Connect with Us

Meta tentativa për t’i “ikur” burgut/ Dërgon sinjalet e para drejt Ramës

Politikë

Meta tentativa për t’i “ikur” burgut/ Dërgon sinjalet e para drejt Ramës

Publikuar

-

Rama i përgjigjet ftesës së Metës për debat publik/ “Tallet” me presidentin: Ka marrë varrezat me radhë

Presidenti Ilir Meta, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit deklaronte, se nëse Edi Rama do të fitonte 71 mandate “në mënyrë demokratike”, nuk do t’ia jepte dekretin për të formuar qeverinë, por do i dërgonte dorëheqjen e tij në zarf dhe do të dilte nga zyra e kreut të shtetit në bulevard, për të vijuar betejën në opozitë.

Nëse fiton në mënyrë demokratike, unë atij firmë për kryeministër nuk i jap, por një dorëheqje ja çoj, merre bëje edhe presidentin ti. Unë po ta jap edhe presidentin, unë po dal në bulevard, unë e respektoj vendimin e popullit. Nëse populli i jep 71 mandate unë dal në bulevard dhe iki. Çfarë do të bëj unë një vit më shumë në Presidencë, çfarë do të bëj?”, ka thënë Meta, në Syri TV, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Por zgjedhjet mbaruan, Rama mori 74 mandate dhe Meta as nuk u dorëhoq dhe as nuk doli bulevard.

Ai u hetua nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar, që u mbështet nga Kuvendit, i cili dhe votoi edhe shkarkimin e Presidentit.

Tashmë, kur çështja është në Gjykatën Kushtetuese, dhe SPAK ka filluar të “kërcasë” prangat, tek zyrtarët, Meta, është shndërruar një tjetër njeri.

Për më tepër ai ka nisur t’i dërgojë sinjale paqeje kryeministrit Edi Rama nëpërmjet njerëzve të tij.

Duke treguar kështu se është i gatshëm të bashkëpunojë me Ramën, ndoshta për të vijuar mandatin deri në Korrik 2022, por ndoshta edhe për t’i shpëtuar drejtësisë, pasi Meta është zyrtari më i përfolur si i dyshuar për korrupsion.

Ka qenë këshilltari i tij ligjor Bledar Dërvishaj, i cili i ka përcjellë mesazhin e paqes Ramës.

Më 9 shtator pritet të mblidhet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, por Dërvishaj ka shuar të gjitha pikëpyetjet që mund të bëhen pengesë për mandatimin nga Presidenti Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Shokon deputeti/ Rama vetëm një shok ka në Parlament, të tjerët...

Në emisionin “Breaking”, një ditë më parë ai ka mohuar dyshimet se Presidenti do të bëhet pengesë për dekretimin e Ramës dhe të ministrave, pra të Qeverisë së re.

Dërvishaj ka folur për një frymë bashkëpunimi që duhet të ketë mes Presidentit dhe Qeverisë, duke lënë të nënkuptohet se Meta i ka ulur “armët” ndaj Ramës.

Këto janë pikëpyetje pa baza, Presidenti i di shumë mirë detyrat kushtetusee, i ka të mirëpërcaktuar ato dhe i ka përmendur edhe Gjykata Kushtetuese në rastin Cakaj dhe Lleshaj, e kështu nuk më duket një reagim me vend. Presidenti do të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në mënyrat më të mirat e mundshme, kemi një procedurë për shkarkimin, kemi një Parlament të përfunduar do të mbyllet Kuvendi i ri për të filluar legjislaturën. Duhet të tregojë frymë bashkëpunimi dhe luajaliteti, sipas vendimit të GJK, nëse kjo do të ekzistojë, fryma, dhe nuk ka pse të krijohen kriza”, ka thënë Dervishaj.

Nuk është çudi kjo lëvizje e Metës, pasi ai e ka treguar edhe më herët që për karrigen e pushtetit është gati të lëpijë edhe aty ku pështyn.

Por tashmë, duket se ka edhe një arsye më shumë që kërkon paqe dhe bashkëpunim me Ramën, arsyeja për t’i shpëtuar drejtësisë.

A do të “pijë ujë” kjo lëvizje e Metës dhe a do të mbyllë sytë drejtësia para dyshimeve për korrupsion, që janë hedhur në vite mbi Presidentin, i cili bëri edhe thirrje për dhunë dhe luftë në prag zgjedhjeve?

Shtatori do t’u japë përgjigje këtyre pikëpyetjeve, por nga ana tjetër qytetarët presin çdo ditë e më shumë që të pastrohet politika nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Rama zbulon kush fshihet pas 613 kilogramëve kokainë

LEXO EDHE:  "Prill i dytë ngjalash" mes Ramës dhe Metës?/ Basha: Nuk diskutoj lajme sensacionale me karavidhe

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Habit Kryemadhi/ “Zihemi dhe shahemi me Metën me mesazhe, ja kush na pajtoj kur i bëra bllok”

LEXO EDHE:  Sondazhi-A do ta vrasë veten Ilir Meta?/ Ja si përgjigjen shqiptarët



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Shokon deputeti/ Rama vetëm një shok ka në Parlament, të tjerët…

LEXO EDHE:  “Zoti e ndihmoftë, keqardhja s’ka të sosur”/ Spiropali i përgjigjet Metës për grushtin e shtetit



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE