Connect with Us

Mosmarrëveshje miqësore/ Biden, Merkel diskutojnë rreth gazjellësit rus

Bota

Mosmarrëveshje miqësore/ Biden, Merkel diskutojnë rreth gazjellësit rus

Publikuar

-

Presidenti Joe Biden i ripërsëriti të enjten Kancelares gjermane Angela Merkel shqetësimin e tij lidhur me projektin madhor, e gati të përfunduar të transportimit të gazit nga Rusia në Evropë, por ai shtoi se ra dakord me zonjën Mekel, që të mos e lejojnë Rusinë që ta përdorë energjinë si armë.

Dy udhëheqësit diskutuan mbi qëndrimet e ndryshme lidhur me gazjellësin “Nord Stream 2” gjatë një vizite miqësore, lamtumire për zonjën Merkel ndërsa ajo ndodhet pranë fundit të një karriere politike që ka zgjatur sa katër mandate presidenciale amerikane.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp Presidenti Biden tha se: “ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të trajtuar problemet me demokracinë, korrupsionin dhe populizmin e rremë në Bashkimin Evropian, mes vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në BE, apo kudo në botë”.

“Ne jemi dakord mbi rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane”, tha Presidenti Biden.

Ai foli gjithashtu mbi mbështetjen vazhdueshme që Uashingtoni dhe Berlini i japin “sovranitetit dhe integritetin territorial të Ukrainës, vazhdimit të reformave dhe mbështetjes së aspiratave Euro-Atlantike të saj”.

Presidenti amerikan tha se SHBA-ja dhe Gjermania “do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku për të mbrojtur aleatët e krahut lindor të NATO-s, kundër agresionit rus”.

“Personalisht më duhet t’u them se do të më mungoni gjatë samiteve tona”, i tha zoti Biden zonjës Merkel, gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasdite vonë.

Nga ana e saj zonja Merkel, e cila kishte një marrëdhënie mjaft të vështirë me ish-Presidentin Donald Trump, tregoi lehtësi dhe familjaritet në komunikimin me Presidentin Biden.

Por pavarësisht ngrohtësisë personale mes tyre, marrëdhënia SHBA-Gjermani ndodhet në një pikë kthese ndërsa zonja Merkel, e cila nuk do të konkurrojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e shtatorit, ndodhet pranë largimit nga detyra. Nga të dyja palët ka shqetësime rreth asaj se si dy vendet do t’i negociojnë në vazhdim mosmarrëveshjet në rritje.

LEXO EDHE:  Erdogani dhe BE konsultohen për refugjatët dhe koronavrusin/ Putini "problemi kryesor"

Shtetet e Bashkuara kanë argumentuar prej kohësh se projekti “Nord Stream 2” do të kërcënojë sigurinë energjetike evropiane, duke rritur varësinë e kontinentit nga gazi rus dhe duke i mundësuar Rusisë të ushtrojë presion politik mbi vendet e dobta të Evropës Lindore dhe Qendrore, veçanërisht Ukrainës. Por Presidenti Biden hoqi dorë kohët e fundit nga sanksionet kundër kompanive gjermane të përfshira në projekt, një veprim që zemëroi shumë anëtarë të Kongresit.

Zonja Merkel u përpoq t’i minimizonte diferencat në qëndrime dhe theksoi se gazsjellësi ishte një projekt shtesë dhe nuk kishte për qëllim të zhvendoste tubacionet e Ukrainës.

Dy udhëheqësit kanë diskutuar edhe mbi Kinën. Kancelarja Merkel tha se ekziston një mirëkuptim me SHBA-në, se Pekini është “rivali ynë” sikurse u shpreh ajo.

Presidenti Joe Biden tha të enjten gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po rishikojnë mundësitë se kur mund t’i heqin kufizimet që ndalojnë shumicën e shtetasve jo-amerikanë të udhëtojnë drejt Shtetet e Bashkuara nga pjesa më e madhe e vendeve të Evropës. Një çështje që siç tha ai e kishte ngritur gjatë takimit, Kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Tashmë është në proces”, tha zoti Biden rreth afatit se kur mund të hiqen kufizimet. Ai tha se do të jetë në gjendje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje “brenda disa ditësh”, duke shtuar se po pret informacion nga ekipi amerikan i COVID-it se kur duhet bërë një gjë e tillë.

Duke folur mbi këtë çështje zonja Merkel shtoi se kishte diskutuar me zotin Biden edhe mbi ndikimin e variantit Delta të COVID-it:

“Duhet të jetë një vendim i qëndrueshëm. Sigurisht nuk do të ishte e arsyeshme të tërhiqeshim prej tij pas disa ditësh”, tha zonja Merkel.

Kancelarja Merkel e filloi ditën e saj me një mëngjes pune me Zëvendës Presidenten Kamala Harris. Zyra e zonjës Harris tha se mes tyre kishte patur një “diskutim shumë të sinqertë”./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Borrell bën thirrje që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Publikuar

-

Nga

Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, derisa foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Riga e Letonisë ku po mbahet  takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit,  raporton REL.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Së fundmi  pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

LEXO EDHE:  Pesë vjet nga kriza e refugjatëve në Gjermani/ Çfarë është arritur?

LEXO EDHE:  Kancelarja Merkel fton Albin Kurtin në Berlin



Tutje sipas Borrellit, Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në derisa në këtë kontribuon fakti që një pjesë e shteteve të këtij rajoni tashmë janë anëtare të NATO-s.

Borrell foli edhe rreth situatës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) duke thënë se ka tendenca që në këtë shtet të zhbëhen 26 vjet të paqes dhe stabilitetit.

Situata politike në BeH është përkeqësuar pasi udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e vendit.

Ai po ashtu kërcënoi se serbët e BeH mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit. Dodiku zuri këtë qëndrim pas miratimit të ligjit i cili ndalon mohimin e gjenocidit në Bosnje./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Rihapet debati për abortin në Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

E drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë të mërkurën një ligj të vitit 2018 të shtetit Misisipi, që do të ndalonte shumicën e aborteve pas javës së 15 të shtatzënisë. Në pikëpyetje po vihet vendimi historik i Gjykatës së Lartë të vitit 1973, në atë që njihet Roe kundër Wade, ku thuhet se gratë gëzojnë të drejtën kushtetuese për të ndërperë shtatzëninë në gjashtë muajt e parë.

Çështja para Gjykatës së Lartë ka të bëjë me një ligj të shtetit të Misisipit për të ndaluar shumicën e aborteve pas javës së 15 të shtatzënisë.

Por çështja ka marrë një rëndësi më të madhe, pasi prokurori i shtetit i ka kërkuar Gjykatës ta shfrytëzojë këtë rast për të shfuqizuar vendimin e saj të vitit 1973 që lejonte abortin.

Përbërja e Gjykatës së Lartë ndryshoi pas emërimit të tre anëtarëve konservatorë nga Presidenti Donald Trump. Deri më sot Gjykata e Lartë nuk i ka lejuar shtetet të ndalojnë abortet përpara javës së 24 të shtatzënisë.

LEXO EDHE:  Pesë vjet nga kriza e refugjatëve në Gjermani/ Çfarë është arritur?

LEXO EDHE:  Pesë vjet nga kriza e refugjatëve në Gjermani/ Çfarë është arritur?

Drejtoresha e një klinike abortesh në Memfis, Nikia Grayson, shpreh shqetësimin se ndryshimi i ligjit për të ndaluar abortin mund të ketë efekte negative.



“Druhemi se gratë do të ndërmarrin veprime të dëmshme për të ndërprerë shtatzëninë që mund të jetën fatale pë to.”

Në Xhakson të Misisipit, klinika e vetme e abortit është më e ngarkuar se kurrë. Ndërsa protestuesit përjashta u bëjnë thirrje grave që të mos i japin fund shtatzënisë.

Puna në klinikën e abortit është shtuar për të trajtuar gratë nga Teksasi, pas hyrjes në fuqi në atë shtet të ligjit që ndalon shumicën e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Instituti Guttmacher, një organizatë kërkimore që mbështet të drejtat e abortit, thotë se nëse bie vendimi i vitit 1973, ose dobësohet, 21 shtete kanë ligje, ose amendamente kushtetuese, që do të ndikonin në ndalimin e abortit./voa

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Politika e mbrojtjes/ BE nuk do të humbasë influencën

Publikuar

-

Nga

Në Riga (30-1.12.)ministrat e Jashtëm të NATO-s, debatojnë mbi krizat aktuale e sfidat në politikën e jashtme e të mbrojtjes. Ndërkohë BE po përgatit doktrinën e mbrojtjes që pritet të prezantohet në pranverë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përcaktoi para dy vjetësh drejtimin: “Europa duhet të mësojë edhe gjuhën e pushtetit”, kërkoi von der Leyen me rastin e marrjes së postit të presidentes së KE. BE duhet të ketë vetëbesim përballë shteteve si Kina, por edhe SHBA. Se si do të zbatohet kjo në praktikë do të përcaktohet nga doktrina e politikës së sigurisë që pritet të prezantohet në mars 2022 në Bruksel. Draftin e parë e prezantoi së fundmi kryediplomati europian, Josep Borrell para 27 vendeve anëtare. “Europa është në rrezik”, paralajmëron Borrell. BE nuk mund të ketë luksin të jetë spektatore në një botë ektsremisht të orientuar nga konkurrenca.

Rënia e influencës së Europës

“BE duhet të kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj dhe të mbrojë vlerat dhe interesat tona”, kërkon Borrell dhe numëron një sërë konfliktesh. Dhe nuk janë vetëm kërcënimet ushtarake, por edhe konkurrenca për standarde globale, lufta për sundimin e inteligjencës artificiale, Cloud Computing, biotekonlogjia, etj. Borrell nuk le pa përmendur edhe dezinformimin dhe sulmet kibernetike. Politika e re e pushtetit nuk përdor vetëm mjetet e dikurshme luftarake.  Borrell përmend kërcënimet hibride, siç po e provon BE aktualisht në kufijtë e saj të jashtëm me Bjellorusinë. Ato e bëjnë më të vështirë dallimin mes luftës dhe paqes. Europa duhet të provojë veten në këtë drejtim, ku po e humb gjithnjë e më shumë peshën ekonomike dhe demografike.

Josep Borrell

Rikthimi i politikës së pushtetit

Edhe nëse doktrina finale prezantohet në pranverën e ardhshme, drafti i parë dokumenton një transformim të qartë të këndvështrimit europian ndaj botës. Në krahasim me “strategjinë globale” të paraardhëses së Borrell, Federica Mogherini nga viti 2016, “soft power” kalon dukshëm në prapavijë. “Rikthimi i politikës së pushtetit” e quan Borrell këtë zhvillim. Brukseli mund të reagojë në të ardhmen edhe me forcën e armëve. Megjithëse BE ka që nga viti 2007 trupa luftarake, së fundmi u bë e qartë në Afganistan, se sa e dobët është aftësia e saj ushtarake.  Në një kohë që BE me konceptin e “Battlegroup” ka vite që BE mban dy grupe aktive luftarake secila me 1500 ushtarë që duhet të pengojnë luftëra në zonat e konfliktit dhe të kryejnë aksione humanitare. Grupet ndërrohen çdo gjashtë muaj, shtetet e BE vënë në dispozicion ushtarët e tyre. Por në këto vite që nga ekzistenca e tyre, grupet luftarake nuk janë aktivizuar asnjëherë. “Që Battlegroups nga tre deri në pesë shtete nuk aktivizohen lidhet edhe me atë, që  duhet të ketë gjithnjë një ‘vend drejtues’ që duhet të mbajë barrën e kostove, materialeve dhe njerëzve. Kështu shtetet që kanë radhën e ofrimit të trupave druhen të përdorin këtë instrument”, shpjegon politologu Joachim Koops nga Universiteti Leiden në Hagë.

