Connect with Us

Udhëheqësit e BE-së propozojnë planin më ambicioz për klimën

Bota

Udhëheqësit e BE-së propozojnë planin më ambicioz për klimën

Publikuar

-

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian prezantuan të mërkurën planet më gjithëpërfshirëse deri sot për të luftuar ndryshimin e klimës, me një objektiv të ri që deri në vitin 2030 të ulin sasinë e çliruar të karbonit në 55%, nën nivelet e vitit 1990.

Legjislacioni i njoftuar nga Komisioni Evropian, do ta bëjë synimin e bllokut për të arritur neutralitetin e klimës deri në vitin 2050 ligjërisht të detyrueshëm dhe do ta reformojë plotësisht sistemin e energjisë të bllokut.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha gjatë një konference shtypi se plani do të shërbejë si një udhërrëfyes veprimesh konkrete të nevojshme për të arritur synimet për klimën.

“Paketa jonë synon të kombinojë uljen e sasisë së çlirimit të gazeve të dëmshme me masat për të ruajtur natyrën dhe për të vënë vendet e punës dhe ekuilibrin social në qendër të këtij transformimi,” tha zonja von der Leyen.

Propozimi do të përfshinte çdo sektor të ekonomisë së BE-së në Sistemin e Këmbimit për Çlirimin e Gazeve, që nxit kompanitë të ulin emetimet duke taksuar karbonin që ato prodhojnë.

Taksa të reja për sektorët e papërfshirë më parë janë propozuar për aviacionin dhe karburantet e transportit. Plani bën thirrje gjithashtu për rritjen e taksave ekzistuese të karbonit në sektorët e transportit, prodhimit dhe energjisë.

Një nga aspektet më të rëndësishme të paketës është një taksë e re mbi karbonin e prodhuar nga importet e huaja, e cila nga ana tjetër mund të rrisë çmimet për konsumatorët. Kjo taksë kufitare – e njohur zyrtarisht si mekanizmi i rregullimit të karbonit në kufirit – do të siguronte që BE-ja ta reduktojë çlirimin e gazeve në të gjitha vendet anëtare dhe të mbronte kompanitë vendase kundër konkurrencës së çmimeve nga kompanitë e huaja pa të njëjtat kufizime mjedisore.

LEXO EDHE:  Berisha: Edi Rama apo piktori deshtak, per te mbuluar deshtimet e tij i jep mend Europes!

Në prill, zyrtarët e lartë të mjedisit nga Kina, India, Afrika e Jugut dhe Brazili u shprehën kundër një takse të tillë, duke thënë se do të ishte diskriminuese ndaj vendeve në zhvillim që nuk kanë burime për t’u përqendruar në uljen e emetimeve.

Komisioni gjithashtu po planifikon të heqë dorë plotësisht nga shitja e makinave me motor me djegie deri në vitin 2035, duke e çuar efektivisht në zero sasinë e gazeve të çliruar nga makinat e reja.

Propozime të tjera përfshijnë kalimin e miliona ndërtesave në BE tek furnizimi me energji të ripërtëritshme deri në vitin 2030 përmes rinovimit dhe zbatimit të një takse karboni në transportin rrugor.

“Çlirimi i dioksidit të karbonit duhet të ketë një çmim dhe ne e dimë që çmimi i karbonit funksionon,” tha zonja von der Leyen.

Komisioni e vuri theksin tek një tranzicion drejt energjisë së rinovueshme në mënyrë të drejtë dhe të arritshme për të gjithë, veçanërisht për individët me të ardhura të ulëta dhe vendet anëtare, ekonomitë e të cilave varen më shumë nga industritë që shkaktojnë ndotje.

Taksat e mjedisit për individët kanë shkaktuar polemika në të kaluarën, siç për shembull protestat e jelekëve të verdhë kundër rritjes së taksave të karburantit nga qeveria franceze.

Meqenëse çmimet e energjisë pritet të rriten, komisioni propozoi krijimin e një fondi prej $ 85.2 miliardësh që qytetarët e vendeve anëtare mund të kenë qasje për të ndihmuar në zbutjen e kostove të kalimit në alternativa të pastra.

Plani i komisionit vjen gjashtë vjet pasi Marrëveshja Klimatike e Parisit sinjalizoi në vitin 2015 një angazhim botëror për të zbutur ndikimin e ndryshimit të klimës dhe për të frenuar ngritjen e temperaturave globale./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermani/ Të pavaksinuarit mbeten pa rrogë gjatë karantinës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve në Gjermani për të mos vazhduar kompensimin e rrogës në rast karantine për të pavaksinuarit nuk ka vetëm miratim, por edhe kritika.

Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë më së voni prej 1 nëntorit nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku. Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.

Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.

Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës. Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, epd në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Batuta që Berisha i bëri Topallit në mbledhjen e grupit të PD

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Lubonja: Do hyjmë në BE si popull i dorës së fundit



Shoqata e Bashkive Gjermane e përshëndeti këtë vendim. Ky është një vendim personal, pra që megjithë ofertën e vaksinimit, të mos vaksinohesh kundër Coronës, tha drejtuesi i saj, Gerd Landsberg. Por kjo do të thotë që të marrësh përsipër edhe pasojat e këtij vendimi. Nuk ka arsye, pse shoqëria duhet të financojë në raste të tilla vazhdimin e rrogës.

Kritika për vendimin e ministrave të Shëndetësisë

Por ka edhe kritika kundër vendimit të ministrave të Shëndetësisë. Eksperti i Të Gjelbërve për Shëndetësinë, Janosch Dahmen thotë, se si mjek ai është i shqetësuar, kur njerëzit nuk do të pohojnë më, se janë infektuar edhe kur e kanë një test pozitiv, dhe nuk do të hyjnë në karantinë. “Me këtë ata do të vazhdojnë të rrezikojnë të tjerët, dhe do kemi një lloj pandemie të fshehtë.” Më e nevojshme do të ishte që të testohej më shumë në vendin e punës. “Vende të tjera të BE e kanë bërë këtë.”

Edhe Shoqata e Sindikatave, DGB e kriton vendimin ashpër. “Nuk është e pranueshme, që politika përgjegjësinë për luftën kundër pandemisë e kalon tek të punësuarit”, tha kreu i saj, Reiner Hoffmann për rrjetin  “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Mosvazhdimi i pagesës në rast karantine do të thotë, edhe se punëmarrësit duhet t’ia paraqesin punëdhënësit statusin e vaksinimit. Sipas Hoffmann, ka qenë një nga arritjet e lëvizjes punëtore, që punëmarrësit e njoftojnë punëdhënësin sa më pak të jetë e mundur për shëndetin e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Zvicër, referendum për martesat mes së njëjtës gjini

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Votuesit zvicerianë do të vendosin të dielën nëse çiftet e së njëjtës gjini do të lejohen të martohen dhe adoptojnë fëmijë, pas një fushate të ngarkuar emoocionalisht në një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore që ende ndalon martesat mes homoseksualëve.

Qeveria dhe Parlamenti i Zvicrës votuan pro martesës së çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtarët konservatorë morën nismën për një referendum mbi këtë çështje, nën sistemin zvicerian të demokracisë direkte.

Zvicra së bashku me Italinë dhe Greqinë janë vendet e fundit në Evropën Perëndimore që ende ndalojnë martesat mes homoseksualëve.

“Dua të jem në gjendje të zgjedh për veten time nëse dua të martohem me partneren që kam pranë meje. Dua të vendos nëse krijimi i familjes është rruga e duhur për ne.// Ne duam të hapim rrugën që çdo person, pavarësisht nga orientimi ose gjinia, të mund të jetoj lirshëm pa frikën e diskriminimit. Është me rëndësi t’u tregohet gjeneratave të reja se jeni të lejuar, mundeni dhe bëjeni ”, tha banorja e Zyrihut, Anouk Oswald.

Corrine Guntern, tha se nuk është e drejtë që një grua e pamartuar mund të adoptojë fëmijë, ndërsa një grua homoseksuale jo.

“Ky është një turp dhe kjo është arsyeja pse mendoj se është e rëndësishme që të ecet përpara. Sigurisht që një fëmijë ka nevojë për siguri, dashuri dhe mjedis të sigurt. Por këto nuk varen nga orientimi nëse një çift është ose jo homoseksual”, tha Corrine Guntern, banore e Zyrihut.

Në një sondazh të fundit nga gfs.bern për transmetuesin zvicerian SRG të publikuar javën që shkoi, 63 për qind e votuesve pritet të përkrahin miratimin e martesave të gjinisë së njëjtë, ndërsa 35 për qind janë kundër. Shifrat tregojnë se fushata e kundërshtarëve ka fituar mbështetës që nga sondazhi i kaluar në gusht.

Kundërshtatët thonë se lejimi i çifteve lezbike që të kenë fëmijë, do t’i privonte fëmijët nga një baba.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Lubonja: Do hyjmë në BE si popull i dorës së fundit

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Lubonja: Do hyjmë në BE si popull i dorës së fundit

“Asnjë qytetërim tjetër nuk i ka privuar ndonjëherë fëmijët nga baballarët, si tani. Privimi apo anulimi i imazhit atëror, nëse ky ligj miratohet, do të ketë ndikim afatgjatë në ekuilibrin e shoqërisë“, tha Eric Bertinat, anëtar i komitetit ‘papa-maman.ch’.



Ai shtoi se lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë do t’i hapte derën votimit të shtatzanisë për dikë tjetër.

Partneriteti civil që mundëson të drejta të ngjashme me të martuarit u lejua në Zvicër më 2007, ndërsa më 2018 qiftet e gjinisë së njëjtë fituan të drejtën e adoptimit të fëmijëve që kishin prindër njërin partner.

Banori i Gjenevës, Elias, i cili do të votojë pro më 26 shtator, vlerëson përpjekjet e ngadalta të vendit të tij për ta sjellë këtë çështje në një votim popullor.

“Ndoshta është mirë që gjërat po ndodhin në këtë mënyrë në vend të ndryshimeve me dhunë, siç ndodhi në Francë, të shohësh urrejtjen dhe gjëra tjera që nuk janë të këndshme. Pra, unë preferoj që kjo të vijë shumë vonë, por me një lloj konsensusi në shoqëri, në vend të kalimit me forcë“, tha ai.

Ndryshe mendojnë Raphaele Alettaz dhe e dashura e saj Kelly Gex, të dyja të veshura me fustane nusërie gjatë një parade krenarie në Gjenevë më 11 shtator.

“Ne jemi vërtet prapa, krahasuar me Holandën ose shumë vende tjera evropiane”, tha Arlettaz.

“Jemi në Zvicër, një vend i zhvilluar dhe i pasur dhe ja ku jemi për diçka që është kaq e qartë, diçka që nuk duhet të hidhet në votë“, shtoi Gex.

Gjatë fushatës, kundërshtarët përdorën imazhe të ngarkuara emocionalisht të foshnjave duke qarë dhe vendosën fjalën “skllevër” të shkruar mbi barkun shatzënë, duke iu referuar procesit të lindjes së fëmijës për dikë tjetër. Organizatorët e paradës e cilësuan fushatën si brutale dhe me fotografi të neveritshme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Lituania u bën thirrje qytetarëve të flakin tutje telefonat kinezë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Konsumatorët duhet të flakin tutje telefonat e tyre kinezë dhe të mos blejnë të rinj, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Lituani.

Një raport i përpiluar nga Qendra Kombëtare për Siguri Kiberbetike ka testuar telefonat e gjeneratës 5G nga prodhuesit kinezë.

Sipas raportit, një telefon i kompanisë Xiaomi ka pajisje për censurë dhe një model i Huaweit ka mangësi për siguri.

Kompania Xiaomo ka thënë se pajisjet e saja nuk censurojnë komunikimet e përdoruesve.

“Xiaomi nuk ka kufizuar kurrë dhe nuk do të kufizojë apo bllokojë sjelljet personale të përdoruesve të telefonave tanë, siç është kërkimi, thirrjet, kërkimet në internet dhe përdorimin e softuerëve tjerë për komunikime”, është thënë në një deklaratë që kjo kompania i ka dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.

Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike në Lituani ka thënë në raportin e saj se telefonat Xiaomi kanë dërguar si të koduara të dhënat e përdoruesve në një server në Singapor, gjë që mund të jetë në kundërshtim me rregulloret evropiane për të dhëna.



Xiaomi ka thënë se “vepron në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian për Mbrojtje të të Dhënave”.

LEXO EDHE:  BE do të ekzaminojë ujërat e zeza për virusin Covid-19

LEXO EDHE:  “Po vidhen fondet e BE”/ Neritan Ceka ashpërson tonet, mesazhi i fortë për Sorecën

Shefi i Huaweit i bën thirrje SHBA-së të rishikojë politikat ndaj kësaj kompanie

Miinistri i Mbrojtjes në Lituani, Margiris Abukevicius, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se ministria e ka ndarë raportin me zyrtarë për siguri kibernetike nga vendet tjera të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportit, shprehjet që potencialisht mund të censurohen nga Xiaomi, përfshijnë “Tibeti i Lirë”, “Jetoftë gjatë pavarësia e Tibetit” dhe “lëvizja për demokraci”.

Kina ka kërkuar muajin e kaluar që Lituania të tërheqë ambasadorin që ka në Pekin dhe ka thënë se do ta kthejë mbrapa të dërguarin që ka në Vilnius, pasi Tajvani ka prezantuar misionin në Lituani, i cili do të quhet Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.

Misionet tajvaneze në Evopë dhe SHBA përdorin emrin e qytetit Taipei, duke shmangur referencën për vetë ishullin, të cilin Kina e konsideron si territor të vetin.

Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë javën e kaluar se mbështet kryeministren e Litanisë, Ingrida Simonyte, ndërkohë që ajo përballet me presion të Kinës./rel

LEXO TE PLOTE