LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishujt Maldive të etur për turistë

16 Korrik 2021, 20:45, Kosova & Bota CNA
Ishujt Maldive të etur për turistë

Maldive, vendi i vogël që përbëhet nga rreth dymbëdhjehtë ishuj që rrethohen nga ujërat kristalorë, varet nga turizmi. Por, pandemia përgjysmoi të hyrat nga vizitorët. Ndërsa pandemia e COVID-19 po përfundon, autoritetet po përpiqen të rikthejnë turistët, veçanërisht ata nga Kina.
Gati gjysma e më shumë se 500 mijë banorëve në Madlive kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ndërsa vendi po merr veten nga virusi, turistët kanë filluar të kthehen.

Në gjysmën e parë të vitit, 390 mijë turistë mbërritën në Maldive, një shifër pothuajse e ngjashme me numrin e pushuesve para pandemisë. Por vetëm 504 turistë ishin nga Kina.

?Ende nuk i kemi rikthyer ata. Po presim me padurim kthimin e turistëve kinezë. Kur ata të fillojnë të kthehen, e që besojmë se do të ndodhë, ata përsëri do të bëhen burim kryesor i tregut për Maldivet?, tha Abdulla Mausoom, Ministër i Turizmit në Maldive.

Sipas një studimi të fundit nga kompania këshilluese McKinsey, vetëm 43 për qind e turistëve kinezë duan të udhëtojnë jashtë vendit në këtë kohë.

?Për mua problemi është mungesa e kohës. Shumica e kinezëve janë të shqetësuar për një gjë. Gjithçka është në rregull kur largohesh nga Kina, por kur kthehesh qeveria mendon se ju jeni të rrezikshëm dhe të vendos në karantinë për 14 ditë. Kjo është humbje e kohës dhe parave?, tha për Zërin e Amerikës Xiang Zhi Fan, banor i Kinës.

Por Shoqata Aziatike e Udhëtimeve në Azi dhe Paqësor ose PATA thotë se entuziazmi i kinezëve për udhëtime brenda vendit tregon se së shpejti udhëtarët do të udhëtojnë edhe jashtë vendit.

?Pikat turistike në Kinë po mbingarkohen nga vizitorët vendas. Prandaj, mund të supozojmë se me hapjen e kufijve dhe me lejimin e udhëtimeve për turistët kinezë, do të ketë shtim të kërkesave për udhëtime jashtë vendit?, tha Paul Pruangkang nga Shoqata Aziatike e Udhëtimeve në Azi dhe Paqësor.

PATA thekson se joshja e udhëtarëve ndërkombëtarë, përfshirë atyre nga Kina, do të kërkojë komunikim të qartë rreth shëndetit, sigurisë dhe udhëzimeve për hyrje në vend.

Organizata shtoi se Maldivet kanë përparësi gjeografike për shkak të ishujve të tyre, sepse kontrollimi i shpërthimit të rasteve mund të jetë më i lehtë.

?Ne shpresojmë të mirëpresim turistët dhe t?u ofrojmë qëndrim të gjatë atyre që dëshirojnë?, tha Abdulla Mausoom, Ministër i Turizmit në Maldive.

Tani Maldivet lejojnë turistët me vizë 30 ditore të zgjasin qëndrimin deri në 90 ditë./VOA

Lajmet e fundit nga