Trupa e ndërhyrjes e kontestuar

“Kompasi strategjik” përcakton tani një koncept të ri trupash. Deri në vitin 2025 BE kërkon të ngrejë një trupë me emrin “Rapid Deployment Capacity, RDC me 5000 ushtarë. Kjo trupë e përbërë nga trupa këmbësorie, të marinës dhe aviacionit ushtarak është shumë më e plotësuar se trupa aktuale dhe sipas skenarit të misionit do të vendoset edhe përbërja e saj. Kjo trupë do të zhvillojë po ashtu stërvitje të përbashkëta. Manovrat e para pritet të zhvillohen në vitin 2023. Qëllimi: Me këtë trupë BE do të ndërhyjë në konflikte të armatosura edhe pa ndihmën amerikane, të evakuojë njerëzit nga rajonet e krizës dhe të ruajë e pavarur aeroportet.

LEXO EDHE:  Merkel: Refugjatët duhet të shpërndahen në BE

LEXO EDHE:  Biden pret Merkelin në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik



Ushtarë polakë perballë kufirit bjellorus

Grindje për financimin

Megjithëse theksohet se RDC nuk do të jetë konkurrencë e trupës së shpejtë të ndërhyrjes së NATO-s ka që tani rezerva të vendeve anëtare të BE kundër konceptit. Europianolindorët i tremben konkurrencës me aleancën transatlantike. Si reagim ndaj prioriteteve dhe qëndrimeve të ndryshme, BE do të aktivizojë në ardhmen në misione ushtarake të BE edhe nenin 44 të marrëveshjes së BE, që lejon krijimin e një koalicioni mes vendeve që dëshirojnë. Me një vendim të posaçëm për një mision, ky grup shtetesh mund të vazhdojë misionin pa qenë nevoja që çdo anëtare të ndikojë tek ky mision. Debat ka për shpenzimet, nëse ato do të ndahen në mënyrë solidare mes të gjitha vendeve .

Në draftin e “kompasit strategjik” të BE janë pranuar disa propozime kompromisi të ministres gjermane të Mbrojtjes në detyrë, Annegret Kramp-Karrenbauer. Brukseli pret që qeveria e koalicionit trepartiak në Gjermani të pozicionohet në të ardhmen. Në marrëveshjen e koalicionit partnerët kërkojnë “një politikë të vërtetë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”. BE duhet të jetë e aftë të veprojë në arenën ndërkombëtare dhe të paraqitet më e bashkuar, thuhet. Po ashtu përmendet një bashkëpunim më i madh i ushtrive kombëtare me struktura komandoje të përbashkëta dhe një shtab i përbashkët kryesor civil-ushtarak.

Por për të arritur objektivat e “kompasit strategjik” duhet të të rriten buxhetet e mbrojtjes, jo vetëm në Gjermani. Nevoja për investime bëhet e qartë që tek sfidat detare. Kur BE i përcakton “zonat detare si zona interesi” si Rrugën e Hormuzit, atëherë pret që forcat e aviacionit ushtarak dhe ato të marinës të veprojnë me koordinim. Ushtarët gjermanë në të ardhmen do të duhet pra të jenë më shpesh në misione jashtë se tani.

Gjermania angazhohet me “Fregatte Bayern” për lirinë e lëvizjes detare

Ushtria europiane nuk duket në horizont

BE-së i duhet të krijojë kompetenca të caktuara ushtarake, që ende nuk i zotëron. Këtu bën pjesë edhe transporti ajror për distanca të gjata, si edhe kapacitetet planifikuese dhe drejtuese. “Problemi kryesor i BE është që ndryshe nga NATO nuk ka një shtab të madh ushtarak dhe 70 vjet përvojë, por vetëm kapacitete kombëtare që duhet t’i përdorë”, thotë politologu Koops. Por edhe në këtë drejtim BE shënon progres. Pasi ministrat e Mbrojtjes para pak ditësh miratuan 14 programe të reja, BE koordinon tani 60 programe të përbashkëta për armë dhe kompetenca ushtarake. Sipas Koops, ushtria europiane e përmendur aq shpesh si retorikë, nuk është objektiv i përpjekjeve aktuale për forcimin ushtarak të BE. Këtë e pengon lista e gjatë e prioriteteve të ndryshme të vendeve anëtare. “Bëhet fjalë për koordinimin e forcave të armatosura të vendeve anëtare dhe sinergjitë. Pra ajo që luan rol tani është harmonizimi, trajnimi i përbashkët dhe në fund një mision i përbashkët.”/DW

LEXO TE PLOTE