale”.-u shpreh artizanja shkodrane. 

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Ardiana ka një llogari në Instagram por më shumë punon me facebook. Ka shumë këngëtarë shqiptar që jetojnë në SHBA, Australi, Angli, Gjermani dhe shumë shtete të tjera. U është përkushtuar shumë atyre dhe ka kryer detyra që ndoshta nuk i kanë takuar sepse përveçse ia ka punuar porositë e tyre, ka shkuar më tej edhe duke i postuar.

Ajo që mbetet problem është se për momentin nuk ka asnjë person që mund ta trashëgojë. Kishte nusen por ajo iku jashtë Shqipërisë. Ajo filloi dhe arriti të mësonte dhe nisi të ndihmonte vjehrrën e saj por u detyrua të lërë Shqipërinë. Duke mos patur dikënd që t’ia trashëgojë Ardiana ka marrë një nisëm dhe shpreson ta realizojë në shtator. Ka dëshirë që të marrë një grup të rinjsh vajza dhe djem dhe një orë në ditë dua t’ia kushtojë atyre. Ky kurs për qendistarinë do të jetë falas vetëm e vetëm që t’ia injektoj si ushqim punën e dorës dhe traditën dhe ta njohin se si bëhet dhe ta mësojnë që kjo traditë të mos humbasë.

Gjatë pandemisë kur shumë kush nuk ka punuar falë Zotit unë kam patur punë dhe nuk mund ta mohoj. Është shitur shumë maska me Shqipen që kam bërë. Unë e bëra thjeshtë për promovim fillimisht se nuk kisha çfarë të bëja por u pëlqeu dhe kisha kërkesa shumë. Ka qenë një detyrë e vështirë sepse u dontë gjithë ditën të qepja , në dark i laja dhe në mëngjes pastaj i hekurosja dhe dizinfektoja dhe më pas bëja shpërndarjen e tyre. Kam bërë vetëm nga dy-tri orë gjumë gjatë kulmit të pandemisë. Deri tani kam shpërndarë 8700 maska të bëra me dorë. Disa prej tyre edhe i kam falur sidomos për pensionistët apo ata në nevojë sepse një maskë një mijë lekë ishte shtrenjtë. Sa blen një maskë pensionisti mund të blejë një bukë“, shprehet artizania Handraj.

Në fund ka një mesazh për të gjithë artizanët:

Mesazhi që kam është që të punojmë gjithë bashkë dhe të kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe kam një thirrje të vogël“, përfundon artizania Ardian Handraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE