LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Zbardhen pyetjet e Kushtetueses për Komisionin e Venecias

15 Korrik 2021, 12:37, Aktualitet CNA
Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Zbardhen pyetjet e Kushtetueses për Komisionin e

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot kërkesën që ka dërguar Komisionit të Veneciaa në lidhje me zgjehdjet e 30 Qershorit 2019.

Janë 3 pyetje që Kushtetuesja i drejtuar Komisionit të Venecias për padinë padinë e Shoqatës së Bashkive.

Gjykata Kushtetuese ka në shqyrtim çështjen e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt, konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

Si dhe me objekt verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019?.

Në seancën plenare të datës 23.06.2021, Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi parashtrimet e kërkuesit dhe subjekteve të interesuara, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, vendosi të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë një opinion amicus curiae nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim.

Tre pyetjet

?Gjykata, pasi vlerësoi edhe pyetjet e propozuara nga palët, ka çmuar të nevojshme të parashtrojë pyetjet e mëposhtme për të sqaruar aspektet kryesore të këtij gjykimi?, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka publikuar pyetjet që i ka dërguar Komisionit të Venecias.

Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja ?e?, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?

Pyetja nr. 2 Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?/CNA.al

Lajmet e fundit nga