Connect with Us

Alergjia nga dielli/ Çfarë duhet të dimë

Shëndeti

Alergjia nga dielli/ Çfarë duhet të dimë

Publikuar

-

Alergjia nga dielli është një term që përdoret për të përshkruar një numër gjendjesh në të cilat ndodh një skuqje e lëkurës pas ekspozimit të gjatë të trupit në diell. Forma (reaksioni) më e shpeshtë e alegjisë nga dielli është ajo që njihet me termin rash poliformik nga dielli.
Disa persona kanë një formë alergjie nga dielli të trashëguar. Të tjerë shfaqin shenja ose simptoma vetëm në kombinim me një faktorë tjetër si:- medikamente ose ekspozimi i lëkurës ndaj ndonjë bime plus diellit.

Rastet e lehta të alergjisë nga dielli mund të kalojnë pa patur nevojë për trajtim. Ndërsa rastet më të rënda mund të trajtohen me kremra specifikë (me steroide) dhe tableta, por gjithmonë sipas përshkrimit të dhënë nga mjeku specialist. Këta persona nevojitet të marrin disa masa parandaluese siç janë, vendosja gjithmonë e një kremi me faktor të lartë mbrojtës, mbatja veshur gjithmonë e rrobave mbrojtëse nga dielli si dhe kapele.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Simptomat (shenjat) në lëkurë, në alergjinë nga dielli mund të variojnë, por më të shpeshtat përfshijnë:
• Skuqje
• Kruajtje ose diegie
• Puçrra të vogla të kuqe që bashkohen në formë skuqjesh më të gjëra
• Ashpërsi, lëngëzim
• Fshikëza (lezione të ngritura)
Shenjat dhe simptomat shfaqen vetëm në zonën e lëkures të ekspozuar në diell dhe zakonisht zhvillohen pas disa minutave apo orëve nga ekspozimi në diell.

SHKAKTARËT
Nuk është akoma e qartë pse disa persona vuajnë nga alergjia e diellit dhe disa jo, por trashëgimia mund të jetë një faktor.
Njihen disa medikamente, kimikate si dhe sëmundje, të cilat mund të bëjnë lëkurën më sensibël ndaj rrezeve të diellit.
ekspozimi ndaj substancave: simptomat ne lëkure shfaqen ne zonat ku jane aplikuar substancat/kimikate të caktuara dhe më pas ekspozoheni në rrezet e diellit. Substancat më të zakonshme që janë përgjegjëse për këto lloj reaksionesh përfshijnë parfumet, dizifektantët si dhe kimikate që ndodhen në përbërje të kremrave.
marrja e medikamenteve: jane disa medikamente që bëjnë lëkurën më të ndjeshme nga dielli, ku përfshihen – antibiotikotët e grupit të tetraciklinave, medikamentet me bazë sulfuri, medikamentet që përdoren për lehtësimin e dhimbjes si ketoprofeni.
Prezenca e një tjetër problemi në lëkurë: Personat me dermatiti kanë një rrezik të shtuar për t’u prekur nga alergjia nga dielli.

LEXO EDHE:  Keni bërë plane për fundjavë?/ Ja si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Si mund ta parandalojmë:

PARANDALIMI
Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve të diellit në oraret e pikut dhe specifikisht midis orë 10:00-16:00
Shmangni ekspozimin e menjëhershëm dhe në kohë të gjatë.
Mjaft persona shfaqin simptomat e alergjisë nga dielli në rastet kur ata ekspozohen ndaj rrezeve të diellit në mënyrë të menjëhershme dhe me orare të zgjatura. Prandaj, rekomandohet të ekspozoheni gradualisht dhe me orare të reduktuara duke i lejuar lëkurës të adaptohet më lehtësisht.
Mbani gjithmonë syzet e diellit si dhe veshje mbrojtëse nga rrezet e diellit.
Rekomandohet të përdorni veshje të lirshme, të rehatshme si dhe kapele me strehë të gjerë.
Shmangni veshjet me teksturë të hollë pasi këto të fundit lejojnë rrezet e diellit të depërtojnë lehtësisht në lëkurë.
Përdorni gjithmonë kremi me faktor mbrojtës të lartë (SPF minimale30), i cili duhet tw aplikohet cdo dy orë si dhe menjëherë pas notit.
Shmangni produktet të cilat tashmë i njihni që ju shkaktojnë alergji
Këtu mund të përmendim produkte specifike të cilat mund të shkaktojnë alergji kontakti apo mediakmente të caktuara

