LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skemë mafioze për Portin e Durrësit?/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK, si u përfshi dhe kunati i Bashës

15 Korrik 2021, 09:28, Aktualitet CNA
Skemë mafioze për Portin e Durrësit?/ Provat, këmbanë

Projekti për zhvillimin e Portit të Durrësit, ka qënë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit.

Por, në projektin 2 miliardësh për Portin e Durrësit, i trumbetuar fort edhe nga qeveria, duket se ka marrë ?thelen? e tij, edhe kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi.

MCN tv, ka zbardhur dokumentet, ku ndër të tjera thuhet se kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Pra, jo nga Dubai, sikurse është thënë nga qeveria.

Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit Emar, por me kompani offshore nga ishujt Kejmen.

Bëhet fjalë për kompaninë e cila vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

Ajo ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA.

Pra, një kompani me vetëm 10 mijë lekë kapital, merr përsipër një investim të përmasave të tilla?

Sipas dokumenteve të publikuara 25 maj të këtij viti, kjo kompani u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar.

Ndërsa, pronari i Symphony Real Estate është një kompani guacke nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.

Por, kush është Oltion Hoxholli

Ky i fundit,  rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, ku një ndër bashkëthemeluesit e kësaj kompanie është edhe kunati I Lulzim Bashës, Erion Isufi, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications.

Një kompani guackë merr një projekt prej 2 miliardë dollarësh, të shumëtrumbetuar fort edhe nga qeveria, i cili synon ndërtimin e një porti turistik në Durrës, por edhe rizhvillimin e gjithë zonës në një kompleks të madh me hotele dhe apartamente.

Dhe dokumentet e publikuara, janë provat dhe këmbana e alarmit, që SPAK të vihet në lëvizje./CNA.al

2 miliardë dollarë investim për portin e Durrësit/ Kunati i Bashës dhe njerëzit e tij fshihen pas kompanisë offshore

Skandali me Portin e Durrësit/ ?RD? sulmon ?padashje? kunatin e Bashës dhe ?zhduk? lajmin

Porti i Durrësit, pazar i pastër në tavolinë/ Si e paralajmëroi Grida Duma, në emër të Bashës

Lajmet e fundit nga