Connect with Us

Ngjela i prerë: Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht

Aktualitet

Ngjela i prerë: Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se është domosdoshmëri krijimi i një ushtrie të përbashkët Shqipëri-Kosovë që të jenë të përgatitura për synimet dashakeqëse serbe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thekson se Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht kundrejt Serbisë:

“Ushtria shqiptare, Shqipëri Kosovë, është një domosdoshmëri për historinë e re të Arbërisë.
l.
Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht kundrejt Serbisë: Serbia ka lindur nga hiçi, është krijuar nga krimi kundër shqiptarëve, dhe ka shfrytëzuar, jo fuqinë e saj, por fuqinë e shteteve evropianë që kanë qenë në luftë me Arbërinë dhe shqiptarizmin, të paktën 200 vjet përpara serbëve.
Tani bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri për politikën amerikane. Kurse shqiptarët janë populli më proametikan në botë, me 97 përqind.
Atëherë?
Pikërisht këtu fillon konflikti i politikës së re shqiptare me Serbinë. Por kjo ka një rregull: Shqipëri e Kosovë, duhet të jenë të forta ushtarakisht, në aleancë me Shtetet e Bashkuara: kjo është zgjidhja e garancisë shqiptare. Dhe kjo tashmë është vendosur.
Të dy shtetet, duhet të mendojnë për ushtritë e tyre, se ato do të jenë garancia e historisë së Shqipërisë së Bashkuar.
Nuk e shihni vrerin që hedhin pushtuesit e territoreve shqiptare kundër bashkimit kombëtar shqiptar?
Por, lodhen kot. Historia e re e Ballkanit Perëndimor, është kthyer te Gadishulli Ilirik. Historia e gënjeshtërt antishqiptare, tani është hedhur në koshin e të pavërtetave. Politika amerikane është me të vërtetën historike.
ll.
Gjithë jetës, politika serbe ka qenë e ndërtuar mbi injorancën histerike të hordhive sllave kundër shqiptarëve. Dhe, deri para 22 vitesh, ajo ia kish arritur. Tani iu doli boja. Sot, serbët i njohën të gjithë si hordhi antiqytetërim që kërkojnë shumë, dhe, gjithmonë sipas histerisë së genjeshtres që i sundon historikisht për prejardhjen e tyre. Pushtues të verbër, që tani janë në falimentim dhe në udhëkryqin e historisë së tyre. Udhëkryqi është ky: a do ta mësojnë ndonjëherë serbët si popull historinë e tyre të vërtetë?
Turp për ata intelektualë serbë të ditur, që e njohin historinë dhe gënjejnë popullin e tyre, krejt fakir nga mendja.

E çfarë fitojnë tani?
E dinë që nuk fitojnë gjë, por duan të mbajnë ato që kanë fituar me padrejtësi. Dhe të gjithë dufin e gënjeshtërt e kanë për shqiptarët. Sidomos për Kosovën. Por janë të humburit e shekullit XXI. Kosova ka fituar në funksion të frymës së re të shqiptarizmit.
Rilindasit e Shqipërisë ikën në varr me pezmin e humbjes së Kosovës, por tani, pezmi i tyre është një dritë e re shqiptare. Dhe një dritë që vjen nga një histori dhimbjesh dhe heroizmi: heronj dhe martirë në një sakrificë sublime: këta kanë qenë shqiptarët dardanë të Kosovës. Por, një tiradë kjo që i nguliti thellë në historinë moderne të Shqipërisë së Bashkuar që po vjen.
lll.
Shqiptarizmi do të jetë doktrina qendrore në Ballkanin Perëndimor – mbajeni mend këtë!
Këtë kanë frikë serbët me dije, prandaj gënjejnë përditë popullin e tyre.
E çfarë ka bërë më tepër nazizmi? Asgjë më tepër, sesa ka gënjyet popullin e vet, derisa i ktheu gjermanët në ithtarë të dhunës instikto – primitive.
Por, ideologët instinkto – primitivë të Serbisë së sotme, lodhen, shfryjnë dhe shpresojnë kot te mitet që kanë krijuar vetë.
Megjithatë ushtria e bashkuar moderne dhe e fortë, për shqiptarët është një domosdoshmëri historike. Ajo ka filluar të ngrihet dhe do të ecë përpara shumë shpejt, sepse, te forca e kësaj ushtrie, qëndron vetë Shqipëria e Bashkuar”, shkruan Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Poliçan/ Kodra me ullinj shkrumbohet nga flakët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë kodrinore me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan.

Paraprakisht dyshohet se një fermer ka qenë duke djegur shkurre në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur 10 ha tokë deri më tani.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni e bën më të vështirë ndërhyrjen.

LEXO EDHE:  Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhat

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19 Kosovë/ Një i vdekur dhe 11 raste të reja

Shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  Nisma: Bisedimet teknike me Serbine, perfunduan ne bosnjezimin e Kosoves

LEXO EDHE:  Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhat

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Berat-Skrapar/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është rregjistruar pasditen e sotme në aksin Berat-Skrapar.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.

Sipasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve fëmijë.



Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,jashtë rresikut për jetën.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19 Kosovë/ Një i vdekur dhe 11 raste të reja

LEXO EDHE:  Vuçiç tregon detajet e bisedës me zyrtarët e BE-së për Kosovën

Mësohet se ka qënë mjeti tip Golf që vinte nga Skrapari në drejtim të Beratit dhe që drejtohej nga Xhulio Katillari ai që ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka hyrë në korsinë e mjetit Seat që drejtohej nga shtetasi italian Guido Sivori,duke e goditur fuqishëm ballazi.

Shtetasi italian Guido Sivori tregon edhe momentet e aksidentit dhe tronditjen që pësuan familjarët e tij.

LEXO TE PLOTE