Dr.Maria Zoto
Alergologe-Imunologe
Spitali Hygeia: 04 23 90 000

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Shifrat nuk njohin ulje/ 664 raste të reja në 24 orë, rritet sërish numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4875 testime, kanë rezultuar pozitivë 664 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 10 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Nuk arrini të flini natën?/ Këto janë shkaktarët e vërtetë

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi dhe këshillat e astrologut për këtë të hënë

Statistika (25 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 664
Të shëruar në 24 orë 866
Të shtruar në spitale 214
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 4875

Testime totale 1,181,470
Raste pozitive 167,354
Raste të shëruara 152,780
Raste Aktive 11,945
Humbje jete 2,629

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5264
Fier 1168
Durrës 1127
Shkodër 1074
Vlorë 713
Elbasan 615
Lezhë 492
Berat 449
Korçë 323
Kukës 297
Gjirokastër 219
Dibër 204

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pandemia e Covid-19/ A duhet të ekzistojnë kufizime lidhur me rikthimin në shkollë?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Erion Dasho

Hapja e shkollave ndërkohë që Shqipëria po kalon një valë të re të epidemisë së COVID-it nuk mund t’i shpëtojë debateve.

Miq realë dhe virtualë kanë nisur të shprehin zemërimin lidhur me kufizimet e vitit të ri shkollor. Me sa duket fëmijët i pret një tjetër vit me orë të shkurtuara, orare të “çuditshme”, maska, etj.

A duhet të ekzistojnë kufizime lidhur me rikthimin në shkollë?

Sigurisht që po!

Në Izrael qarkullon prej kohësh frika se ç’do të ndodhë me epideminë pasi të rihapen shkollat në tetor dhe CDC-ja amerikane në korrik publikoi rekomandimin e rishikuar për hapjen e sigurt të shkollave.

Fatkeqësisht, viti shkollor 2021-22 duket se do të jetë i treti vit “anormal” për fëmijët dhe të rinjtë në gjithë botën.

Kjo është një tragjedi e vërtetë nga pikëpamja e edukimit dhe zhvillimit psikosocial. Pasojat e plota të çrregullimit të sistemit arsimor për qindra milionë fëmijë në gjithë botën janë të vështira për t’u parashikuar, por dëmi sigurisht do të jetë kolosal.

Ajo që bota po bën për të parandaluar COVID-in në shkolla është vendosja e balancës midis sigurisë dhe normalitetit. E vështirë për t’u arritur, por jo e pamundur!

Po në kushtet e Shqipërisë? A do të kenë impakt masat e marra në sistemin arsimor?

Personalisht, besoj pak ose aspak.



Qeveria shqiptare, ministria e shëndetësisë dhe komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” që prej fillimit të pandemisë kanë ndjekur përafrimin e strucit. Ata nuk marrin asnjë masë nëse kanë qoftë edhe vështirësinë më të vogël për të kontrolluar zbatimin e saj.

LEXO EDHE:  Keni bërë plane për fundjavë?/ Ja si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi dhe këshillat e astrologut për këtë të hënë

Një masë në shkollë është gjëja më e lehtë për t’u kontrolluar, por çfarë do të ndodhë paralelisht në komunitet?!

》Mirë arsimtarët që mund t’i kërcënosh me bukën e gojës dhe t’i detyrosh të vaksinohen (apo të blejnë një certifikatë vaksinimi të falsifikuar), po atë përqindje të konsiderueshme qytetarësh ende të pavaksinuar??!!

Mirë fëmijët mund t’i detyrosh të mbajnë maskën prej lecke dhe të respektojnë distancën, po udhëtarët në transportin publik??!!

Mirë për studentët mund të aplikosh pasaportën e gjelbër për të hyrë në auditor, po për të disiplinuar hyrjen në mejhane, bare dhe restorante?!

Përgjigja shqiptare ndaj COVID-it nuk ka dështuar sot! Ajo ka lindur e dështuar, pasi u dominua nga politika dhe “ekspertët” e paaftë dhe puthadorë.

Shqiptarët u lanë në mëshirën e virusit dhe, fatkeqësisht, virusi u tregua i pamëshirshëm duke vrarë të paktën 15 mijë shqiptarë.

