LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti pëson ndryshime drastike/ Çfarë na pret në fundjavë

16 Korrik 2021, 13:33, Aktualitet CNA
Moti pëson ndryshime drastike/ Çfarë na pret në

Kjo fundjave pritet të sjellë ndryshime të motit në vendin tonë.
Pjesa më e madhe e territorit, mbetet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa priten reshje të pakta dhe të izoluar në zonat veriore dhe verilindore dhe shumë pak në zonat jug-lindore të vendit.

E diela do sjellë ndryshim të motit, jo vetëm në vlerat termike por edhe në kushtet atmosferike duke qenë se nga orët e para të mëngjesit priten vranësira të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe pasdites do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë vendin tonë.

Gjatë kësaj fundjave kryesisht gjatë së dielës nuk do mungojnë as stuhitë lokale të breshëri për shkak të temperaturave të larta që kemi pasur këto ditë. Për sa u përket temperaturave të ajrit ka pasur rënie gjatë mëngjesit të sotëm. Rënia vijon edhe gjatë mesditës. Dhe vlerat janë luhatur nga 14-37 gradë celcius. Fundjava sjellë rënie të ndjeshme të vlerave termike. Termometri do të ulet në 33 gradë celcius./CNA.al

Lajmet e fundit nga