Të krijosh një “ishull të sigurt” në shkollë është masë e vlefshme nëse vendoset në një kontekst të përgjithshëm parandalimi, por e vetmuar impakti i saj është minimal.

Përvoja e vendeve që po e menaxhojnë me sukses pandeminë flet për nevojën e masave gjithëpërfshirëse që nuk lënë të çara për penetrimin e virusit.

Përndryshe…

Shqiptarët në mëshirën e virusit ashtu si kanë qënë deri më tani…

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shifrat/ Pandemia e Covid-19 këtë javë, pësoi ngadalësim në të gjithë botën!

Publikuar

-

Nga

Mbi 85 milionë të infektuar me Covid-19 në botë/ Rreth 1,9 milionë të vdekur

Nga Blerta Brati

Duhet patur parasysh se një tregues i rëndësishëm, eshte numri i rasteve të diagnostikuara , i cili pasqyron vetëm një pjesë të numrit aktual të infeksioneve dhe krahasimet midis vendeve duhet të merren me kujdes, pasi politikat e testimit ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.

Ja disa te dhena/ shifra sipas raportit te AFP-se!

Me 510,000 kontaminime të regjistruara çdo ditë në botë këtë javë, treguesi ka rënë ndjeshëm (-8% në krahasim me javën e kaluar).

Këtë javë, shumica e rajoneve të botës po shohin përmirësimin e situatës së tyre: -32% në Afrikë, -25% në zonën e Shteteve të Bashkuara / Kanadasë, -21% në Lindjen e Mesme, -7% në Azi dhe -2% në Oqeani , ku gjithsesi virusi nuk qarkullon shumë.

Singapori është vendi ku epidemia po përshpejtohet më së shumti (+ 129%, 1,300 raste të reja në ditë), në mesin e atyre që kanë regjistruar të paktën 1.000 infeksione ditore gjatë javës së kaluar. Vijojnë Rumania (+ 75%, 5,400), Ukraina (+ 58%, 5,600), Siria (+ 23%, 1,900) dhe Turqia (+ 23%, 31,200).

Anasjelltas, është Botsvana (-51%, 600 raste të reja në ditë) ajo që regjistroi rënien më të madhe këtë javë, përpara Japonisë (-50%, 3,900), Sri Lanka (-43%, 1,700), Afrikës së Jugut (-39 %, 2,700) dhe Azerbajxhani (-38%, 1,500).

Shtetet e Bashkuara mbeten deri tani vendi me numrin më të madh të infeksioneve të reja në terma absolutë këtë javë (126,000 raste të përditshme, -26%), përpara Mbretërisë së Bashkuar (32,400, + 10%) dhe Turqisë (31,200, + 23%) )

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi dhe këshillat e astrologut për këtë të hënë

LEXO EDHE:  Rikthehen ditët me diell/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Në proporcion me popullsinë, pa mikro-shtetet, vendi me më së shumti raste të reja këtë javë është Serbia (653 për 100,000 banorë), përpara Mongolisë (630) dhe Kubës (496).



Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve ditore, 2,041 në ditë këtë javë, përpara Rusisë (801), e cila të Premten njoftoi një shifër rekord prej 828 personash që vdiqën nga Covid në 24 orë, dhe Meksikës (542).

Globalisht, vdekjet ditore kanë rënë (8,384 në ditë, -9%).

Kuba ende vaksinon me shpejtësi të plotë –

Vendet që vaksinojnë më shpejt këtë javë janë kryesisht në Amerikën Latine, Azi dhe Oqeani.

Me vaksinat e veta me tre doza, Kuba ka shkallën më të shpejtë midis vendeve me më shumë se një milion njerëz, duke administruar doza në 2.69% të popullsisë së saj çdo ditë. Baret dhe restorantet e vendit, të mbyllura që nga janari, po rihapen gradualisht nga e Premtja në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë Havanën.

Kamboxhia (1.46%) dhe Irani (1.36%) plotësojnë tre vendet e para.

Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet vendi me fushatën më të avancuar të vaksinimit, me 199 doza të administruara për 100 banorë, përpara Uruguajit (176) dhe Izraelit (171).

Ky tregues mund të kalojë 100 doza për 100 banorë pasi shumica e vaksinave në qarkullim kërkojnë dy doza për të qenë plotësisht efektive.

 

LEXO TE PLOTE